Still Time to Register for the Training Courses to Be Delivered in November, 2019
November 4, 2019
[:sq]Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, i zhvilluar në Qershor 2018, gjatë një ushtrimi praktik Foto nga SHUKALB
SHUKALB ka planifikuar dhënien e tre kurseve të tjera të trajnimit gjatë muajit nëntor 2019, “Kontrolli i Rrjedhjeve”, “Siguria në punë për profesionistët e ujit” dhe “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”.
Kontrolli i rrjedhjeve përbën një nga sfidat kryesore të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime. Humbjet teknike, të cilat përfshijnë rjedhjet janë një nga komponentët kryesorë të ujit pa të ardhura. Ato shkaktojnë dëmtime në rrjetin shpërndarës të ujit dhe ndikojnë në cilësinë e ujit të pijshëm. Prandaj, kontrolli dhe menaxhimi i duhur i tyre është i domosdoshëm.
Kursi i trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve” do të zhvillohet gjatë muajit Nëntor 2019, në Korçë dhe do t’u mundësojë pjesëmarrësve të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).
Kursi i trajnimit “Siguria në punë për profesionistët e ujit” do të zhvillohet gjatë muajit Nëntor 2019, në Tiranë, dhe synon të identifikojë rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve, si dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e zhvillimit të programeve të sigurisë.
Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Siguria në punë për profesionistët e ujit”, I zhvilluar në Dhjetor 2018, duke kontrolluar pajisjet e sigurisë gjatë një demonstrimi praktik Foto nga SHUKALB
Për një Shoqëri UK, siguria në punë duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët, duke filluar që nga drejtuesit e deri tek punonjësi më i thjeshtë. Shumë prej detyrave të përditshme të punonjësve mund të sjellin situata të rrezikshme. Si rezulat, ata duhet të kenë njohuritë bazë të sigurisë personale dhe të zhvillojnë dhe zbatojnë programin për sigurinë dhe shëndetin në punës.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët.
Për t’i ardhur në ndihmë Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në planifikimin e tyre, pas përvojës së suksesshme të viteve të kaluara, SHUKALB ka planifikuar dhënien e kursit të trajnimit ”Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”, i planifikuar të fillojë më Nëntor 2019.
Ky kurs trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të punojnë mbi elementët kryesorë për zhvillimin dhe/ose përditësimin e një Plani Biznesi 5 vjeçar për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime. Trajnimi do t’i njohë pjesëmarrësit me të gjitha hapat e planifikimit duke filluar me analizimin e situatës aktuale, identifikimin e objektivave strategjike, konvertimin e tyre në plane konkrete për përmirësimin e performancës, dhe në fund monitorimin dhe përditësimin e planit të biznesit.
Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës” të organizuar gjatë Tetor – Nëntor 2017. Foto nga SHUKALB
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierik, shitjes dhe shërbimit me klientin.
Mirëpresim regjistrimin dhe pjesëmarrjen tuaj aktive në këto trajnime![:en]Participants of the “Leakage Detection” training course delivered in June 2018, during a practical exercise Photo Credit: SHUKALB
SHUKALB has planned the delivery of three more training courses during November 2019, “Leakage Detection”, “General Safety for Water and Waste Water Professionals” and “Business Planning for Performance Improvement”.
Leakages control is one of the main challenges of Water Supply and Sewerage Utilities. Real losses, which included leakages, are one of the main components of nonrevenue water. They cause damages to the water distribution network and affect the quality of drinking water. Therefore, their proper control and management is essential.
The “Leakage Detection” training course will be delivered during November 2019, in Korca, Albania, and will enable participants to acquire the basic knowledge on developing strategies on leakage management and detection, as well as explaining pressure management techniques and design District Metering Areas (DMA).
The “General Safety for Water and Waste Water Professionals” training course will be delivered during November 2019, in Tirana, and aims at identifying potential workplace hazards and taking preventive measures to avoid accidents, as well as to highlight the importance of developing self-safety programs.
Participants of the “General Safety for Water and Waste Water Professionals” training course, delivered in December 2018, checking several safety products during a live demonstration Photo credit: SHUKALB
Workplace safety is a shared responsibility for any water supply and sewerage utility, starting from the decision makers to the field workers. Daily duties and responsibilities of employees may lead to risky situations. Therefore, they should possess basic knowledge on personal safety, develop and implement the health and safety program.
This training course is especially useful for workers of technical department, including engineers, technicians and laboratory technicians.
To help water and wastewater utilities with their planning, as it has been the successful experience in the past years, SHUKALB has planned the delivery of the “Business Planning for Performance Improvement” training, scheduled to start on 25 November 2019.
The training enables the participants to work on the key elements for developing and/ or updating a 5 year Business Plan for the Water Supply and Sewerage Utilities. The training will take the participants through all the steps of planning, starting with the analysis of the current situation, identification of strategic objectives, translating the strategic objectives into specific plans for performance improvement, and finally monitoring and updating of the business plan.
Participants during the “Business Planning for Performance Improvement” Training Course organized during October – November 2017. Photo credit: SHUKALB
This training course is developed for professionals of water supply and sewerage utilities, and it is particularly useful for directors and managers of the economic, engineering, sales, and customer service departments.