PROJEKTET E INVESTIMEVE KAPITALE INFRASTRUKTURORE NË SEKTORIN UJËSJELLËS KANALIZIME
18 Nëntor, 2022
TRAJNIM DHE SHKËMBIM EKSPERIENCASH MES KOLEGËVE PËR “PROJEKTET E INVESTIMEVE KAPITALE NË INFRASTRUKTURËN E FURNIZIMIT ME UJË” (4 Ditë) Trajnimi 21-22, Maj 2024, Prishtinë, Kosovë Shkëmbimi mes kolegëve 23-24 Maj 2024, Prishtinë, Kosovë
Shoqëritë UK dhe Bashkitë menaxhojnë mjaft projekte investimesh në infrastrukturën e furnizimit me ujë në Shqipëri, prandaj nevoja për zhvillimin e kapaciteteve të stafit përgjegjës është prezente.
Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë. Trajnimi do t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme për të kryer përgatitjet e nevojshme për zbatimin e projekteve për investime në infrastrukturë, zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve dhe implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh. Trajnimi 3-ditor është i kombinuar me një shkëmbim të eksperiencave mes kolegëve 1-ditor në Prishtinë, me qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve mbi projekte të suksesshme të infrastrukturës së furnizimit me ujë të përgatitura dhe zbatuara nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës dhe shkëmbimin mes kolegëve mbi sfidat dhe mësimet e nxjerra.
Këto aktivitete trajnimi janë veçanërisht të vlefshme për:
Menaxhimin e mesëm në Shoqëritë UK: Drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare;
Stafin e njësisë për implementimin e projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.
Menaxhimin e mesëm në Bashki: Drejtuesit e departamenteve të shërbimeve bashkiake, stafi përgjegjës për aspektet kryesore të zbatimit të projekteve.
Drejtuesit dhe specialistët e sektorëve përkatës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve të cilët janë pjesë e këshillave mbikqyrës të shoqërive UK dhe Enti Rregullator i Ujit.
Tarifa e Pjesëmarrjes
Këto aktivitete kanë mbështetje financiare nga projekti i RCDN + i cili mbulon kostot direkte të zhvillimit të aktivitetit, kostot e trajnerëve dhe kostot e lidhura me transportin dhe akomodimin. Programi është i kufizuar në një numër të reduktuar pjesëmarrësish vetëm për 15 persona. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes në këto aktivitete është:
Anëtarët e SHUKALB është 29,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
Jo-Anëtarët 34,000 Lekë/person + TVSH.
Jeni të lutur të bëni regjistrimin tuaj online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e emailit training@shukalb.alderi në datën 10 maj 2024.