Still Time to Register for Two Training Courses to Be Delivered in October, 2019
October 9, 2019
[:sq]Pjesëmarrësit dhe trainerët në fund të kursit të trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin Shpërndarës” në 10-11 maj 2018. Foto nga SHUKALB
Misioni dhe përgjegjësia kryesore e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime është furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt dhe në përputhje me standartet dhe rregulloret ekzistuese. Një sistem furnizimi me ujë të pijshëm konsiderohet cilësor, kur nuk përmban organizma patogjene që shkaktojnë sëmundje, nuk përmban kimikate toksike, është i mirë në shije dhe në dukje, duke u bërë kështu i pranueshëm për konsumatorët familjarë.
Në përmbushje të këtij misioni kaq të rëndësishëm, SHUKALB do të organizojë kursin 2-ditor të trajnimit ” Cilësia e Ujit në Sistemin Shpërndarës” në datat 17-18 Tetor, 2019 për të gjithë profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime, dhe do të drejtohet nga Prof. Tania Floqi, Eksperte e Cilësisë së Ujit dhe Ing. Astrit Menalla, Konsulent i Pavarur. Kursi i Trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, menaxherët e faturimit dhe arkëtimit, inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.
Kursi i trajnimit do ti aftësojë pjesëmarrësit të kuptojnë transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit, kur futet dhe qarkullon në rrjetin e shpërndarës. Gjithashtu, ata do të mësojnë të identifikojnë programet për monitorimin dhe mbikëqyrjen e rrjetit, dhe të kuptojnë procesin e dezinfektimit dhe pikat e aplikimit të klorit në detaje.
Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë sisteme komplekse, të përbëra nga njësi dhe procese të ndryshme, të cilat janë të ndërlidhura dhe kanë ndikim në funksionimin e njëra-tjetrës. Stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime duhet ti operojë impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura, në mënyrë efektive duke mbrojtur mjedisin dhe investimet infrastrukturore. Prandaj, zotërimi i njohurive mbi parimet, praktikat dhe proceset bazë të përfshira në trajtimin e ujërave të ndotura është i nevojshëm për operimin efektiv të njësive specifike të trajtimit.
SHUKALB do të organizojë kursin 1-ditor të trajnimit “Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura” në datën 25 Tetor 2019, për të gjithë profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime, dhe do të drejtohet nga Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe Ing. Enkeleda Basha, Menaxhere, Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të Durrësit. Kursi është veçanërisht i vlefshëm për teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura si dhe të gjithë specialistët e sektorit të kanalizimeve të cilët aspirojnë të punojnë në një impiant trajtimi.
Ky kurs trajnimi do ti aftësojë pjesëmarrësit të kuptojnë karakteristikat e ujit të ndotur, konceptet themelore të trajtimit të tij, si dhe kompleksitetin e llojshmërinë e metodave të trajtimit.
Mirëpresim regjistrimin dhe pjesëmarrjen tuaj aktive në këto trajnime![:en]Participants and the trainers at the end of “Water Quality in the Distribution System” training course delivered in 10-11 May 2018. Photo credit: SHUKALB
The mission and main responsibility of the water supply and sewerage utilities is to supply safe and secure drinking water, in accordance with the standards and existing regulations. A drinking water supply system is considered to be of a good quality when, it does not contain pathogenic organisms which may cause diseases, does not contain toxic chemicals, it is attractive in taste and appearance and it is ready to be used by households.
In helping utilities fulfill such an important mission, SHUKALB will organize the 2-day training course “Water Quality in the Water Distribution” in17-18 October, 2019 for all professionals of water supply and sewerage utilities that will be delivered by Prof. Tania Floqi, Water Quality Expert and Eng. Astrit Menalla, Freelance Consultant. The training course is in particular useful for directors of the technical and distribution department, operation and maintenance engineers, metering engineers, billing specialist, and billing and collection managers,consulting engineers, design engineers, public health officials, or other similar regulatory institutions.
The training course will enable the participants to understand the chemical, physical and biological water transformations, when it enters and circulates in the distribution network. Moreover, they will learn to identify programs for network monitoring and surveillance, and understand disinfection process and points of chlorine applications in detail.
Wastewater treatment plants are complex systems, composed of different units and processes, which are related and have an impact on each other’s operation. The water supply and sewerage utilities’ staff needs to operate wastewater treatment plants effectively by protecting the environment and the infrastructure investment. Therefore, an understanding of the principles, practices and processes involved in wastewater treatment is required to efficiently operate specific treatment units.
SHUKALB will organize the 1-day training course “Overview of Wastewater Treatment” in 25 October, 2019, for all professionals of water supply and sewerage utilities, and it will be delivered by Prof. Enkeleda Gjinali, Principal Lecturer, Environmental Engineering Department, Faculty of Civil Engineering, and Eng. Enkeleda Basha, Manager, Wastewater Treatment Plant of Durres. The course is especially useful for technicians, engineers and specialists working in wastewater treatment plants, as well as for the specialists of wastewater collection sector, who aspire working in a treatment plant.
This training course will enable the participants to understand the wastewater characteristics, basic concepts for its treatment, and the variety of the treatment methods.
We look forward to your registration and your active participation in these trainings![:]