Shtyhet afati për dorëzimin e Abstrakteve – Konferenca e Përbashkët Ballkanike SHUKOS – SHUKALB, 3– 5 Nëntor 2021
7 Shtator, 2021
SHTYHET AFATI PËR DORËZIMIN E ABSTRAKTEVE!
SHUKOS dhe SHUKALB ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 9-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të zhvillohet si një aktivitet virtual, në datat 3-4-5 nëntor 2021, në Prishtinë, Kosovë.
Tema e Konferencës, Vlera e Ujit, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2021, dhe thekson faktin se mënyra si e vlerësojmë ujin përcakton se si menaxhohet dhe shpërndahet ai. Vlera e ujit është shumë më tepër sesa çmimi i tij – uji ka vlerë shumë të madhe dhe komplekse për familjet tona, kulturën, shëndetësinë, arsimin, ekonominë dhe integritetin e mjedisit tonë natyror. Nëse anashkalojmë ndonjë prej këtyre vlerave, rrezikojmë të keqmenaxhojmë këtë burim të fundëm, të pazëvendësueshëm.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshirë ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.
Jeni të ftuar të dorëzoni abstraktet tuaja!
Për informacion më të detajuar, lutemi gjeni bashkangjitur Broshurën “Thirrje për Abstrakte”.
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 15 Shtator 2021.