SHUKALB merr pjesë në takimin e parë të Bordit Këshillues dhe në takimin e parë të Rrjetëzimit të Projektit RCDN
6 Tetor, 2023
SHUKALB merr pjesë në takimin e parë të Bordit Këshillues dhe në takimin e parë të Rrjetëzimit të Projektit RCDN
Pjesëmarrësit e takimit të parë të RCDN për Rrjetëzim Foto nga RCDN
SHUKALB ka marrë financim për një Grant të titulluar “Përforcimi i Shërbimeve Reaguese ndaj nevojave specifike të sektorit UK në Shqipëri nëpërmjet Zhvillimit të Kapaciteteve dhe Aktiviteteve Advokuese” në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN+), i zbatuar nga GIZ Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në këtë kuadër, SHUKALB synon të realizojë programe të cilësisë së lartë të zhvillimit të kapaciteteve për të mbështetur shoqëritë ujësjellës kanalizime, bashkitë dhe aktorët e tjerë përkatës, së bashku me intensifikimin e dialogut dhe përpjekjeve advokuese, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët.
Gjatë datave 26-27 shtator 2023, RCDN+ organizoi takimin e parë të Bordit Këshillues (PAB) dhe në takimin e parë të Rrjetëzimit në Podgoricë, Mali i Zi.
Takimi i parë e Bordit Këshillues të Projektit RCDN u organizua më 26 tetor me pjesëmarrjen e anëtarëve të emëruar të PAB, përfaqësues të GIZ dhe SECO, BB dhe IFI. Takimi lançoi RCDN+ PAB si një platformë të hapur shkëmbimi rajonal dhe miratoi Rregullat e tij të Operimit, si p.sh., për të ndërtuar një mirëkuptim të përbashkët mbi qasjen RCDN+; për të rënë dakord për hapat e ardhshëm në funksionalizimin e RCDN+ dhe për të shkëmbyer me palët e tjera të interesit tendencat në zhvillim në sektor dhe për të koordinuar përpjekjet.
Takimi i parë i RCDN i Rrjetëzimit u organizua për dy ditë, 26-27 shtator, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shoqatave të Qeverisjes Lokale dhe Shoqatave të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, NALAS, IAWD dhe GIZ.
Takimi ndërtoi një mirëkuptim të përbashkët mbi elementët kyç dhe logjikën e ndërhyrjes së RCDN+; njohu shoqatat me Planin Operacional, procesin e monitorimit dhe raportimit, si dhe miratoi dhe prioritizoi masat e zhvillimit të kapaciteteve.
SHUKALB u përfaqësua në këto aktivitete nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive dhe Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional. Takimi u moderua nga Evis Gjebrea, Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.