SHUKALB zhvillon me sukses trajnimin 3-ditor me temë “Teknologjitë”
4 Nëntor, 2022
Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Universiteti Politeknik i Tiranës, Ing. Enkeleda Basha, Menaxhere e Impiantit të Trajtimit të Ujit të Ndotur Durrës (në këmbë) gjatë ditës së dytë të trajnimit me temë “Teknologjite”
Foto nga SHUKALB
Në datat 12-14 tetor 2022, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses trajnimin 3-ditor me temë “Teknologjitë”, në kuadër të Programit të RCDN të Zhvillimit të Kapaciteteve “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët”, i cili pilotohet për herë të parë në kuadër të Projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Shoqëritë UK Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kamëz, Fier dhe Himarë, si dhe Bashkitë Vlorë dhe Lezhë. Trajnimi drejtohet nga Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Universiteti Politeknik i Tiranës, Ing. Enkeleda Basha, Menaxhere e Impiantit të Trajtimit të Ujit të Ndotur Durrës dhe Ing. Blerina Arrtunda, Menaxhere e Impiantit të Trajtimit të Ujit të Ndotur Shirokë dhe Velipojë, ShaUK Shkodër.
Pjesëmarrësit e trajnimit “Teknologjitë” gjatë një ushtrimi në grup Foto nga SHUKALB
Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte aftësimi i pjesëmarrësve mbi njohuritë teorike dhe praktike sesi tё jenё aktiv gjatё planifikimit dhe zbatimit tё projekteve mbi sistemet e kanalizimeve dhe trajtimet e ujёrave tё ndotura.
Gjatë 3 ditëve të trajnimit pjesëmarrësit u njohën me tema të tilla si Llojet e sistemeve tё kanalizimeve; Sistemi i trajtimit tё ujit tё ndotur i decentralizuar kundrejt atij tё centralizuar.; Sistemi i kanalizimeve dhe Impiantet e Trajtimit tё Ujit tё Ndotur; Trajtimi i llumit; Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore; Menaxhimi i integruar i ujrave te ndotur urban dhe Menaxhimi i ujёrave tё shiut. Gjithashtu, ata u angazhuan në ushtrime praktike në grup dhe në diskutime interaktive lidhur me temat e prezantuara.
Tani pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
Të motivojnё tё tjerёt nё lidhje me temat mbi impiantet e trajtimit.
Të përshkruajnë llojet e ndryshme të sistemeve të kanalizimeve dhe të përmbledhin avantazhet dhe disavantazhet e tyre.
Tё pёrshkruajnё ndryshimet midis sistemeve tё centralizuara dhe ato tё decentralizuara si dhe tё pёrmbledhin avantazhet dhe disavantazhet e tyre.
Tё shpjegojne kriteret e rёndësishme nё pёrzgjedhjen e impianteve tё trajtimit.
Tё kuptojnё elementet e rёndёsishme pёr njё O&M tё qёndrueshëm dhe rёndёsinё e standarteve tё efluentit.
Tё identifikojnë çёshtjet e rёndёsishme mjedisore nё njё impiant trajtimi ujёrash tё ndotura.
Tё pёrshkruajnё teknologjitё më tё zakonshme tё trajtimit tё ujit tё ndotur dhe asgjёsimit tё llumit.
Tё rendisin elementët kryesorë të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, menaxhimit të integruar të ujërave urbane dhe menaxhimit të ujërave të shiut.
Ky trajnim 3-ditor ishte i dyti i programit “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët”. Programi do të vazhdojë gjatë muajit Nëntor 2022, me ofrimin e trajnimit “Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore”, dhe shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve me temë “Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore”.
Gjithashtu, në datat 26-27 tetor 2022, në Tiranë, RCDN organizoi një Trajnim Specifik të Trajnerëve (ToT) në kuadër të programit të “Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët” me pjesëmarrjen e 8 trajnerëve që janë të angazhuar në dhënien e këtij programi.
Qëllimi i kësaj ToT ishte të rriste aftësinë teknike dhe metodologjike të Trajnerëve dhe Moderatorëve, në mënyrë që të mund të ofronin Programin e RCDN WW ” Hyrje në Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotur për Menaxherët dhe Inxhinierët”.