Në prag të sezonit veror, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec garanton shërbime cilësore
4 Qershor, 2021
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura Pogradec Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec
Falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane dhe asaj të Qeverisë Shqiptare, Shoqeria Ujësjellës Kanalizime Pogradec (UK Pogradec) ka përmbushur qëllimin dhe vizionin e saj për të siguruar furnizimin 24/7 me ujë të pijshëm cilësor për qytetin Progradec dhe Njësinë Administrative Buçimas, si dhe mbulim 100% me rrjetin e kanalizimeve për qytetin e Pogradecit.
Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë dhe është i njohur mirë për ekosistemin e tij unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike. Për shkak të vetive të tij unike, liqenit i është dhënë statusi i trashëgimisë botërore te UNESCO-s. Si e tillë, mbrojtja e cilësisë së ujit dhe gjithë mjedisit ujor të liqenit janë të një rëndësie të madhe për UK Pogradec. Të tre fazat e Projektit ” Mbrojtja Mjedisore e Liqenit te Ohrit”, të zbatuar në 2004 – 2018, kanë konsistuar në instalimin dhe mbulimin e qytetit të Pogradecit dhe Njësisë Administrative Buçimas me rrjetin e ujit të pijshëm dhe sistemin e kanalizimeve.
Projekte të reja në zbatim
Pamje e punimeve për rrjetin e ri të furnizimit me ujë në fshatin Lin Foto nga UK Pogradec
Fshati Lin, i cili gjithashtu u zgjodh si një nga 100 fshatrat për programin e zhvillimit rural në 2020-2021, përfitoi nga Projekti “Furnizimi me ujë të pijshëm dhe rehabilitimi”, si rezultat i të cilit u përmirësua cilësia e shërbimeve të ujit, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve të saj si dhe industrinë lokale të turizmit. Projekti konsistoi në investime në infrastrukturë dhe në krijimin e një rrjeti krejtësisht të ri pas një mungese të gjatë të furnizimit me ujë.
Në qershor të vitit 2020, filloi zbatimi i projektit për krijimin e një sistemi të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Udënisht (fshatrat Udënisht dhe Mëmëlisht) me afërsisht 6,000 banorë. Infrastruktura e re aktualisht është duke u përfunduar për të dy fshatrat, me 3 depo të reja, 2 prej të cilave kërkojnë rindërtim dhe rehabilitim. Pas rreth 20 vitesh furnizim të pamjaftueshëm me ujë, investimi në këtë zonë administrative do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm 24/7 në përputhje me Standardet Evropiane të Cilësisë brenda viti 2021.
Pamje e liqenit të Ohrit nga depo e re në fshatin Udënisht, Njësia Administrative e Udënishtit, Pogradec. Foto nga UK Pogradec
Në kuadër të mbrojtjes së vazhdueshme mjedisore të Liqenit të Ohrit, të gjitha familjet në fshatrat Buçimas, Guras, Remenj, Verdovë, të cilat nuk ishin pjesë e projekteve tre fazësh, fazësh janë duke u plotësuar me sistemin e kanalizimeve .
Që nga vitet 90, fshatrat e Njësisë Administrative Cërravë ( Leshnicë, Cërravë, Stropckë, Dardhas, Grabovicë, Petrushë, Nizhavec, Lumas, Bllacë, Alarup dhe Bletas) nuk kishin marrë asnjë investim në lidhje me sistemet e rrjetit të ujit të pijshëm. Kjo mungesë investimesh ka rezultuar në përkeqësim të cilësisë së shërbimeve, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës për qytetarët. Pas konkluzioneve të studimit të fizibilitetit, UK Pogradec tashmë ka filluar në shkurt 2021 të zbatojë një projekt mbi komponentin e furnizimit me ujë të pijshëm. Kur të përfundojë, projekti do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm 24/7 për të gjithë banorët e kësaj njësie.
Pamje e liqenit të Ohrit nga depo e re në fshatin Mëmëlisht, Njësia Administrative e Udënishtit, Pogradec. Foto nga UK Pogradec
Për më tepër, një investim tjetër në rrjetet e furnizimit me ujë po zbatohet në zonën e Mokrës, i cili përfshin një numër të madh të fshatrave dhe banorëve. Rajoni i Mokrës është një zonë malore dhe terreni është relativisht i vështirë kur bëhet fjalë për instalimin e të gjitha pikave të lidhjeve, por shërbimi 24/7 do të sigurohet me përfundimin e projektit.