Tema e Konferencës “Të Përshpejtojmë Ndryshimin: Drejt Shërbimeve të Sigurta, të Besueshme dhe të Qëndrueshme”, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2023 dhe në veçanti këtë vit nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ujin e mbajtur në mars në qytetin e Nju Jorkut, dhe ka të bëjë me përshpejtimin e ndryshimeve për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 (OZHQ 6), duke siguruar akses në ujë të pastër dhe kanalizime për të gjithë.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshirë ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.
Për informacion më të detajuar, lutemi gjeni bashkangjitur Broshurën Thirrje për Abstrakte.
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 15 Shtator 2023.
Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi të kontaktoni:
SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.