Regjistrohuni tani në Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike!
7 Shtator, 2021
SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 3-5 nëntor 2021, në Prishtinë, Kosovë.
Për shkak të situatës së rënduar të shtimit të rasteve të infeksioneve, si dhe masave të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19, Komiteti Organizativ i Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike ka vendosur që këtë vit eventi të organizohet plotësisht virtual.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është konfirmuar tashmë si eventi më i madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, dhe SHUKALB dhe SHUKOS janë të përkushtuar ta bëjnë eventin virtual të këtij viti po aq interesant dhe të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve teknike, sesioneve plenare si dhe diskutimet në panel. Për më tepër, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të vizitojnë sallën virtuale të ekspozitëse dhe të shikojnë produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë tona të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit në Rajonin e Ballkanit.
Ambjenti i ekspozitës do të organizohet përmes një platforme virtuale duke i dhënë çdo ekspozuesi mundësinë për të prezantuar produktet dhe kompaninë e tyre përmes videove, imazheve dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Platforma e ekspozitës do të jetë e aksesueshme dhe do të promovohet tek të gjithë pjesëmarrësit virtualë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës. Për më tepër, kompanitë ekspozuese do të kenë mundësinë të ndërveprojnë dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e Konferencës.
Regjistrimi në konferencë me tarifa të reduktuara është i mundur deri më datë 30 shtator 2021.
Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes dy mënyrave: