SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve
7 Mars, 2022
Pjesëmarrësit në Takimin e Përbashkët Vjetor me Trajnerët Foto nga SHUKALB
Më 18 shkurt 2022, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS organizuan online Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve. Ky takim është një traditë e Programit të Përbashkët të Trajnimit të SHUKALB dhe SHUKOS, dhe gjithashtu u organizua në kuadër të angazhimit të të dy shoqatave në Projektin Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN).
Në takim morën 32 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët përfaqësonin profesionistë nga shoqëritë ujësjellës kanalizime, institucione të pushtetit qendror dhe lokal, kompani private, akademia, si dhe konsulentë të pavarur. Takimi u moderua nga Rozarta Pura, Drejtoreshë e Degës Juridike të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Takimi ishte i suksesshëm në informimin e trajnerëve mbi programet e zhvillimit të kapaciteteve që SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në lehtësimin e shkëmbimit të përvojave të tyre në ofrimin e trajnimeve.
Disa nga çështjet e diskutuara nga pjesëmarrësit ishin përgatitja e kurrikulave të reja lidhur me dixhitalizimin dhe menaxhimin e dokumentacionit sipas standardit ISO dhe kuptimi i konceptit të katër (4) objektivave të BE-së: Furnizimi me ujë 24/7; me cilësi; me çmim të arsyeshëm; dhe Shoqeri UK fitimprurëse.