Kjo letër pozicionimi është përgatitur në kuadër të Projektit “Ofrimi i Produkteve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri” i financuar nga “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujësjellës Kanalizimeve” (RCDN). Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve të stafit përgjegjës në bashki dhe të shoqërive të ujësjellës kanalizime për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët, nëpërmjet ofrimit të produkteve të zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë dhe angazhimit si të vendimmarrësve në bashki, ashtu edhe të drejtuesve të shoqërive. Fokusi i veçantë i punës së SHUKALB është sigurimi i zhvillimit të kapaciteteve dhe produkteve për përmirësimin e performancës. SHUKALB është i angazhuar ndaj progresit në fushën e vetë-zhvillimit, duke shkuar drejt një reference kombëtare për zhvillimin e kapaciteteve në Shqipëri. Ndër rezultatet specifike që priten nga projekti është dhe zhvillimi i Strategjisë së Avokimit të SHUKALB, e cila tashmë ka identifikuar disa tema prioritare për të nxitur punën e avokimit të organizatës në zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të ujit në Shqipëri. Strategjia e avokimit pasohet nga zhvillimi i një Letre Pozicionimi për temat e identifikuara. Kjo Letër Pozicionimi synon të nxjerrë në pah dobinë e roleve aktuale dhe të ardhshme të SHUKALB në Zhvillimin e Kapaciteteve për temën e Investimeve Kapitale. Ajo përpiqet të adresojë komponentin e investimeve kapitale dhe masat e lidhura me të si pjesë e një konteksti më të madh politikash dhe angazhimi të donatorëve. Letra vlerëson dobinë dhe rolet konstruktive që mund të gjenerojë angazhimi në dialogun Qeveri- Donatorë për sektorin e ujit, veçanërisht në lidhje me masat e zhvillimit të kapaciteteve. Letra përqendrohet në aspektet e zhvillimit të kapaciteteve dhe nevojat institucionale duke avokuar mbi mënyrat se si mund të shpërndahet dhe të shfrytëzohet më mirë oferta e SHUKALB në zhvillimin e kapaciteteve për investimet kapitale, nga komuniteti i donatorëve dhe bashkive. Një Strategji e Përbashkët për Avokim është zhvilluar gjithashtu në partneritet me Shoqatat Shqiptare të Bashkive, me qëllim trajtimin e temave të përbashkëta që i shqetësojnë këto tri shoqata.
Pavarësisht mbështetjes dhe ndërhyrjeve të bëra ndër vite, infrastruktura e sektorit të ujit në Shqipëri mbetet kryesisht në gjendje të dobët ose jo të kënaqshme për të përmbushur objektivat e saj të përgjithshme për sigurimin e ujit të pijshëm për popullatën dhe trajtimin e ujërave të ndotura më pas. Ndonëse vendi është i pasur me burime ujore, ai vuan nga mungesa e furnizimit me ujë — një pjesë e konsiderueshme e rrjetit të shpërndarjes së ujit është i vjetër dhe i përkeqësuar rëndë, dhe humbjet janë të larta. Rrjedhimisht, furnizimi me ujë është jo i besueshëm dhe cilësia e ujit është mjaft e dobët. Furnizimi me ujë kufizohet mesatarisht në 12 orë në ditë, ndërsa pothuajse një e treta e popullsisë nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër. Për shkak të nënfaturimit, anashkalimit të matësve, lidhjeve të paligjshme dhe pajisjeve matëse të papërshtatshme, pjesa e të ashtuquajturit ujë pa të ardhura është e lartë, e llogaritur në 65 për qind të ujit të pijshëm të prodhuar në vitin 2017. Shërbimet e grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura mbeten prapa shërbimeve të furnizimit me ujë; vetëm 50 përqind e popullsisë mbulohet nga sistemi i kanalizimeve publike, krahasuar me 78 përqind që ka akses në sistemin e furnizimit me ujë. Mbështetja e mëparshme në sektorin e ujit përfshinte asistencë të ndryshme teknike, pajisje dhe investime për harmonizimin me kuadrin rregullator të gjerë dhe kompleks të Bashkimit Evropian (BE) për mjedisin dhe ujin dhe për përmirësimin e hartimit të politikave. Asistenca e BE-së për sektorin e ujit gjatë periudhës 2007-2013 arriti në më shumë se 110 milionë euro. Donatorë të ndryshëm ofrojnë burime për të mbështetur sektorin; ndër to Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFIs) me kredi dhe grante nga Banka Botërore (BB), Banka Evropiane e Investimeve (IEB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe donatorë të tjerë. Gjermania është një kontribuese shumë e rëndësishme në sektorin e ujit nëpërmjet Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW), ndërsa donatorë të tjerë janë Italia, Japonia, Austria, Suedia, Zvicra dhe Kombet e Bashkuara (OKB). Veprimi në kuadër të BE-së u ndërtua mbi Instrumentin për Asistencë Para-Anëtarësimit IPA 2016 që do të zgjerohet më tej. Kapacitetet e rritura nën mbështetjen e IPA 2016 për menaxhim më të mirë të sektorit dhe infrastrukturës operative dhe mirëmbajtëse do të përforcohen më tej, pasi veprimi i IPA 2018 shtrihet në një afat më të gjatë kohor.
Ekzistojnë angazhime të ndryshme politikash që lidhen me sektorin e ujit në Shqipëri të ndërthurura mes një hierarkie dokumentesh të rëndësishme. Sektori i ujit pasqyrohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (NSDI) 2015-2020 në Shtyllën Uji për Njerëzit – me objektiva që përfshijnë: (i) sigurimi i mbulimit me rrjet të kanalizimeve në zonat urbane dhe rurale; (ii) rritjen e numrit të familjeve të lidhura me trajtimin e ujërave të ndotura; (iii) zbatimin e parimit të rikuperimit të plotë të kostos; (iv) rishikimin dhe rregullimin e strukturës së tarifave të ujit; dhe (v) ndërtimin e Impjanteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në përputhje me Master Planin Kombëtar për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime. Në vitin 2013, Qeveria e Shqipërisë kishte miratuar Strategjinë e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime (UK) 2011-2017 me asistencën e Bankës Botërore, e cila përditësoi Strategjinë e Sektorit të vitit 2003 me vizionin e zhvillimit të politikave të duhura dhe angazhimit të burimeve të mjaftueshme për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve për të shkuar drejt pajtueshmërisë me standardet e BE-së. Pasi e përcaktoi për donatorët se sektori i ujit duhet të jetë fokusi kryesor në mbështetjen e infrastrukturës në të ardhmen, Qeveria e Shqipërisë më pas përgatiti një Master Plan gjithëpërfshirës të investimeve kapitale për sektorin me mbështetjen e KfW. Megjithatë, në nivel kombëtar, ekziston nevoja për përmirësimin/zgjerimin e dokumenteve kryesore strategjike të sektorit. Gjithashtu, ekziston nevoja për të zbatuar siç duhet Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore 2018-2027, si dhe për të miratuar dhe zbatuar Programin gjithëpërfshirës të Sektorit Kombëtar për Ujin, 2018-2030.
