SHUKALB po përfundon me sukses vitin e dytë të Projektit Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë, dhe nis vitin e tretë, me Fazën Platinumit, si niveli më i avancuar i programit.
Ndërsa u përballëm me një vit mjaft sfidues me pandeminë COVID-19, ne u detyruam të ndryshonim gjithashtu metodologjinë e punës dhe të gjenim mekanizmat e duhur për të vazhduar përpara dhe duke mos bërë kompromis në lidhje me produktivitetin dhe efikasitetin e projektit. Nga trajnimet ballë për ballë dhe aktivitetet e tjera të bazuara në mbledhje të grupeve, ne kaluam në aktivitete virtuale dhe online. Të dy palët, si grupi i ekspertëve të projektit nga SHUKALB, dhe stafi përgjegjës i projektit nga Shoqëritë UK, u adaptuan shpejt me këtë realitet të ri, dhe e menaxhuan të vazhdonin punën dhe progresonin me tej me projektin.
Gjatë vitit të dytë të projektit, ishin 19 Shoqëri UK pjesëmarrëse, nga ku 7 prej tyre në Fazën e Argjendtë, që punuan me regjistrimin e aseteve dhe menaxhimin e të dhënave në rrjet, dhe 12 Shoqëri UK në Fazën e Artë, që punuan në menaxhimin e mirëmbajtjes. Gjithsej, aktivitetet dhe asistenca teknike e dhënë u bazuan në 3 workshope, 2 trajnime teknike në grupe, 11 trajnime specifike me secilën Shoqëri UK dhe 23 vizita në terren. Një fokus kryesor iu dha këtyre vizitave në terren pranë zyrat të Shoqërive UK, e cila rezultoi të ishte një qasje shumë produktive. Gjatë vizitave në terren grupi i ekspertëve të projektit pranë SHUKALB ofroi trajnime teknike direkte për stafin e shoqërive, dhe së bashku me ta punuan intesivisht në verifikimi i të dhënave në terren dhe për aspekte të tjera praktike të programit.
Përsa i përket specifikisht progresit, Shoqëritë UK në Fazën e Artë si Gramsh, Berat-Kucovë, Cërrik, Shkodër dhe Himarë kanë përparuar dhe kanë një llogari në programin EDAMS MMS me të gjitha të dhënat teknike dhe financiare të disponueshme të regjistruara në system, duke kryer regjistrimin e ankesave dhe defekteve në rrjet, printojnë karta pune dhe regjistrojnë në vazhdimësi materialet dhe pajisjet që përdorin. Shoqëritë UK si Elbasan, Korçë, Peqin, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Përmet, po punojnë për plotësimin e të dhënave për të filluar me procedurat e menaxhimit të mirëmbajtjes. Në lidhje me, Shoqëritë UK në Fazën e Argjendtë si Pogradec, Lushnje dhe Kamëz, ato tashmë kanë regjistruar të gjitha asetet e disponueshme dhe aktualisht po punojnë për verifikimin e të dhënave dhe popullimin me atribute në programin EDAMS. Gjithashtu, Shoqëritë UK Gjirokastër dhe Maliq tashmë kanë regjistruar në programin EDAMS rrjetin e furnizimit me ujë për zonën urbane dhe po punojnë për mbledhjen e të dhënave edhe për zonat rurale. Ndërsa Shoqëria UK Krujë dhe Kukës, po punojnë për dixhitalizimin e rrjetit, gjeoreferencimin në AutoCAD, si dhe me plotësimin me të dhëna në programin EDAMS për disa zona urbane.
Ndërsa ky vit i projektit mbyllet në fund të muajit Prill 2021, ne jemi gati të fillojmë një tjetër vit të suksesshëm, duke prezantuar gjithashtu, për herë të parë dhe fazën e tretë të projektit, Faza Platinum, për ato Shoqëri UK të cilat kanë avancuar dhe progresuar me dy fazat e para. Faza Platinum do të bazohet në module, të tilla si menaxhimi i të dhënave komerciale, menaxhimi i shpërndarjes / uji pa të ardhura, menaxhimi i cilësisë së ujit, planifikimi i rehabilitimit dhe planifikimi i infrastrukturës. Sa për Shoqëritë UK të cilat kanë arritur në fund të fazës së parë, Fazës së Argjendtë, ato do të jenë gati të përparojnë në Fazën e Artë.
