Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për Konferencën dhe Ekspozitën e 10-të të Përbashkët Ballkanike!
17 Nëntor, 2022
Konferenca dhe Ekspozita e 10-të e Përbashkët Ballkanike, “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”, që do të mbahet më 8-10 nëntor 2022, në Hotel Emerald, Prishtinë, është vetëm disa ditë larg.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të niveli të lartë
SH.T. Getoar Mjeku, Zëvendës Ministër, Ministria e Ekonomisë, Kosovë , do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 8 nëntor 2022, si dhe në hapjen e ditës së dytë të punës së sesioneve të Konferencës, më 10 nëntor 2022.
SH.S. Linda Çavdarbasha, Zëvendës Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Kosovë, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 8 nëntor 2022, si dhe në hapjen e ditës së parë të punës së sesioneve të Konferencës, më 9 nëntor 2022.
SH.S. Enkelejda Muçaj, Zëvendës Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri do të mbajë një fjalim përshëndetës në hapjen e ditës së parë të punës së sesioneve të Konferencës, më 9 nëntor 2022.
Të ftuar të shquar
Ceremonia e Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019 do të shfaqë fjalime përshëndetëse nga disa të ftuar të shquar si SH.T. Laurent Torche, Zëvendës Drejtues, Sekretari i Parë i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Ambasada Zviceriane, Kosovë dhe SH.T. Mathias Conrad, Zëvendës Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada Gjermane, Kosovë.
Eventet Pre-Konferencë në 8 Nëntor 2022
Workshop “Analiza Hidraulike e Sistemit të Furnizimit me Ujë ose Binjakëve Dixhitalë për Menaxhimin e Ujit Pa të Ardhura dhe të Energjisë së Shoqërive Ujësjellës Kanalizime”(Aktivitet i mbyllur me regjistrim)
Workshopi do të organizohet nga DHI Group, anëtar i SHUKALB dhe u drejtohet profesionistëve që janë të interesuar të marrin një njohuri të përgjithshme të çështjes komplekse të menaxhimit të Ujit pa te ardhura, sistemeve Digital Twin në furnizimin dhe shpërndarjen e ujit dhe në vendosjen dhe modelet e shpërndarjes se ujit. Qëllimi i eventit është të prezantojë metodologjitë, qasjet e sotme ndërkombëtare dhe të formojë forum diskutimi për pjesëmarrësit në lidhje me pyetjet praktike nga përvoja e përditshme e punës.
Forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit (Aktivitet i hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit është një platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Profesionistët e rinj të ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit pa asnjë kosto dhe të mësojnë rreth mënyrave për të zhvilluar karrierën e tyre në sektorin e ujit, duke përfshirë mundësitë e avancuara arsimore në nivelet MSc dhe PhD.
Workshopi Rajonal i Programit të Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri (vetëm me ftesë)
Workshopi i Programit të Benchmarking për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, nën IAWD-D-LeaP, organizohet nga Benchmarking HUB i Kosovës dhe Shqipërisë. Secila prej Shoqerive Ujësjellës Kanalizime pjesëmarrëse në Programin e Benchmarking do të diskutojë progresin e tyre dhe analizën e të dhënave mbi Camp-in si një mjet për të përmirësuar performancën e shërbimit të ujit dhe ujërave të ndotura në Shqipëri dhe Kosovë.
Takim i Përbashkët me Palët e Interesit mbi “Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin e Ujit dhe Advokimin e Shoqatave për Krijimin e një Mjedisi Mbështetës” (Aktivitet i mbyllur me ftesë)
Takimi i organizuar bashkërisht nga SHUKALB dhe SHUKOS synon të lehtësojë dialogun dhe koordinimin mes palëve të interesuara për zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të lehtësojë përpjekjet advokuese të shoqatave për krijimin e një mjedisi favorizues.
Programi i Konferencës
Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione paralele teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.
Konferenca do të ketë tre folës kryesorë
Ditën e parë, Aude Farnault, Ekonomiste dhe Analiste Polikash, Ekipi i Ujit, Drejtoria e Mjedisit, OECD, Francë, do të mbajë një fjalim kryesor me temën “Të Shohim të Padukshmen: Vlera e Ujit”.
Ditën e dytë, Prof. Hamanth Kasan, CEO, Jyoti Human Development, Anëtar i Nderuar, Shoqata Ndërkombëtare e Ujit, Afrika e Jugut, do të mbajë një fjalim kryesor mbi “Shërbimet Ujësjellës Kanalizime në Kohë të Pasigurta: Përballja me Krizën Globale”.
Moritz Remé, Drejtor i Zyrës së KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Banka Gjermane për Zhvillim KfW, Kosovë, do të mbajë një fjalim kryesor mbi “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë së Sektorit të Ujit në Kosovë – Një Qasje e Integruar”,në ditën e dytë të Konferencës.
Programin e Konferencës mund ta gjeni në këtë link.
Eventi Social
Këtë vit Eventi Social do të mbahet në Priview Bar, një nga lokalet më të njohura në Prishtinë.
Të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës janë të ftuar të shijojnë muzikën argëtuese dhe pijet dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin, duke përjetuar një natë të paharrueshme.
Eventi Social është planifikuar të zhvillohet të mërkurën, më 9 nëntor 2022, nga ora 19:30 deri në orën 23:00.
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike ku 20 kompani private do të ekspozojnë produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matesit, softuerët deri te shërbimet inxhinierike dhe menaxhuese. Mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
Si tradicionalisht, SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë ekspozite të dedikuar, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të jenë në gjendje të gjejnë informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacioni mbi anëtarësimin deri te informacioni dhe materialet mbi aktivitetet e tyre përkatëse, me një theks në trajnimet dhe mundësite per zhvillimin e kapaciteteve.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.