Sektori UK karakterizohet nga kapaciteti i dobët i planifikimit dhe programimit duke rezultuar në një nivel të përgjithshëm të ulët investimesh në sistemet e furnizimit me ujë dhe grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura, krahasuar me kërkesën e madhe të vlerësuar në Strategjinë UK 2011-2017 (868 milionë euro për investime kapitale plus zëvendësimin e menjëhershëm të infrastrukturës së dëmtuar). Ekziston një Kuadër Buxhetor Afatmesëm, që mbulon sektorin në përgjithësi dhe fondet e ndara në mënyrë specifike për ministritë përgjegjëse të linjës . Megjithatë, buxhetet për sektorin e ujit janë ose konstante ose në rënie, gjë që nuk është në përputhje me nevojat e sektorit për kapacitete me qellim reformimin e tij, duke përfshirë rritjen e performancës, përmbushjen e kërkesave ligjore dhe harmonizimin progresiv me direktivat e BE-së për ujin. Gjithashtu, financat e disponueshme nuk janë në përputhje me arritjen e objektivave të strategjive kombëtare. Parë nga perspektiva buxhetore afatmesme, një pjesë e konsiderueshme financohet nëpërmjet IFI dhe donatorëve të huaj. Kanali kombëtar i vetëm i investimeve parashikon një listë nevojash për investime afatmesme dhe afatgjata (dymbëdhjetë projekte të propozuara në fushën UK që arrijnë në 648 milionë euro), por këto projekte nuk janë finalizuar, nuk kanë afate kohore dhe as ndonjë lidhje të qartë me objektivat dhe buxhetet kombëtare, si dhe kapacitetet kombëtare përthithëse të financimit1. Megjithatë, politika kombëtare e sektorit të ujit në lidhje me furnizimin me ujë dhe kanalizimet është e rëndësishme dhe kërkon përpjekje të rëndësishme për adresimin e kufizimeve dhe dobësive kryesore, veçanërisht nëpërmjet mekanizmave të koordinimit dhe monitorimit të sektorit. Një zbatim progresiv i investimeve parashikohet në kuadër të IPA për Shqipërinë. Në një fazë të hershme, investimet planifikohen të adresojnë bashkitë e paracaktuara sipas kritereve të vendosura, duke përfshirë bashkitë Berat-Kuçovë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Lushnjë, Sarandë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë. Vendet ku do të zhvillohen përfundimisht projektet dhe objekti i tyre do të përcaktohet në bazë të studimeve të fizibilitetit në vazhdim e sipër. Në fazën pasuese mund të nevojiten fonde shtesë, si dhe një mekanizëm koordinimi në shkallë kombëtare për përzgjedhjen, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të infrastrukturës së sektorit të ujit. Qëllimi është që të ngrihet një mekanizëm i hapur dhe efektiv, i cili mund të kanalizojë fondet shtesë në bashki për investime të qëndrueshme në këtë sektor. Duke u mbështetur tek Programet e Infrastrukturës Bashkiake I-IV, Faza V është vendosur nga Qeveria e Shqipërisë dhe KfW, me kontribute të parashikuara nga donatorë nga BE-ja dhe Zvicra, me qëllim rritjen e financimit në sektor për zbatimin e investimeve prioritare të identifikuara në Master Planin Kombëtar të Ujësjellës Kanalizimeve dhe kontributin në zhvillimin në nivel korporate. Master Plani e llogarit nevojën për investime në 5 miliardë euro deri në vitin 2040, e barabartë me 160 milionë euro kapital në vit. Faza V parashikon zbatimin e 130 milion € në infrastrukturën prioritare të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura deri në 10 bashki, në të cilat WBIF kontribuon me një grant prej 1.4 milion € për përgatitjen e dokumentacionit Investimet në këto bashki pritet të sigurojnë akses të qëndrueshëm në ujë të pijshëm të sigurt me tarifa të pranueshme sociale dhe me tarifa që mbulojnë kostot, higjienën e duhur dhe me performancë të përmirësuar të shoqërive. Ndërtimi i këtyre infrastrukturave është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2023.
Programi i Infrastrukturës Bashkiake PIB I-IV është një program për zhvillimin e infrastrukturës që synon përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të tetë bashkive: Berat, Kuçovë, Librazhd, Përrenjas, Delvinë, Gjirokastër, Lushnjë dhe Kamëz. 5 shoqëri ujësjellës kanalizimesh (UK) dhe departamentet përkatëse të UK të këtyre bashkive veprojnë si Njësitë Ekzekutive të këtij Projekti (NJEP). Shihni foton e hartës për vendndodhjen.
