SHUKALB Launches Its Education and Awareness Water Programs for 2020
March 9, 2020
[:sq]Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB (në këmbë), gjatë prezantimit të saj në sesionin e trajnimit në kuadër të nisjes së programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” Foto nga SHUKALB
SHUKALB nisi zyrtarisht në Janar 2020 zbatimin e dy programeve të tij më interesante të edukimit dhe ndërgjegjësimit, “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” dhe “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme, të dyja të zbatuara në kuadër të marrëveshjes dhe me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Shqipërisë. Të dy programet janë duke u zbatuar me mbështetjen e programit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”.
Më 31 Janar 2020, në Tiranë, SHUKALB organizoi një sesion trajnimi me pjesëmarrjen e mësuesve të biologjisë dhe kimisë të shkollave 9-vjeçare që marrin pjesë në programin ” Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”.
Françeska Troka, Specialiste për Mjedisin, SHUKALB (në këmbë) duke prezantuar aktivitetet specifike të programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” për mësuesit e biologjisë dhe kimisë Foto nga SHUKALB
Ky program targeton nxënësit e klasave të 8-ta dhe përfshin 18 shkolla 9-vjeçare nga 6 qytetet bregdetare, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Qëllimi i programit është të nxisë edukimin e nxënësve dhe përfshirjen e tyre në mbrojtjen e burimeve ujore.
Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga GIZ dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë. Qëllimi i trajnimit ishte t’i njihte mësuesit me programin dhe t’u shpjegonte atyre instruksionet e nevojshme që do t’ju duhen për zhvillimin e programit..
Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore e SHUKALB, mbajti një prezantim të përgjithshëm të Programit, objektivat dhe fazat e programit, ndjekur nga Françeska Troka, Junior Manager e Programit të SHUKALB, e cila i njohu pjesëmarrësit me aktivitetet specifike, përdorimin e Test-Kits-eve dhe si të ngarkojnë të dhënat e monitorimit në faqen e internetit të programit http://www.monitorwater.org/. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve, SHUKALB, i njohu pjesëmarrësit mbi rëndësinë e vizibilitetit të Programit përmes mjeteve të komunikimit që përdor SHUKALB, si postimet në Facebook, LinkedIn, artikujt e Burimit etj, si dhe ndau disa shembuj konkrete publikimesh nga zbatimi i programit ndër vite.
Në fund mësuesit u pajisën me materialet e nevojshme për monitorimin e parametrave të ujit si pH, turbiditeti, temperatura dhe oksigjeni i tretur në ujë, të gjitha pjesë e Test-Kits-eve.
On 21 February 2020, in Tirana, SHUKALB organized the training session with the participation of the biology, chemistry and physics teachers of the high schools participating at the High school “Science Fair” Program.
Më 21 shkurt 2020, në Tiranë, SHUKALB organizoi sesionin e trajnimit me pjesëmarrjen e mësuesve të biologjisë, kimisë dhe fizikës të shkollave të mesme që marrin pjesë në Programin “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme.
Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve, duke i prezantuar pjesëmarrësit me mjetet e komunikimit për vizibilitetin e programit “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme Foto nga SHUKALB
Programi “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme targeton nxënësit e klasave të 11-ta dhe përfshin 6 shkolla të mesme nga Shkodrai, Lezha, Kavaja, Durrësi, Vlora dhe Saranda. Qëllimi i programit është të nxisë mendimin analitik dhe punët eksperimentale ndërmjet studentëve. Ky program është një garë në të cilën nxënësit krijojnë dhe zhvillojnë kërkime përmes metodave shkencore. Ato u mundësojnë nxënësve të investigojnë një temë shkencore duke kërkuar informacion ose duke biseduar me profesionistë dhe mësuesit e tyre.
Qëllimi i trajnimit isht t’i njihte mësuesit me objektivat dhe fazat e programit dhe të ndante me ta instruksionet e nevojshme që duhet të ndjekin për zbatimin e programit.
Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga GIZ dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.
Programi përfshinte një prezantim të hollësishëm të mbajtur nga stafi i SHUKALB i angazhuar në program, si dhe një sesion diskutimi midis pjesëmarrësve në lidhje me temat e mundshme që do të zbatohen.
Në fund, mësuesit u pajisën me posterat e programit që do të vendosen në secilën shkollë pjesëmarrëse.[:en]Elisabeta Poçi, Deputy Director of SHUKALB (standing), during her presentation at the training session in framework of the launch of “World Water Monitoring Challenge” program Photo Credit: SHUKALB
SHUKALB officially launched in January 2020 the implementation of two of its most exciting education and awareness programs, “World Water Monitoring Challenge” and High school “Science Fair” Program, both implemented under an agreement and in cooperation with the Ministry of Education, Sports and Youth of Albania. Both programs are implemented with the support of the “Customer and Performance Oriented Drinking Water and Sanitation Services” program, funded by the German Federal Ministry of Economic Cooperation and Development, implemented by the Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
On 31 January 2020, in Tirana, SHUKALB organized a training session with the participation of the biology and chemistry teachers of the elementary schools that participate at the “World Water Monitoring Challenge” program.
Françeska Troka, Junior Program Manager, SHUKALB (standing) introducing the specific activities of the “World Water Monitoring Challenge” program to the biology and chemistry teachers Photo Credit: SHUKALB
This program targets students of 8th grade and includes 18 elementary schools from 6 coastal cities, Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres, Vlora and Saranda. The program’s goal is to educate and engage students in the protection of the water resources.
The training was attended also by representatives from GIZ and the Ministry of Education, Sports and Youth of Albania. The aim of the training was to introduce the program to the teachers and to explain them the necessary instructions for the implementation of the program.
Elisabeta Poçi, Deputy Director of SHUKALB, delivered an overall presentation of the Program, objectives and the program’s phases, followed by Françeska Troka, Junior Program Manager of SHUKALB, who introduced participants to the specific activities, usage of Test-Kits and how to upload the monitoring data into the program website http://www.monitorwater.org/. Alban Kushi, Manager of Member Services, SHUKALB, introduced participants to the importance of the Program’s visibility through SHUKALB communication tools such as Facebook posts, LinkedIn, Burimi articles etc, and shared some publication examples from the implementation of the program over the years.
At the end the teachers were provided with the materials needed for monitoring water parameters such as pH, turbidity, temperature and oxygen dissolved in water, all part of the Test Kit.
On 21 February 2020, in Tirana, SHUKALB organized the training session with the participation of the biology, chemistry and physics teachers of the high schools participating at the High school “Science Fair” Program.
Alban Kushi, Manager of Member Services, SHUKALB, introducing participants to the communication tools for the visibility of the High School “Science Fair” program Photo Credit: SHUKALB
The High School “Science Fair” program targets 11th grade students and includes 6 high school from Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres, Vlora and Saranda. The program goal is to encourage analytic thinking and experimental working between students. This program is a competition in which students create and conduct research through scientific methods. They enable students to investigate a scientific topic by seeking information or by talking to professionals and their teachers.
The aim of the training session was to introduce teachers to the program’s objectives and phases, and share them the necessary instructions to be followed during the implementation of the program.
The training was attended also by representatives from GIZ and the Ministry of Education, Sports and Youth of Albania.
The program included a detailed presentation held by the SHUKALB staff involved in the program, as well as a discussion session between participants in regard of the possible topics to be implemented.
At the end, the teachers were provided with the posters of the program that will be placed on each participating schools.[:]