SHUKALB përgatitet të nisë kalendarin e tij të trajnimeve për vitin 2023
6 Shkurt, 2023
SHUKALB përgatitet të nisë kalendarin e tij të trajnimeve për vitin 2023
Si një praktikë e rregullt vjetore, me qëllim ofrimin e trajnimeve dhe programeve për vitin 2023, SHUKALB po kryen një Anketim të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (TNA) që është shpërndarë në të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri. Këtë vit, në kontekstin e rajonalizimit të shërbimeve UK, SHUKALB po zbaton një metodologji ndryshe me qëllim identifikimin e nevojave të shoqërive UK për zhvillimin e aftësive profesionale të punonjësve në çdo nivel.
Përveç, anketës për vlerësimin e nevojave për trajnim, rezultatet e së cilës do të analizohen, do të zhvillojmë me personin/at përgjegjës në secilën shoqëri UK një takim virtual me qëllim që të diskutojmë dhe të verifikojmë të dhënat e shoqërisë. Në përfundim të këtij procesi të identifikimit dhe validimit te nevojave për trajnime për secilën shoqëri, SHUKALB do të organizojë një workshop online për të gjitha shoqëritë me qëllim që të prezantojë kalendarin e hartuar të trajnimeve për vitin 2023.
Për më shumë informacion mbi trajnimet që zotërohen nga SHUKALB, ju lutem vizitoni faqen e internetit dhe shkarkoni katalogun e trajnimeve këtu. Ndërsa për produktet dhe programet rajonale të zhvillimit të kapaciteteve, ju lutem vizitoni faqen e internetit këtu.