Programi përbëhet nga dy komponentë:
Tabela 1: Investimi i vlerësuar në Master Plan, 2013 — 2040. Nevoja totale për investim (në milion EUR)
Përfshirë një shtesë prej 10% të paparashikuara (508.1 milion EUR) dhe një shtesë 15% në tarifat e konsulentëve (762.1 milion EUR) kostoja e përgjithshme arrin 6.4 miliardë EUR
Bazuar në 10 investime prioritare të sektorit të ujit dhe në 14 investime prioritare të sektorit të ujërave të ndotura të Master Planit dhe masat plotësuese për përmirësimin e funksionalitetit të investimeve të mëparshme, AKUM u ka dhënë prioritet 9 UK bazuar në performancën e tyre. Këtu nuk përfshihen projektet e mbuluara nga partnerë të tjerë financues (JICA, Itali, Banka Botërore etj.) dhe projektet shumë të vogla.
Tabela 2: Treguesit e përzgjedhur të shoqërive të paracaktuara (të dhënat për 2015)
Në vitin 2016 u hartua një udhëzues për të ndihmuar sektorin e ujit me një plan tranzicioni në kuadër të reformës, me fokus në organizimin dhe menaxhimin e shoqërive UK. Ky Plan Tranzicioni kishte për qëllim adresimin e fushave/çështjeve të mëposhtme funksionale që lidhen me organizimin e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve si rezultat i reformës administrative territoriale dhe reformës së sektorit të ujit. Mungesa e kapaciteteve teknike në nivelin e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve njihet mirë nga donatorët. Nuk zhvillohen trajnime të mjaftueshme të punonjësve të UK-ve, veçanërisht të stafit teknik. Burimet njerëzore janë një aspekt vulnerabël i sektorit UK, pasi profesionistët ose janë të vështirë për t’u gjetur, ose në shumë raste të tjera janë objekt i “punësimeve dhe pushimeve” të shpeshta nga puna. Investimi në infrastrukturë i mbështetur nga donatorët zakonisht kombinohet me masat shoqëruese të asistencës teknike, megjithatë ngritja e kapaciteteve të stafit të UK-ve zakonisht ofrohet pas dorëzimit të investimit tek përfituesi fundor nga donatori. Ndihma e dhënë nga donatorët është mjaft e fragmentuar ose e copëzuar në kuptimin e kapaciteteve dhe zhvillimit institucional. Pavarësisht fondeve të dhëna, nevojat për ndihmë teknike janë shumë të mëdha. Vlerësimet e bëra për Shqipërinë në Master Plan për një afat kohor të parashikuar prej 28 vjetësh (2013-2040) arrijnë deri në 762 milionë euro (Tabela 1).
Sipas vlerësimit të BE-së për qasjen ndaj këtij sektori, procesi i reformës së sektorit sa u përket masave institucionale, historikut dhe angazhimit politik është një proces i besueshëm. Megjithatë, kërkohen përpjekje të mëtejshme në lidhje me planifikimin dhe koordinimin e investimeve, ngritjen e kapaciteteve të aktorëve kryesorë në nivel kombëtar dhe lokal, përmirësimin e qeverisjes në të gjitha nivelet, përmirësimin e shoqërive ujësjellës kanalizime për të kontrolluar kostot dhe arritjen e rikuperimit të plotë të kostos dhe përmirësimin e monitorimit të performancës së të gjithë sektorit. Autoritetet lokale në nivel bashkie kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë pasi shoqëritë ujësjellës kanalizime nuk menaxhohen më nga niveli qendror. Pronësia e tyre i ka kaluar bashkive, dhe ato janë shndërruar në kompani të pavarura në mënyrë të menjëhershme. Shumë nga këta ofrues shërbimesh, veçanërisht ato më të voglat, po hasin vështirësi në përballimin e këtij tranzicioni. Infrastruktura e re e ndërtuar nga investimet kapitale kërkon aftësi dhe kapacitete të reja për t’u menaxhuar dhe operuar në mënyrë efikase. Deri më sot, komponenti i Masave shoqëruese në projektet e Investimeve Kapitale, duket se po trajton vetëm zonën e synuar të ndërhyrjes, me shtrirje të kufizuar në ndërtimin e kapaciteteve menaxhuese qoftë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, qoftë brenda njësive përgjegjëse në Bashki.
