SHUKALB Invited to Share Perspectives at the 3rd Regional Nexus Roundtable in South East Europe
December 6, 2019
[:sq]Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB (e dyta nga e majta) në mes panelistëve të tjerë në Sesionin 2: “Pas Vlerësimeve – Identifikimi, ndarja dhe promovimi i zgjidhjeve Nexus në nivelin kombëtar dhe ndërkufitar” Foto nga Global Water Partnership – Mediterranean
Me 16-18 Tetor 2019, në Tiranë, Global Water Partnership – Mediterranean organizoi Tryezën e Rrumbullakët të 3-të Rajonale të Nexus në Evropën Juglindore (EJL). Eventi 3-ditor u organizua në bashëpunim me Ministrinë Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore dhe u mbështet nga Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit, Rrjeti Ndërkombëtar i Shkëmbimit të Njohurive dhe Burimeve Ujore të Global Environment Facility (GEF), dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit.
Tryeza e Rrumbullakët e 3-të Rajonale e Nexus vjen pas 2 eventeve të mëparshme të mbajtura në Beograd në 2017 dhe në Shkup në vitin 2018. Qëllimi i përgjithshëm i këtyre tryezave të rrumbullakëta është të ndihmojë në arritjen e objektivave të lidhura me Nexus-in të Dimensionit “Mjedis” i Strategjisë SEE2020, duke lehtësuar proceset e dialogut në Rajonin e Evropës Juglindore për inkorporimin e konsideratave të Nexusit të Ujë-Energji-Ushqim-Ekosistem në planifikimin kombëtar dhe ndërkufitar të burimeve të ujit.
Kjo tryezë e 3-të e rrumbullakët u fokusua kryesisht në forcimin e kapaciteteve në lidhje me asistimin drejt identifikimit dhe përparësisë së zgjidhjeve të lidhura me Nexus dhe diskutimin e hapave të ardhshëm të mundshëm në nivelin rajonal.
Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB ishte e ftuar të fliste si paneliste në Sesionin 2, me temë “Pas Vlerësimeve – Identifikimi, ndarja dhe promovimi i zgjidhjeve Nexus në nivelin kombëtar dhe ndërkufitar”, mbajtur në 17 tetor 2019. Inputi i Znj. Poçi në panel kishte të bënte me nexusin ujë-energji me fokus në shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Znj Poçi solli në vëmendje disa nga sfidat kryesore të efiçencë me të cilat përballen shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe në rajon, ku efiçenca e energjisë është një nga më kryesorët, por për fat të keq nuk merr vëmendjen që duhet. Nga ana tjetër, ajo ndau disa shembuj pionierë të shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri që janë duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë për të kompensuar përdorimin e energjisë elektrike nga rrjeti, siç është impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Korçë që përdor fotovoltaikët dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur në Durrës që prodhojnë biogaz nga llumi.
Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 80 përfaqësues nga të gjitha 6 ekonomitë e Evropës Juglindore, duke përfshirë përfaqësues të Ministrive dhe institucioneve të përfshira në menaxhimin e ujit, prodhimin e energjisë, bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe të proceseve politike dhe donatorë.[:en]Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB (second from left) among other panelists at the Session 2: “After the Assessments – Identifying, sharing and promoting Nexus solutions at the national and Transboundary levels” Photo Credit: Global Water Partnership – Mediterranean
On 16 to 18 October 2019, in Tirana, the Global Water Partnership – Mediterranean organized the 3rd Regional Nexus Roundtable in South East Europe (SEE). The three day event was organized jointly with the German Ministry for the Environment, Nature Conservation and Nuclear Safety and supported by the German Federal Environment Agency, Global Environment Facility’s (GEF) International Waters Learning Exchange and Resource Network, and Austrian Development Agency.
The 3rd Regional Nexus Roundtable followed up on the previous ones held in Belgrade in 2017 and in Skopje in 2018. The overall aim of these Roundtables is to assist towards achieving the Nexus-related objectives of the Dimension “Environment” of the SEE2020 Strategy, by facilitating dialogue processes in the South East Europe Region for the incorporation of Water-Energy-Food-Ecosystems Nexus considerations in national and transboundary water resources management planning.
This 3rd Roundtable mainly focused on enhancing related capacities, on assisting towards the identification and prioritization of Nexus-related solutions, and on discussing potential next steps at the regional level.
Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB was invited to speak as a panelist at the Session 2, themed “After the Assessments – Identifying, sharing and promoting Nexus solutions at the national and Transboundary levels”, held on 17 October 2019. Ms. Poci’s input to the panel was related to the water-energy nexus with a focus on water supply and wastewater services. Ms. Poci brought to focus some of the key efficiency challenges faced by water utilities in Albania and in the region, where energy efficiency is one of the major ones, but unfortunately does not get the attention that it should. On the other side, she shared some pioneer examples of water utilities in Albania that are using renewable sources of energy to offset their use of electricity from the grid such as the Korca wastewater treatment plant that uses photovoltaics and Durres wastewater treatment plant that produces biogas from sludge.
The event was attended by more than 80 stakeholders from all 6 economies of SEE, including representatives of Ministries and institutions involved in water management, energy production, agriculture and environmental protection, as well as of political processes and donors.[:]