Avancimi drejt Ekselencës në Sektorin Ujësjellës Kanalizime: Vështrime nga takimi i 2-të RCDN+ për Rrjetëzim
28 Dhjetor, 2023
Avancimi drejt Ekselencës në Sektorin Ujësjellës Kanalizime: Vështrime nga takimi i 2-të RCDN+ për Rrjetëzim
Pjesëmarrësit e Takimit të 2-të RCDN+ për Rrjetëzim Foto nga: Projekti RCDN+
Takimi i 2-të për Rrjetëzim, një mbledhje e Menaxherëve të Trajnimeve nga shoqatat partnere të qeverisjes vendore, shoqatat ujësjellës kanalizime , së bashku me përfaqësues nga NALAS, IAWD dhe GIZ, u mbajt me sukses nga 12 deri më 14 dhjetor 2023, në zyrat e Bankës Botërore në Vjenë, Austri. Organizuar në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet Ujësjellës dhe Kanalizime (RCDN+), takimi synoi të rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve të Zhvillimit të Kapaciteteve (ZHK) brenda sektorit Ujësjellës Kanalizime, duke u fokusuar veçanërisht në prezantimin dhe shqyrtimin e modeleve të përmirësuara të standardeve të cilësisë (SC) për ofrimin e trajnimeve.
Takimi u strukturua rreth këtyre rezultateve specifike të të mësuarit:
Modelet e Standardeve të Përmirësuara të Cilësisë (SC): Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime rreth modeleve të përmirësuara të SC-ve për ofrimin e trajnimeve, duke përdorur këto modele si një kornizë bazë për të përmirësuar dhe përshtatur bashkërisht aty ku është e nevojshme.
Rradhitja e modeleve të SC-ve të përbashkëta/rajonale: Diskutimet thelbësore u fokusuan në rradhitjen e modeleve të SC-ve të përbashkëta/rajonale, duke shfrytëzuar njohuri praktike nga zbatimi i tyre brenda shoqatave kombëtare. Objektivi ishte të përvetësoheshin këto njohuri për të rritur efektivitetin e përgjithshëm të modeleve.
Plani Operacional për vitin 2024: Në qendër të diskutimeve ishte sigurimi i konsensusit mbi Planin Operacional për dy vitet e ardhshme, duke përshkruar rrugët strategjike dhe objektivat për veprim bashkëpunues.
SHUKALB u përfaqësua në takim Menaxherja e Trajnimeve, Jonida Ahmeti, e cila kontribuoi me njohuri të vlefshme duke ndarë përvojat e shoqatës në ofrimin e programeve të zhvillimit të kapaciteteve. SHUKALB është i përkushtuar për të rritur cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve të zhvillimit të kapaciteteve në sektorin Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri, duke synuar ta çojë sektorin drejt cilësisë më të lartë. Versioni i përmirësuar dhe i zgjeruar i standardeve të cilësisë do të integrohet në të gjitha programet e trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të planifikuara për t’u ofruar përgjatë vitit 2024.