Vlerësimi dhe përvoja e vazhdueshme e SHUKALB në Shqipëri tregon se dobësia dhe mosfunksionimi institucional janë shkaqet kryesore të shërbimeve joefikase dhe të paqëndrueshme të ujit. Vëmendje urgjente duhet t’i kushtohet ndërtimit të kapaciteteve institucionale në të gjitha nivelet. Presioni për ofrim të shërbimeve më të mira të furnizimit me ujë, dhe përgjegjësitë që lidhen me operimin dhe mirëmbajtjen e investimeve të reja tregojnë se zhvillimi i kapaciteteve institucionale duhet t’u përgjigjet më shumë kërkesës. Ndërtimi i kapaciteteve është i pari element strategjik në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit, i cili është një proces i vazhdueshëm afatgjatë që duhet të përhapet në të gjitha aktivitetet në këtë sektor. SHUKALB ka 20 vjet përvojë në lidhje me shoqëritë ujësjellës kanalizime, profesionistët e sektorit, në adresimin e shqetësimeve dhe ideve për zhvillim. Ai është një qendër që tërheq eksperiencë të vlefshme nga ekspertiza më e mirë ekzistuese vendase dhe ajo ndërkombëtare nga Shoqatat Rajonale, Panevropiane dhe Ndërkombëtare të Ujit. Kapacitetet e saj janë zhvilluar përmes dy dekadash përvojë. Që nga koha kur është themeluar, SHUKALB ka zhvilluar dhe ka zbatuar programe dhe projekte të ndryshme, duke i shtuar vlerë shkëmbimit të informacionit dhe njohurive në sektorin e ujit. Ai u ka ofruar mundësi profesionistëve të rinj për të fituar më shumë përvojë në avancimin profesional dhe po e bën vazhdimisht këtë.
SHUKALB e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin në rrjet dhe partneritetet në shfrytëzimin e njohurive dhe ekspertizës. Anëtarësimi në partneritetet profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare konsiderohet si faktor që kontribuon në rritjen e zhvillimit profesional dhe mirëkuptimit përtej kufijve.
SHUKALB tashmë është anëtar i:
Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA), është një pikë referimi globale për profesionistët e ujit, që përfshin vazhdimësinë midis kërkimit dhe praktikës, dhe duke mbuluar të gjitha aspektet e ciklit të Përmes rrjetit të tij të anëtarëve dhe ekspertëve në kërkim shkencor,
praktikë, rregullore, industri, këshillim dhe prodhim. SHUKALB është anëtar i IWA-së që nga viti 2010, dhe që prej vitit 2015 është anëtar i Bordit Drejtues të IWA-së.
Shoqata Evropiane e Ujit (EWA), është një organizatë e pavarur, joqeveritare që merret me menaxhimin dhe përmirësimin e mjedisit të ujit. Është një nga shoqatat kryesore profesionale në Evropë. SHUKALB është një anëtar me të drejtë vote të plotë në EWA që prej vitit 2006, dhe është i përfaqësuar në Këshillin e Menaxhimit që prej vitit
Shoqata e Bordeve të Certifikimit (ABC), është shoqata e autoriteteve certifikuese për operatorët e ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur në B.A. SHUKALB është anëtar i ABC-së që prej vitit 2015.
Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD), është një platformë rajonale që lehtëson zërin e shoqërive ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit duke ofruar shkëmbim informacioni, rrjetëzim dhe ndarje njohurish ndërmjet kolegëve. SHUKALB është një anëtar i jashtëzakonshëm i IAWD-së që prej vitit 2017.
