SHUKALB i bashkohet takimit të Tryezës së Rrumbullakët të IAWD të Shoqatave të Ujit të Rajonit të Danubit
7 Shkurt, 2024
SHUKALB i bashkohet takimit të Tryezës së Rrumbullakët të IAWD të Shoqatave të Ujit të Rajonit të Danubit
Më 29 janar 2024, IAWD, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Shërbimeve të Ujit në zonën e ujëmbledhësit të lumit Danub, organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e shoqatave të ujit nga rajoni i Danubit. Takimi u organizua në ambientet e Bankës Botërore në Vjenë, si dhe mundësoi pjesëmarrjen online.
Tryeza e rrumbullakët e shoqatave të ujit është tashmë një praktikë e njohur e krijuar dhe e organizuar disa herë në kuadër të Programit të Ujit të Danubit. Objektivi i saj është të nxisë shkëmbimin ndërmjet shoqatave kombëtare të ujit që janë aktive në rajon. Fokusi i kësaj tryeze ishte se si të rritet bashkëpunimi midis shoqatave të ujit në kontekstin e komunikimit dhe informimit si dhe prezantimi i aktiviteteve të vazhdueshme në lidhje me krahasimin e standartizuar.
Në lidhje me aktivitetet e komunikimit dhe ndërgjegjësimit, Emilija Milunovic nga IAWD prezantoi pjesëmarrësit me faqen e internetit Just Add Water, ndërsa Manfred Eisenhut nga Shoqata Austriake për Sektorin e Gazit dhe Ujit (ÖVGW) prezantoi Komunikimin si bazë për punën e suksesshme të shoqatës, si shembull i praktikës më të mirë i ÖVGW.
“Just Add Water” është një iniciativë e nisur së fundmi nga IAWD, në kuadër të Rrjetit Rajonal të Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve në Evropën Juglindore (RCDN). Kjo është një fushatë komunikimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e punës së shoqërive ujësjellës kanalizime, shoqatave të ujit dhe të gjithëve në sektorin e ujit, duke synuar publikun, veçanërisht të rinjtë.
Përveç kësaj, tryeza përfshinte një prezantim mbi Platformën e Operatorëve të Ujit, nga Anne Bousquet nga Aleanca Globale e Partneriteteve të Operatorëve të Ujit (GWOPA), e cila prezantoi aktivitetet në lidhje me Partneritetet e Operatorëve të Ujit, dhe prezantimin e NewIBNET nga Monika Weber-Fahr, NewIBNET. të cilët prezantuan aktivitetet në lidhje me krahasimine standartizuar (benchmarking).
SHUKALB u përfaqësua në tryezë nga Jonida, Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve, e pranishme në sallë dhe Albani Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve dhe Olta Alla, Menaxhere e Programeve, të cilët morën pjesë online. Ata kontribuan në mënyrë aktive duke dhënë komentet e tyre, veçanërisht në lidhje me veçoritë e faqes së internetit Just Add Water dhe çfarë mund të përmirësohet më tej.