Assessing Opportunities to Reduce the Environmental Impacts of Brewery Waste in Albania
December 30, 2019
[:sq]Ekipi i WPI duke intervistuar një prodhues të birrës Foto nga Ekipi i WPI
Që nga viti 2013, SHUKALB ka bashkëpunuar me Institutin Politeknik të Worcester (WPI), SHBA, për ndërmarrjen e projekteve të vogla të ujit dhe mjedisit që përfshijnë një ekip studentësh të WPI që punojnë në Shqipëri për një periudhë 8 javore. Këtë vit, ekipi WPI në bashkëpunim me SHUKALB ndërmori një projekt të titulluar ” Vlerësimi i mundësive për reduktimin e ndikimeve mjedisore të mbetjeve të birrës në Shqipëri”. Projekti kishte për qëllim kryesor të punonte së bashku me fabrikat shqiptare të birrës, agjencitë rregullatore dhe publikun për të përpiluar kërkime mbi praktikat aktuale dhe për të zhvilluar insentiva dhe rekomandime për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të birrës.
Me mbështetjen e SHUKALB, ekipi i WPI vizitoi fabrika të ndryshme të birrave në të gjithë Shqipërinë dhe zhvilloi intervista dhe vizita për të vlerësuar se si secila fabrikë birre menaxhon mbetjet e saj. Ekipi bëri një studim kërkimor mbi rregulloret aktuale shqiptare dhe mblodhi intervista me përfaqësues të industrisë së trajtimit të ujërave të ndotura për të krijuar një kornizë të plotë të ndikimeve të mbetjeve të birrës në mjedis.
Ekipi i WPI gjatë prezantimit të raportit përfundimtar të studimit Foto nga SHUKALB
Si pjesë e studimit, ekipi kërkimor kreu një pyetësor për konsumatorët përmes mjeteve të komunikimit të SHUKALB, për të mësuar më shumë se cilat janë shtysat e tregut të birrës në vend. Për më tepër, ekipi identifikoi insentivat e fabrikave të birrës për të përmirësuar praktikat e tyre duke bërë një analizë të përfitimit të kostos dhe anketimit të konsumatorëve shqiptarë të birrës.
Më 10 dhjetor 2019, ekipi i WPI dhe stafi i SHUKALB u mblodhën në Tiranë, ku ekipi prezantoi raportin përfundimtar të studimit dhe rezultatin e projektit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Prof. Robert Kinicki dhe Prof. Robert Hersh nga Instituti Politeknik i Worcester.
Për më shumë detaje mbi rezultatin e projektit mund të lexoni Broshurën që është përgatitur nga ekipi i WPI, e cila mund të gjendet në këtë link.[:en]The WPI team interviewing a brewer Photo Credit: The WPI team
Since 2013, SHUKALB has been collaborating with Worcester Polytechnic Institute (WPI), USA, on undertaking small water and environment projects that involve a team of WPI students working in Albania for a period of 8 weeks. This year, the WPI team in collaboration with SHUKALB undertook a project titled “Assessing Opportunities to Reduce the Environmental Impacts of Brewery Waste in Albania”. The main goal of the project was to work alongside Albanian breweries, regulatory agencies, and members of the public to compile research on current practices and develop incentives and recommendations for improvements in brewery waste management.
With the support of SHUKALB, the WPI team visited various breweries across Albania and conducted interviews and tours to assess how each brewery manages their waste. The team conducted a research on current Albanian regulations and gathered interviews to members of the wastewater treatment industry to get a full picture of the impacts of brewery waste on the environment.
The WPI team during the presentation of the final study report Photo Credit: SHUKALB
As part of the study, the research team conducted a consumer survey through SHUKALB’s communication tools, to find out more about what drives the beer market in the country. In addition, the team identified incentives for breweries to improve their practices by conducting a cost benefit analysis and surveying Albanian beer consumers.
On 10 December 2019, the WPI team and SHUKALB staff gathered in Tirana, where the team presented the final study report and the outcome of the project. Present at the event were also Prof. Robert Kinicki and Prof. Robert Hersh from the Worcester Polytechnic Institute.
For more details on the project outcome you can read the Booklet that was prepared by the WPI team, which can be found at this link.[:]