Dita Botërore e Ujit, 22 mars po afron – A është shoqëria juaj gati për të festuar?
7 Mars, 2022
Festimi i Ditës Botërore të Ujit (DBU) është bërë një traditë për SHUKALB dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij, si një mundësi e veçantë për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi.
Dita Botërore e Ujit është një Program i Kombeve të Bashkuara, që festohet çdo vit më 22 mars, ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ujërave të ëmbla dhe advokimin për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të ujërave të ëmbla. Çdo vit, Dita Botërore e Ujit nxjerr në pah një aspekt të veçantë të ujit, dhe tema e zgjedhur nga OKB-ja për këtë vit është “Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme”.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Korçë Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë
Ujërat nëntokësore janë të padukshme, por ndikimi i tyre është i dukshëm kudo. Jashtë vështrimit tonë, nën këmbët tona, ujërat nëntokësore janë një thesar i fshehur që pasuron jetët tona. Në zonat më të thata të botës, mund të jetë uji i vetëm që njerëzit kanë. Pothuajse e gjithë sasia e ujërave të ëmbël në gjendje të lëngët në botë janë ujëra nëntokësore, ku mbështeten furnizimet me ujë të pijshëm, sistemet e kanalizimeve, bujqësia, industria dhe ekosistemet. Në shumë vende, aktivitetet njerëzore mbipërdorin dhe ndotin ujërat nëntokësore. Në vende të tjera, ne thjesht nuk e dimë se sa ujë ka atje poshtë. Ujërat nëntokësore do të luajnë një rol kritik në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ne duhet të punojmë së bashku për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme këtë burim të çmuar. Ujërat nëntokësore mund të jenë jashtë vështrimit, por nuk duhet të jenë jashtë mendjes.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Lezhë Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Lezhë
Edhe këtë vit, SHUKALB do të mbështesë shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet dizenjimit të materialeve promovuese me mesazhin e DBU, për t’u përdorur më tej nga shoqëritë në organizimin e aktiviteteve të tyre të komunikimit publik në nivel lokal. SHUKALB ka përgatitur një fushatë digjitale dhe një fushatë tradicionale ndërgjegjësimi duke përfshirë materiale si fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese, bluza me logon e DBU dhe logon e shoqërive UK, çanta lecke me të dyja logot dhe spila me logon e DBU.
Të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime që do të dëshironin të organizonin evente ndërgjegjësuese dhe informuese mbi DBU-në, janë të mirëpritur të kontaktojnë SHUKALB përmes adresës së e-mailit program@shukalb.al.
Dhe mos harroni të na dërgoni fotografi nga eventi juaj. Ne do t’i ndajmë këto foto sëbashku me një përshkrim të shkurtër të eventit tuaj në rrjetet tona të mediave sociale, si dhe në buletinin elektronik Burimi të ardhshëm. Le të bëhemi gati për të festuar së bashku!