Një nga arritjet më të rëndësishme të SHUKALB në fushën e ngritjes së kapaciteteve është Programi i Certifikimit Bazuar në Testim, i cili u iniciua në partneritet me dhe nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) me mbështetjen e USAID-it. Në vitin 2018, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi zyrtarisht Programin për të gjitha shoqëritë UK Objektivi i programit ishte që të garantojë që fuqia punëtore e sektorit të ujësjellës kanalizimeve të ketë njohurinë dhe aftësitë për të përmbushur nevojat e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të vendit dhe t’i sjellë ato në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Një arritje e mëvonshme e institucionalizimit të Programit ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet MIE Shqipëri dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës (MED) për një program të përbashkët certifikimi, bazuar në testimin e operatorëve të ujit në të dy vendet. Shqipëria është një vend pionier në rajon që ka formalizuar një Program Kombëtar Trajnimi dhe Certifikimi për menaxherët operacionalë të shoqërive ujësjellës kanalizimeve. Organ drejtues i programit është Bordi i Certifikimit, i përbërë nga aktorët kryesorë që u kanë lejuar Institucioneve Shqiptare të fillojnë zbatimin e Programit të Certifikimit brenda një afati të shkurtër. Si rezultat i punës së SHUKALB gjatë 20 viteve me zhvillimin dhe ofrimin e programeve të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve, si pjesë e partneriteteve dhe mbështetjes nga donatorët si USAID dhe GIZ, SHUKALB ka sot një ofertë të gjerë dhe të pasur që u përgjigjet nevojave të shoqërive ujësjellës kanalizime për përmirësimin e aftësive të tyre teknike, në nivele të ndryshme të shërbimeve. Oferta e SHUKALB për zhvillimin e kapaciteteve konsiston në:
– 46 kurse trajnimi që mbulojnë fushat e furnizimit me ujë dhe trajtimit, menaxhimit të kanalizimeve dhe fushat e përbashkëta.
– Një grup me më shumë se 126 ekspertësh të angazhuar në nënfushat përkatëse të ujit, që vijnë nga operatorët e ujit dhe kanalizimeve, akademia dhe sektori privat në të dy vendet, Shqipëri dhe Kosovë.
Menaxhimi
Menaxhimi
Mbikëqyrja
Aftësitë Personale dhe Profesionale Etika për Profesionistët e Ujit
Menaxhimi Financiar për Manaxherët Jo-Financierë Menaxhimi i Emergjencave
Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun
Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje
Kanalizime dhe Trajnimi i Ujit të Ndotur
Operim dhe Mirëmbajtje e Sistemit të Kanalizimeve I
Operim dhe Mirëmbajtje e Sistemit të Kanalizimeve II
Riparimi dhe Rehabilitimi i Sistemit të Kanalizimeve
Hyrje në Trajtimin e Ujërave të Ndotura
Siguria në Punë për Profesionistët e Ujërave të Ndotura
Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura
Trajtimi Sekondar i Ujit të Ndotur- Pondet,
Lagunat dhe Shtretërit me Filter dhe Bimësi
Trajtimi Sekondar i Ujërave të Ndotur- Proceset me Kulturë Fikse
Trajtimi Sekondar i Ujërave të Ndotur – Proceset me Llum Aktiv
Metodat e Trajtimit dhe Menaxhimit të Llumit
Matematika për Profesionistët e Trajtimit të Ujërave të Ndotura
Largimi i ushqyesëve – Metodat Biologjike dhe Kimike
Procedurat Laboratorike dhe Marrja e Mostrave për Ujin e Ndotur
Kurs i mësimit në distancë (online)
Udhëzime Praktike për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërive Aksionare UK
Ndërdisiplinore
Menaxhimi i Aseteve
Manaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking
Udhëzues për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime
Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I
Menaxhimi i Humbjeve të Ujit II Kontrolli i Rrjedhjeve
Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit
Mirëmbajtja e Pajisjeve – Motorat, Pompat, dhe Valvulat për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur
