SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë me sukses trajnimin Moduli Bazë i Auditit të Ujit
7 Mars, 2022
Gjatë datave 9 dhe 10 shkurt 2022, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS organizuan me sukses online trajnimin dyditor mbi Moduli Bazë të Auditit të Ujit për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë, pjesë e Projektit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Kompanitë e Ujit në Evropën Juglindore”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi i stafit të shoqërive UK, në Fazën Platinum mbi Auditin e Ujit dhe ushtrimi me Softwarin EDAMS. Trajnimi u mbajt nga Nicolas Savva, ekspert në Hydro-Comp Enterprise.
Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues nga 8 Shoqëri UK në Shqipëri, si Sarandë, Cërrik, Gramsh, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Himarë, dhe përfaqësues nga 4 Kompani Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë si Prishtina, Hidromorava, Hidrodrini dhe Mitrovica, si dhe përfaqësues nga Entet Rregullatore të Ujit nga të dy vendet, GIZ – ORF dhe Hydro-Comp Enterprises.
Si pjesë e trajnimit, ekspertët nga Hydro-Comp Enterprise prezantuan dhe shpjeguan aspektet që kanë të bëjnë me auditin e ujit duke përfshirë modelet dhe shapefilet për lidhjet e faturimit dhe matësat kryesore, krijimi i skedareve të raportimit dhe ngarkimi i lidhjeve të faturimit, si dhe navigimi në zona. Gjithashtu u demostruan disa ushtrime gjatë të dy ditëve të trajnimit