Po bëhemi gati për të festuar Ditën Botërore të Ujit!
7 Mars, 2023
Po bëhemi gati për të festuar Ditën Botërore të Ujit!
Festimi i Ditës Botërore të Ujit (DBU) është bërë një traditë për SHUKALB dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij, si një mundësi e veçantë për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi.
Dita Botërore e Ujit është një Program i Kombeve të Bashkuara, që festohet çdo vit më 22 mars, ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ujërave të ëmbla dhe advokimin për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të ujërave të ëmbla. Çdo vit, Dita Botërore e Ujit nxjerr në pah një aspekt të veçantë të ujit, dhe tema e zgjedhur nga OKB-ja për këtë vit është “Të përshpejtojmë ndryshimin”.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit 2022 në Shkodër. Foto nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër
Kjo Ditë Botërore e Ujit ka të bëjë me përshpejtimin e ndryshimeve për të zgjidhur krizën e ujit dhe kanalizimeve.
Dhe për shkak se uji na prek të gjithëve, është e nevojshme që të gjithë të marrin masa.
Kjo do të thotë ju!
Ju dhe familja juaj, shkolla dhe komuniteti juaj mund të bëni një ndryshim duke ndryshuar mënyrën se si e përdorni, konsumoni dhe menaxhoni ujin në jetën tuaj.
Angazhimet tuaja do t’i shtohen Axhendës së Veprimit për Ujin, që do të prezantohet në Konferencën e Ujit të OKB-së 2023 – eventi i parë i këtij lloji për gati 50 vjet.
Ky është një moment që ndodh një herë në gjeneratë ku bota të bashkohet rreth ujit.
Luaj rolin tënd. Bëj atë që mundesh.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit 2022 në Korçë. Foto nga UK Korçë
Edhe këtë vit, SHUKALB do të mbështesë shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet dizenjimit të materialeve promovuese me mesazhin e DBU, për t’u përdorur më tej nga shoqëritë në organizimin e aktiviteteve të tyre të komunikimit publik në nivel lokal. SHUKALB ka përgatitur një fushatë digjitale dhe një fushatë tradicionale ndërgjegjësimi duke përfshirë materiale si fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese, bluza me logon e DBU dhe logon e shoqërive UK, çanta lecke me të dyja logot dhe spila me logon e DBU.
Të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime që do të dëshironin të organizonin evente ndërgjegjësuese dhe informuese mbi DBU-në, janë të mirëpritur të kontaktojnë SHUKALB përmes adresës së e-mailit program@shukalb.al.
Dhe mos harroni të na dërgoni fotografi nga eventi juaj. Ne do t’i ndajmë këto foto sëbashku me një përshkrim të shkurtër të eventit tuaj në rrjetet tona të mediave sociale, si dhe në buletinin elektronik Burimi të ardhshëm. Le të bëhemi gati për të festuar së bashku! .