SHUKALB Delivers Successfully Two Training Courses during October 2019
November 4, 2019
[:sq]Pjesëmarrësit dhe trajnerët gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” Foto nga SHUKALB
Gjatë muajit Tetor 2019, SHUKALB zhvilloi me sukses dy kurse trajnimi, “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” dhe “Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura”, si pjesë e Programit të Përbashkët të Trajnimit.
Kursi i parë i trajnimit, “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” u mbajt në Tiranë më 17 dhe 18 Tetor, dhe u ndoq nga stafi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime Lezhë, Gjirokastër dhe Krujë. Trajnimin e udhëhoqën Prof. Tania Floqi, Eksperte e Cilësisë së Ujit dhe Ing. Astrit Menalla, Konsulent i Pavarur.
Trajnerja Tania Floqi (në të djathtë) dhe Klaudio Ivanaj, Ujësjellës Kanalizime Lezhë, gjatë zgjidhjes së një ushtrim praktik për llogaritjen e hipokloritit të natriumit për dezinfektimin e rrjeteve të shpërndarjes Foto nga SHUKALB
Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si Degradimi i cilësisë së ujit në sistemin shpërndarës; Degradimi i cilësisë në tubacionet kryesore të ujit, Degradimi i cilësisë në depot e ujit; Mbikëqyrja e Sistemit Shpërndarës; Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujit; Kontrolli i Lidhjeve të Kryqëzuara; Rëndesia e Dezinfektimit dhe Faktorët që Ndikojnë në Dezinfektim; Procesi i Dezinfektimit; Pikat e Aplikimit të Klorit dhe Operimi i Pajisjes së Klorinimit.
Përveç pjesës teorike të njohurive të prezantuara nga trajnerët, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interaktive dhe ushtrime për llogaritjen e dozës së klorit për dezinfektimin e puseve të ujit dhe hipokloritin e natriumit për dezinfektimin e rrjeteve shpërndarëse.
Vlera e shtuar për pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi ishte mundësia e shkëmbimit të praktikave më të mira mes njëri-tjetrit në trajtimin e çështjeve të ndryshme që hasin në punën e tyre të përditshme.
Pjesëmarrësit dhe trajnerja Enkelejda Gjinali, gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura” Foto nga SHUKALB
Më 25 Tetor 2019, në ambientet e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, SHUKALB mbajti për herë të parë kursin e trajnimit “Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura“.
Në trajnim morën pjesë stafi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime Lezhë, Sarandë dhe Berat-Kuçovë, dhe u drejtua nga Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe Ing. Enkeleda Basha, Menaxhere, Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Durrësit.
Pjesëmarrësit në trajnim u njohën me karakteristikat e ujërave të ndotura, konceptet themelore për trajtimin e tij dhe shumëllojshmërinë e metodave të trajtimit. Pjesë e trajnimit ishte demonstrimi në vendin e punës i analizave laboratorike të ujit të trajtuar.
Pas leksionit në klasë, pjesëmarrësit zhvilluan një vizitë teknike në Impiant, ku ata patën mundësinë të shihnin në praktikë operimin e Impiantit, si dhe bënë pyetje të ndryshme, në lidhje me ato që mësuan gjatë trajnimit.
Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit ” Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura” gjatë vizitës teknike në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, Durrës Foto nga SHUKALB[:en]Participants and the trainers during the delivery of “Water Quality in the Distribution System” training course Photo credit: SHUKALB
During October 2019, SHUKALB delivered two training courses, “Water Quality in the Distribution System” and “Overview of Wastewater Treatment” as part of the Joint Training Program.
The first training course, “Water Quality in the Distribution System” was delivered in Tirana on 17 and 18 October, and was attended by the staff of water supply and sewerage companies of Lezhe, Gjirokaster and Kruje. The training was delivered by Prof. Tania Floqi, Expert in Water Quality, and Ing. Astrit Menalla, Freelance Consultant.
Trainer Tania Floqi (on the right) and Klaudio Ivanaj, Lezha Water Supply and Sewerage Company, solving a practical exercise on calculation of sodium hypochlorite for disinfection of the distribution networks Photo credit: SHUKALB
The training course covered topics such as Degradation of water quality in the distribution system, Degradation of quality in main water pipes, Quality degradation in water storage, Supervision of Distribution System, Water Quality Monitoring Program, Cross Connection Control, Importance of Disinfection and Factors Influencing Disinfection, Disinfection Process, Chlorine Application Points and Operation of Chlorination Equipment.
In addition to the theoretical part of the knowledge delivered by the trainers, the participants were engaged in interactive discussions and exercises related to calculation of chlorine dosage for disinfection of water wells, and sodium hypochlorite for disinfection of the distribution networks.
The value added for the participants in this training course was the facilitated exchange of best practices among each other in addressing different issues that they encounter in their daily work.
Participants and trainer Enkelejda Gjinali, during the delivery of “Overview of Wastewater Treatment” training course Photo credit: SHUKALB
On 25 October 2019, at the premises of Wastewater Treatment Plant of Durres Water Supply and Sewerage Company, SHUKALB delivered for the first time the training course “Overview of Wastewater Treatment”.
The training was attended by the staff of water supply and sewerage companies of Lezha, Saranda and Berat-Kucova, and it was delivered by Prof. Enkelejda Gjinali, Principal Lecturer, Environmental Engineering Department, Faculty of Civil Engineering, and Eng. Enkeleida Basha, Manager, Wastewater Treatment Plant of Durres.
The participants were introduced to wastewater characteristics, basic concepts for its treatment, and variety of the treatment methods. Part of the training was the live demonstration of the laboratory analyzes of the treated water.
After the classroom lecture, the participants conducted a technical visit of the Durres Wastewater Treatment Plant, where they saw in practice the operation of the Plant as well asked questions, related to what they learned during the training.
Participants of the “Overview of Wastewater Treatment” training course during the technical visit at Durres Wastewater Treatment Plant Photo credit: SHUKALB[:]