Për më tepër, SHUKALB është i kënaqur që ka punuar për këtë projekt me profesionistë të rinj të talentuar dhe të dedikuar, të cilët janë caktuar përgjegjës për projektin pranë Shoqëritë UK përkatëse, dhe që kanë punuar me përgjegjëshmëri dhe përkushtimi për gjatë gjithë kohës. Disa prej tyre kanë ndarë me ne nga një dëshmi të përvojës së tyre me projektin, si nga këndvështrimi i tyre personal profesional, ashtu edhe nga perspektiva e përfitimeve që ofron për shoqërinë.
———————————–
“Vlerësojmë shumë trajnimet dhe bashkëpunimin për implementimin e një sistemi menaxhimi asetesh për shoqërinë UK Progradec . Llistimi, klasifikimi dhe regjistrimit i aseteve në një sistem të vetëm na e ka bërë më të thjeshtë dhe më të përshtatshme punën tonë të kontrollit të zonave ku ne kemi shtrirjen e rrjetit. E gjitha është një pasqyre e sistemeve tona të plota ku mund të evidentojmë lehtësisht asetet.”
Znj. Valjona Saro, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec
———————————–
“Zbatimi i Projekti Menaxhimi i Aseteve, ka ndikuar në zhvillimin tim profesional si një punonjes i ri në Shoqërinë UK Gramsh. Procesi i punës duke filluar nga mbledhja e të dhënave apo paraqitja sistematike në forme hartash dhe skicash, më kanë ndihmuar të njohë më mirë sistemet e ujësjellësave, shtrirjen e tyre, problematikat në terren si dhe cka është më e rëndësishme më ka lehtësuar punën e përditshme në Shoqëri. Gjithashtu, përdorimi i programit EDAMS, i cili funksionon me një logjike hidraulike, mundëson vënien në zbatim të njohurive tona dhe të lejon të shohësh gabimet që janë bërë.
Shoqëria UK Gramsh ka si sfidë, hedhjen totale të të dhënave të sistemeve të ujësjellësave, në mënyrë që të punohet sa më mirë për fazën e Menaxhimit të Mirëmbajtjes.”
Z. Bledjan Koci, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Gramsh
———————————–
“Programi i Menaxhimit të Aseteve bazuar në software-in EDAMS është një pasuri që i shtohet Shoqërisë tonë. Nëpërmjet këtij programi ne tashme e kemi të gjithë rrjetin të digjitalizuar dhe na jep mundesi ta mirëmbajmë dhe kontrollojmë në mënyrë periodike atë.”
Znj. Blerina Arrtunda, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër
———————————–
“Shoqëria UK Maliq, prej 1 viti po punon intesivisht në regjistrimin e aseteve, dhe ka regjistruar tashmë disa zona të rrjeti të furnizimit me uje. Programi Menaxhimi i Aseteve bazuar ne softwarin EDAMS, është një mekanizëm shumë i mirë për regjistrimin, pasqyrimin dhe menaxhimin e aseteve të ujësjellësit”.
Fatjon Braimllari, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Maliq
———————————–
“Projekti Menaxhimi i Aseteve dhe përdorimi i programit EDAMS është avantazh i madh i punonjësve të shoqërisë sonë. Zbatimi i këtij programi ka lehtësuar punën me menaxhimin e rrjetit, hedhjen e informacionit teknikë dhe financiarë, si dhe regjistrimin e të gjithë aseteve të shoqëris në një program të vetëm kompjuterik. Shoqëria UK Krujë, përmes këtij programi mund të menaxhojë më mirë punën e saj, duke filluar nga riparimet, mirëmbajtja, planifikimet, projektimet dhe investime në të ardhmen.”
Andi Kupa, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Krujë
———————————–
Projekti Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD). GIZ në Shqipëri nëpërmjet Projektit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, po mbështet financiarisht 15 Shoqëri UK që janë pjesë e projektit Menaxhimi i Aseteve.[:en]
SHUKALB is about to wrap up successfully the second year of the Asset Management in Water Utilities of Albania Project and to kick off the third year, which will launch also the Platinum Level, the most advanced level of the asset management program.
As we faced a very challenging last year with the COVID-19 pandemic, we were compelled to change also the methodology of the work and to find the right mechanisms to continue forward without compromising the project productivity and efficiency. From the face to face trainings and other activities based on group gathering, we switched into virtual and online activities. Both the project team of experts at SHUKALB and the responsible staff of the project from the water utilities, adapted quickly to this new reality, and managed to continue the work and progress on the project.
During the second year of the Project, there were 19 water utilities participating, with 7 of them in the Silver Level, working on asset registry and network data management, and 12 water utilities in the Gold Level, working on maintenance management. In overall, the major activities and technical assistance provided during this second year of the Project consisted on 3 workshops, 2 technical group trainings, 11 specific trainings with individual utilities, and 23 field visits. A major focus was given to the field visits at water utility premises, which resulted to be a very productive approach. During the field visits, the SHUKALB Project team provided direct technical training to the staff of water utilities, and together with the utility staff they worked intensely on data verification and other practical aspects of the program.
As to the specific progress, the water utilities in Gold Level such as Gramsh, Berat-Kucove, Cerrik, Shkoder and Himare have made significant progres and have already an account on EDAMS MMS software with all the available technical and financial data registered in the system, performing the registration of complains and defects in the network, printing job cards, and continually registering used materials and equipment. The water utilities of Elbasan, Korca, Peqin, Kavaje, Vlore, Sarande, Permet, are working on completing the data to start with the maintenance management procedures. Regarding the water utilities in the Silver Level, Pogradec, Lushnje and Kamez water utilities have already registered all the available data assets and are currently working on data verification and population the assets with attributes in EDAMS software. Also, water utilities of Gjirokaster and Maliq have already registered in EDAMS the water supply network for the urban area and are working on data collection and progressing with the rural areas as well. As for the water utilities of Kruja and Kukes, they are working on the digitalization of the network, georeferencing in AutoCAD and populating with attributes in EDAMS software for some of their urban areas.
As the second phase of the project closes by the end of April 2021, we are ready to start another successful year in May 2021, launching also for the first time the third level of the project, the Platinum Level, for those water utilities which have progressed and advanced with the first two levels. The Platinum Level will be based on modules that will include commercial data management, distribution/NRW management, water quality management, rehabilitation planning, and infrastructure planning. As for the water utilities which have completed the first phase, Silver Level, they will be ready to advance into the Gold Level.
Furthermore, SHUKALB is pleased to have worked in this Project with many talented and dedicated young professionals who are assigned to be in charge of the project within their respective water utilities, and who have been working with a sense of responsibility and commitment for all this time. Some of them have shared with us a testimony of their experience with the project, both from their personal professional perspective, as well as from the perspective of benefits it provides to their water utility.
———————————–
“We appreciate the trainings and collaboration in the implementation of the asset management system at the Water Utility of Pogradec. Listing, classification and registration of the assets in one system has simplified our work in controlling the areas of the water supply network. The system reflects the complete water supply network with specific information on all of our assets.”
Ms. Valjona Saro, Pogradec Water Utility
———————————–
“
The implementation of the Asset Management Project has affected my professional development skills as a new employee at the Water Utility of Gramsh. The work process, starting from data collection or systematic demonstration in maps and schemes, have helped me to better understand the water supply system, identify the problematic issues in the field and what is more important, it has made my daily work much more easy. Also, using the EDAMS program, which works with a hydraulic logic, enables the application of our knowledge and allows you to see the mistakes that have been made.
The new challenge for the Water Utility of Gramsh is to upload all the data of the water supply systems, in order to start working in the Maintenance Management phase.”
Mr. Bledjan Koci, Gramsh Water Utility
———————————–
“The Asset Management Program based on EDAMS software is an added value to our Company. Through this program we already have the entire digitalization of the network and it gives us the opportunity to maintain and check it periodically.”
Ms. Blerina Arrtunda, Shkoder Water Utility
———————————–
“The Water Utility of Maliq, has been working intensively over the last year, on the registration of assets, and has already registered some areas of the water network. The Asset Management Program which is based on EDAMS Software is a very good mechanism for registering and managing our water assets.”
Mr. Fatjon Braimllari, Maliq Water Utility
———————————–
“The Asset Management project and the use of the EDAMS software are a great advantage to the employees of our company. The implementation of this program is helping us in the administration of the network, uploading technical and financial information, and registering all of the company’s assets in a single computer program. Through the use of this program, the Water Utility of Kruja can better manage the daily work, which includes repairs, maintenance, planning, and design, and the program helps us also in future investments.”
Mr. Andi Kupa, Kruja Water Utility
———————————–
The Asset Management in Water Utilities of Albania Project is offered in the framework of the “Asset Management Advisory Services to Water Utilities in South-Eastern Europe” Program, through a partnership between Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ), Hydro-Comp Enterprises Ltd. Cyprus, and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). GIZ in Albania, through the Customer and Performance Oriented Drinking Water and Sanitation Services (CPWS) Project, is financially supporting 15 Water Utilities that are participating in the Asset Management Project.[:]

