SHUKALB nis me sukses workshopin e parë të Programit të D-LeaP Akses në Financim
7 Shkurt, 2025
SHUKALB nis me sukses workshopin e parë të Programit të D-LeaP Akses në Financim
Trajnerja Valbona Paja dhe pjesëmarrësit gjatë një ushtrimi në grup Foto nga SHUKALB
Në datat 30–31 janar 2025, SHUKALB nisi me sukses nisi me sukses workshopin e parë të Programit të D-LeaP Akses në Financim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive të menaxhimit financiar në sektorin e ujësjellës kanalizimeve. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues nga Shoqëritë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë, Berat, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, së bashku me përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK). Ky program mbështetet nga Partneriteti i Danubit (D-LeaP) dhe projekti RCDN+
Programi është krijuar për të fuqizuar pjesëmarrësit me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të arritur qëndrueshmërinë financiare dhe për të mbështetur vendimmarrësit në marrjen e vendimeve të informuara financiare për ofrimin e përmirësuar të shërbimeve të ujit.
Pikat kryesore të workshopit
Workshopi u drejtua nga trajneret e nderuara Monika Vejseli, Valbona Paja dhe Ariola Korreshi. Gjatë gjithë përgatitjes dhe realizimit të trajnimit, SHUKALB dhe trajnerët morën mbështetje të vlefshme nga partneri teknik IAWD.
Pjesëmarrësit dhe trajnerët gjatë workshopit të parë të Programit të D-LeaP Akses në Financim Foto nga SHUKALB
Pjesëmarrësit u angazhuan me një sërë temash kritike, duke përfshirë:
Hyrje në Financën e Shërbimeve të Ujit
Aspekte unike të shërbimeve të ujit
Kuptimi i pasqyrave financiare të shoqërive UK
Performanca operative dhe financiare e shoqërive UK
Konceptet financiare për vendimet për investime dhe financim
Analiza Financiare dhe Ekonomike
Përveç prezantimeve, pjesëmarrësit morën pjesë në ushtrime interaktive në grup dhe iu caktuan detyra shtëpie praktike për të përforcuar të mësuarit e tyre dhe për të zbatuar konceptet në skenarë real.
Një hap drejt shërbimeve të qëndrueshme të ujit
Ky workshop shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e SHUKALB për të ndërtuar kapacitetin e menaxhimit financiar të ofruesve të shërbimeve të ujit. Duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësitë për të marrë vendime të informuara financiare, programi kontribuon në qëndrueshmërinë dhe efiçencen afatgjatë të shërbimeve të ujit në Shqipëri.
Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj D-LeaP dhe projektit RCDN+ për mbështetjen e tyre financiare, si dhe për trajnerët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre aktiv në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të ujit.