Workshop-i fillestar: 04 shtator 2024 në Tiranë Workshop i ndërmjetëm: 12 shtator 2024 Workshop-i përfundimtar: 19 shtator 2024
REGJISTROHUNI TANI
Objektivi kryesor i programit do të jetë t’u mundësojë pjesëmarrësve të zhvillojnë një plan efektiv të Menaxhimit të Aseteve (AMP) duke siguruar funksionimin dhe mirëmbajtjen efikase të aseteve të shoqërive UK. Programi do të përbëhet nga 3 workshope nga 1 ditë secila gjatë muajit shtator. Gjatë kësaj periudhe, ekspertë/trajnerë do të ofrojnë asistencë teknike për pjesëmarrësit në procesin e zhvillimit të AMP. Përpara këtij programi SHUKALB do të angazhojë ekspertizën e nevojshme për të punuar ngushtë me ERRU në hartimin e metodologjisë për një plan gjithëpërfshirës për Menaxhimin e Aseteve. Ky shembull do të shërbejë si një kornizë e standardizuar për kompanitë UK për ta përshtatur me nevojat dhe rrethanat e tyre specifike.
Grupi i synuar
Programi synon 7 shoqëri ujësjellës kanalizime në Shqipëri duke angazhuar dy staf nga secila shoqëri, duke synuar në mënyrë specifike stafin drejtues, i cili përfshin rolet e menaxhereve të lartë dhe të mesëm. Kjo përfshin administratorët, menaxherët e financave dhe menaxherët teknikë.
Tarifa e pjesëmarrjes
Ky program ka mbështetje financiare nga programi D-LeaP, i cili mbulon kostot e trajnerëve dhe qiranë e ambienteve. Programi është i kufizuar në një numër të kufizuar prej 7 kompanish UK nga 2 pjesëmarrës. Tarifa e reduktuar e pjesëmarrjes për këtë program është:
Anëtarët e SHUKALB janë 23 000 lekë/person + TVSH, dhe për
Jo Anëtarë 28 000 lekë/personi + TVSH.
Ju lutemi, regjistrohuni online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit training@shukalb.al deri më 20 gusht 2024.