Tema e Konferencës, “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujit“, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2024 dhe thekson rolin kryesor që luan uji në nxitjen e paqes dhe stabilitetit. Ai tërheq vëmendjen mbi lidhjen komplekse midis ujit, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke vënë theksin në domosdoshmërinë e përpjekjeve kolektive për të trajtuar sfidat e ujit dhe për të kultivuar një botë më paqësore dhe më të qëndrueshme.
Programi i Konferencës do të mundësojë një diskutim të gjerë dhe shumëdimensional, duke përfshirë tema që variojnë nga aspektet politike dhe teknike deri te çështjet e menaxhimit të sektorit të ujit.
SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.