Regjistrohuni tani për kurset e trajnimit që do të jepen gjatë muajit Shtator 2021!
3 Gusht, 2021
SHUKALB ju fton të merrni pjesë në tre kurse të shkëlqyeshëm trajnimi që do të organizohen përgjatë shtatorit 2021. Më poshtë do të gjeni më shumë detaje rreth regjistrimeve.
Menaxhimi i Humbjeve të Ujit 2-3 Shtator 2021
Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) në një sistem të furnizimit me ujë të pijshëm është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë një nga shkaqet kryesore të furnizimit me ndërprerje, dhe nën presionin e kërkuar të konsumatorëve. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, janë shkaqet për ndotjen e ujit të pijshëm.
Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë, duke ulur kostot e prodhimit dhe trajtimit të ujit. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.
Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.
Kontrolli i rrjedhjeve përbën një nga sfidat kryesore të shoqërive UK. Humbjet teknike, të cilat përfshijnë rrjedhjet janë një nga komponentet kryesor të ujit pa të ardhura. Ato shkaktojnë dëmtime në rrjetin shpërndarës të ujit dhe ndikojnë në cilësinë e tij të pijshëm. Prandaj, kontrolli dhe menaxhimi i duhur i tyre është i domosdoshëm.
Pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).
Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues.
Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës 16, 23, 30 Shtator dhe 7 Tetor, 2021
Ky kurs trajnimi trajton hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për hartimin e një Plani Biznesi 5-vjeçar për shoqëritë ujësjellës kanalizime. Duke filluar nga analizimi i situatës aktuale, identifikimi i objektivat strategjike, konvertimi i tyre në plane konkrete për përmirësimin e performancës deri tek monitorimi dhe përditësimi i këtyre planeve.
Bashkë me këtë kurs është prodhuar një template në Excel, me të cilin duke futur të dhënat për vitin aktual, pjesëmarrësit mund të parashikojnë dhe llogaritin në mënyrë automatike treguesit e performancës për 5- vitet e ardhshme.
Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierikë, shitjes, dhe shërbimit me klientin.