SHUKALB finalizon me sukses zhvillimin e Programit të D-LeaP Menaxhimi i Aseteve
2 Nëntor, 2024
SHUKALB finalizon me sukses zhvillimin e Programit të D-LeaP Menaxhimi i Aseteve
Arbana Kola, Menaxhere e Projekteve, SHUKALB (në këmbë) dhe pjesëmarrësit në hapjen e workshopit të parë të Programit të D-LeaP Menaxhimi i Aseteve Foton ga SHUKALB
Gjatë muajve shtator dhe tetor 2024, SHUKALB zhvilloi me sukses Programin D-LeaP Menaxhimi i Aseteve për Shoqëritë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Berat, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ky program u bë i mundur përmes mbështetjes së paçmuar nga Partneriteti i Danubit (D-LeaP) dhe Programi Infrastruktura Bashkiake V.
Objektivi kryesor i programit ishte pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar një Plan efektiv të Menaxhimit të Aseteve, duke siguruar funksionimin efikas, mirëmbajtjen dhe jetëgjatësinë e aseteve të shoqërive të tyre. Duke u fokusuar në menaxhimin strategjik të aseteve, programi synonte të fuqizonte këto shoqëri për të optimizuar performancën e tyre dhe për të siguruar shërbime të qëndrueshme për të ardhmen.
Trajnerja Etleva Demiri, Përgjegjëse për Sektorin Teknik dhe Licencimit, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) gjatë moderimit të saj Foto nga SHUKALB
Programi përfshinte tre workshope intensive, ku pjesëmarrësit u përfshinë në një gamë të gjerë temash, duke përfshirë Inventarin e Aseteve, Sistemet e Menaxhimit të të Dhënave, Nivelin e Shërbimit, Asetet Kritike dhe Menaxhimin e Ciklit të Jetës së Aseteve, Strategjinë e Financimit Afatgjatë. Këto workshope jo vetëm që ofruan njohuri teorike, por gjithashtu ofruan mundësinë e angazhimit të pjesëmarrësce në ushtrime praktike. Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në aktivitete që përfshinin regjistrimin e aseteve në formatin Excel, identifikimin e aseteve kritike jetike për operacionet e tyre dhe hartimin e një plani veprimi për Menaxhimin e Aseteve.
Reagimet nga pjesëmarrësit kanë qenë jashtëzakonisht pozitive. Shumë prej tyre theksuan se programi jo vetëm që zgjeroi njohuritë e tyre për menaxhimin e aseteve, por gjithashtu ofroi mjete dhe metodologji të vlefshme që do të përmirësojnë drejtpërdrejt punën e tyre të përditshme. Disa pjesëmarrës vunë në dukje se njohuritë e fituara do të ishin të dobishme në përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së shoqërive të tyre.
Falënderime të veçanta i shkojne trajnerëve tanë ekspertë Sokol Kraja, Nevila Saliu, Etleva Demiri nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) dhe Belina Belortaja, eksperte e GIS, udhëzimet e jashtëzakonshme dhe mbështetja teknike e të cilëve gjatë gjithë programit ishin vendimtare për suksesin e tij..
Pjesëmarrësit të angazhuar në ushtrime praktike me udhëzime nga trajnerët Foto nga SHUKALB