Matematika e Përgjithshme për Profesionistët e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime
Efektiviteti i Energjisë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
Vështrim i Përgjithshëm mbi Sistemet SCADA për Profesionistët e Ujësjellës – Kanalizime
Furnzimi me Ujë dhe trajtimi i Ujit të Pijshëm
Operimi dhe Mirëmbajtja e Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm
Burimet Ujore dhe Kaptazhet
Sistemet e Vogla të Furnizimit me Ujë
Hyrje në Trajtimin e Ujit të Pijshëm
Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes
Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur
Matësat e Ujit, Valvulat dhe Hidrantët
Bazat e Hidraulikës për Sistemin e Furnizimit me Ujë Operimi i puseve
Tubacionet Kryesore dhe Rezervuarët e Ujit
Matematika e Aplikuar për Operatorët e Trajtimit të Ujit Paratrajtimi dhe Kontrolli i Shijes dhe i Erës
Kontrolli i Metaleve
Përveç kësaj, SHUKALB ka krijuar partneritet me Partneritetin e Danubit (D-LeaP), në kuadrin e të cilit ai ofron një sërë programesh që zhvillo- hen në nivel rajonal. Disa prej pikave kryesore në tabelën e mëposhtme:

Bazuar në Master Planin e Ujësjellës Kanalizimeve, organizatat donatore dhe vendimmarrësit duhet të harmonizojnë (i) masat e investimeve për këtë sektor që do të ndërmerren nga Qeveria; (ii) kërkesat për financim që do të mbulohen nga Qeveria, bashkitë, bankat dhe/ose donatorët e jashtëm. Objektivat specifike të Master Planit janë zhvillimi i një sistemi prioritizimi për investimet në infrastrukturën ujore dhe krijimi i një plani investimi afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë 2018/2019. Master Plani ekzistues është përditësuar në aspektin e përmbajtjes dhe teknologjisë. Në të njëjtën kohë, procesi i decentralizimit kërkon një proces të zhvillimit të kapaciteteve financiare, menaxheriale dhe institucionale të institucioneve vendore. Përvoja në shumë vende ka treguar se kapacitetet lokale duhet të zhvillohen në mënyrë të konsiderueshme dhe me përpjekje të qëndrueshme për të përballuar përgjegjësitë e decentralizuara. Kjo nevojë e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve dhe autoriteteve lokale duhet të adresohet përmes një qasjeje të hapur të integrimit në të gjithë procesin e planifikimit, të hartimit dhe të zbatimit të çdo investimi kapital, të institucioneve kombëtare si SHUKALB, që mund të mbështesin dhe të ndihmojnë aktorët e ujit në një plan afatgjatë.Megjithëse janë bërë përpjekje të rëndësishme nga aktorë të ndryshëm për ta ndihmuar Qeverinë e Shqipërisë në hartimin e Politikave dhe të një ligji të ri, si dhe me zhvillimin dhe përditësimin e masterplanit, ende nuk është bërë miratimi i Draft Strategjisë së re për Sektorin e Ujit 2018-2030 dhe i Projektligjit të ri. Rëndësi të domosdoshme ka miratimi dhe zbatimi i një programi gjithëpërfshirës të Sektorit Kombëtar për Ujin 2018-2030 dhe një Plani Investimesh Kapitale 2020 – 2030 për zbërthimin e prioriteteve të Master Planit në mënyrë të gjerë dhe të pakufizuar. Një instrument i tillë do të ndihmonte më tej në përmirësimin e sistemit joadekuat të shpërndarjes (Rehabilitimi dhe Përmirësimi), dhe do të ndihmonte palët e interesuara për të përcaktuar më mirë kapacitetin teknik të nevojshëm për fushat ku do të drejtohet investimi. Shqipëria me mbështetjen e KfW tashmë ka miratuar një Master Plan prioritar për vitet në vijim deri në vitin 2040, dhe ndarja e roleve në lidhje me investimet bëhet sipas një strukture gjysmë të decentralizuar, ku vetë bashkitë merren me mbi 80% të punës së investimeve, kurse Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) merret me 20% të pjesës tjetër të investimeve të të gjithë fondeve në dispozicion për Investime Kapitale. Ndërsa masat shoqëruese të investimeve kapitale administrohen nga donatorët përkatës përmes procedurave të tenderimit dhe punësimit të ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, ose kompanive konsulente që ofrojnë ekspertizë teknike. Një kompleksitet i tillë në shpërndarjen e roleve mund të adresohet më mirë përmes ndërhyrjeve më kohezive të zhvillimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit të ekspertizës në vend. Gjatë 20 viteve të fundit, ekspertizë dhe produkte cilësore janë zhvilluar në institucionet shqiptare, siç është SHUKALB, të cilat tashmë ekzistojnë, por konsiderohen si burim i pashfrytëzuar. Zhvillimi i kapaciteteve është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të burimeve njerëzore dhe lidhet ngushtë me zhvillimin e shoqërive. Mangësitë ekzistuese të stafit në aspektin e njohurive dhe aftësive janë rezultat i nivelit arsimor të vetë individëve, por edhe i politikave dhe strategjive për stafin për tërheqjen dhe mbajtjen e personelit më të kualifikuar. Zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme është i rëndësishëm për plotësimin e boshllëqeve dhe dobësive në lidhje me njohuritë ekzistuese. Nënsektorët që mund të kërkojnë trajnim dhe ngritje kapacitetesh janë të shumta, të larmishme dhe dinamike në kohë. Megjithatë, trajnimi nuk duhet të mbështetet vetëm tek trajnimet e kryera nga burimet e ekspertizës së jashtme. Përkundrazi, nevojat dhe strategjitë duhet të adresohen në bazë të dobësive specifike dhe në përputhje me objektivat e zhvillimit të shoqërive/sektorit, duke përfituar nga burimet e brendshme ekzistuese për ngritjen e kapaciteteve. Ruajtja e burimeve ujore, cilësia e ujit dhe trajtimi i ujit të ndotur janë sfida që do të vazhdojnë të adresohen me investimet infrastrukturore së bashku me programet e ngritjes së kapaciteteve për të përballuar mungesën e ekspertizës dhe për të rritur kapacitetet e profesionistëve në proces e sipër. Zhvillimi i kapaciteteve është objektiv ndërsektorial i cili përshkon dhe zbatohet në të gjitha programet, grupet profesionale dhe aktorët e përfshirë në sektorin e ujit. Për shkak se angazhimi ndaj qëndrueshmërisë nënkupton punën e aktorëve në Shqipëri, ekziston një potencial për të bashkëpunuar dhe për ta mbështetur kapacitetin e SHUKALB.
– Nxitet krijimi i një mjedisi të domosdoshëm për përkthimin e Master Planit të Përditësuar në një Plan Investimesh Kapitale për t’u zbatuar në një afat kohor prej 5-10 vjetësh që mundëson një lidhje dhe njohje më të mirë të masave shoqëruese për zhvillimin e kapaciteteve me ato të investimeve kapitale. Më pas, zhvillimi i një mjedisi të tillë do të ndihmonte në matjen e nevojave për ngritje kapacitetesh që synojnë përputhjen me asistencën e dedikuar nivelit lokal (Bashki & Shoqëri UK). Miratimi i një Plani Investimesh Kapitale të përqafuar nga agjencitë shtetërore përgjegjëse për sektorin e ujit dhe nga institucionet përkatëse, donatorët dhe ofruesit e shërbimeve të rritjes së kapaciteteve ose organizatat e ndryshme, si SHUKALB, do të ndihmonte për të kuptuar se ‘kush bën çfarë’ dhe si mund të plotësohet dhe përmirësohet bashkëpunimi midis aktorëve. Një planifikim i tillë ka një rëndësi kyçe, pasi do të nënkuptonte jo vetëm prodhimin e planeve të mira të investimeve, por edhe zbatimin e tyre.
Asistenca për zhvillimin e donatorëve dhe format e tjera të ndihmës që subvencionojnë shumicën e investimeve kapitale për sigurimin dhe financimin e sektorit të ujit në Shqipëri (si burim i financave dhe zhvillimit të kapaciteteve) duhet të konsiderojë harmonizimin më të mirë të Planeve të tyre Strategjike Financiare, (PSF) me Planet e Qasjes së Gjerë Sektoriale, (PQGJS); dhe të mbështetet tek përvoja vendase e SHUKALB, aty ku është relevante në fushën e zhvillimit të kapaciteteve për shërbimet ujësjellës-kanalizime, për të plotësuar boshllëqet e zhvillimit të kapaciteteve nëpërmjet asistencës së grupit të homologëve dhe binjakëzimeve bilaterale.

