Ujësjellës Kanalizime Cërrik: Rikonstruksioni i Stacionit të Pompave “Objekti 97”
7 Mars, 2023
Ujësjellës Kanalizime Cërrik: Rikonstruksioni i Stacionit të Pompave “Objekti 97”
Stacioni i pompimit “Objekti 97” i UK Cërrik, para dhe pas investimit. Foto nga UK Cërrik
Ujësjellës Kanalizime Cërrik (UK Cërrik) ka përfunduar sëfundmi rikonstruksionin e stacionit të pompave “Objekti 97”, një investim i financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Albania. Që nga korriku 2022, UK Cërrik është pjesë e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan.
Stacioni i pompimit “Objekti 97” është ndërtuar rreth viteve 1950 me qëllim furnizimin me ujë të TEC dhe Uzinës së Përpunimit Cërrik ndërsa sot përdoret si stacion ndërmjetës, ku ndodhen 2 depo 1,000 m3 secila të cilat furnizohen përmes puseve. Sot stacioni shërben për furnizimin e fshatrave Shalës dhe Xibrakë.
Investimi erdhi kryesisht si nevojë për reduktimin e konsumit të lartë të energjise elektrike në këtë stacion, në të cilën ishin të instaluara dy pompa 200kw secila të cilat punonin me orar të reduktuar.
Investimi kishte si qëllim 4 objektiva:
Rritja e efiçencës së energjisë elektrike
Nëse i referohemi faturave të energjisë së SP “Objekti 97” për vitin 2021, faturimi i këtij stacioni ndërmjetës përbënte rreth 36% të faturimit total të të gjitha stacioneve të pompimit të UK Cërrik. Për këtë arsye të 2 pompat 200 kw u zëvendësuan me pompa 45 kw secila të cilat do të sigurojnë rritjen e efiçencës së energjisë elektrike me 40%.
Garantimi i furnizimit me ujë 24/7 për fshatrat Shalës dhe Xibrakë
Prej këtij stacioni furnizohen me uje të pijshëm 5,516 banore të fshatrave Shalës e Xibrakë, të cilët do të marrin shërbim 24 orë/ditë.
Rikonstruksioni i godinës dhe Përmirësimi i kushteve të punës
Që prej ndërtimit në vitet 50, stacioni i pompimit nuk i është nënshtruar asnjë rikonstruksioni tjetër. Stacioni ndodhej në një gjendje të patolerueshme pasi ndriçimi gjatë natës ishte shumë i dobët duke vënë në rrezik jetët e punonjësve të këtij stacioni. Fasada duhej rinovuar dhe riparuar.
Rehabilitimin e ambjentit të jashtëm
Gjendja e godinës para (në të majtë) dhe pas (djathtas) investimit. Foto nga UK Cërrik