Nxitoni të regjistroheni në kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit qershor 2021!
4 Qershor, 2021
SHUKALB ju fton të merrni pjesë në dy kurse trajnimi të shkëlqyeshëm që organizohen përgjatë muajit Qershor. Më shumë detaje në lidhje me regjistrimet do t’i gjeni më poshtë.
Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes 16-17 Qershor, 2021
Objektivi Kryesor: Misioni dhe përgjegjësia kryesore e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime është furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt dhe në përpudhje me standartet dhe rregulloret ekzistuese. Një sistem furnizimi me ujë të pijshëm konsiderohet cilësor kur nuk përmban organizma patogjene që shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, kur nuk përmban kimikate toksike, kur është i mirë në shije dhe në dukje, duke u bërë kështu i pranueshëm për konsumatorët familjarë.
Ky kurs trajnimi do t’ju shërbejë personave që punojnë në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të njohin transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit, kur futet dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës. Gjithashut, do të shpjegojë dhe prezantoj programet për monitorimin dhe mbikqyrjen e rrjetit. Procesi i dezinfektimit dhe pikat e aplikimit te klorit do te trajtohen gjithashtu ne menyre te zgjeruar, gjate ketij kursi.
Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo Financierë 23–24 Qershor, 2021
Objektivi Kryesor: Menaxhimi financiar është jetik për menaxhimin e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime. Vendimet të cilat merren pa kuptuar mirë pasojat financiare mund të cënojnë performancën e shoqërisë. Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve për rolin e menaxhimit financiar.
Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me ciklin, rolet dhe mjetet e menaxhimit financiar, kontabilitetin, kostot e shërbimit, vendosjen e tarifave si dhe planifikimin e kapitalit. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin financiar për të marrë vendime më të mira afatshkurtëra dhe afatgjata.