Përgatituni për Konferencën e 13-të të Përbashkët Ballkanike – Pikat kryesore që duhet të prisni me padurim
10 Nëntor, 2025
Përgatituni për Konferencën e 13-të të Përbashkët Ballkanike – Pikat kryesore që duhet të prisni me padurim
Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike, me temë “Menaxhimi i qëndrueshëm i ujit përballë ndryshimeve klimatike”, do të mbahet në 11-13 nëntor 2025, në qytetin bregdetar të Durrësit, në Shqipëri, në ambientet e Grand Blue Fafa Resort. Me eventin vetëm pak orë larg, jemi të emocionuar t’ju mirëpresim!
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore nga eventi i këtij viti.
Vendimarrës të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar
Ceremonia e hapjes më 11 nëntor 2025 do të mirëpresë vendimarrës të nivelit të lartë dhe të ftuar të shquar. Jemi të nderuar që kemi:
SH.T. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit, Republika e Shqipërisë, dhe
SH.T. Karl Bergner, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, do të mbajë fjalën përshëndetëse.
Aktivitete para Konferencës
Workshop-i i Programit D-LeaP Benchmarking – HUB-i për Kosovën dhe Shqipërinë (Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)
Workshopi do të mbledhë kompanitë e ujësjellës-kanalizimeve pjesëmarrëse në Programin e Benchmarking-ut (UBP) – Hub-i për Kosovë dhe Shqipëri, dhe do të përqendrohet në aktivitete që synojnë identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve të mundshme, kryerjen e procesit të validimit deri në finalizimin e raporteve individuale. Qëllimi është të rriten aftësitë e koordinatorëve të HUB-it shqipfolës në përdorimin dhe menaxhimin e treguesve të performancës, bazuar në standardet ndërkombëtare, si dhe në shfrytëzimin e platformës së UBP-së për gjenerimin e analizave specifike, raporteve dinamike dhe atyre krahasuese. Përveç kësaj, ndarja e praktikave më të mira me kolegët pjesëmarrës nga HUB-et e tjera të UBP-së do të kontribuojë në forcimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit midis profesionistëve të sektorit të ujit në rajon dhe më gjerë.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (Aktivitet i Hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit ka për qëllim të nxisë diskutimin për zhvillim dhe ngritje profesionale të gjeneratave të reja që janë në sektor por dhe të atyre që synojnë të zhvillojnë karieren e tyre në sektorin e shërbimeve ujësjellës kanalizime si dhe të forcojnë rrjetëzimin me profesionistët nga rajoni dhe më gjerë.
Workshop-i i Transferimit të Teknologjive (Aktivitet i Hapur)
Workshop-i do të mbledhë kompani prezente në Ekspozitën e Konferencës për të prezantuar zgjidhje, teknologji dhe shërbime inovative të paraqitura në Ekspozitën e Konferencës. Ky aktivitet do të shërbejë si një platformë shkëmbimi midis ofruesve të teknologjisë dhe Kompanive ujësjellës-kanalizime, duke nxitur partneritete për një menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të ujit.
Programi i Konferencës
Programi i Konferencës do të kombinojë sesionet plenare dhe sesionet teknike paralele që mbulojnë një gamë të gjerë temash, nga politikat dhe menaxhimi deri te zhvillimet teknike të përparuara në sektorin e ujit.
Jemi krenarë që do të mirëpresim dy folës kryesorë të shquar:
Dita e Parë: Prof. Kala Vairavamoorthy, Drejtor Ekzekutiv, Shoqata Ndërkombëtare e Ujit do të mbajë një fjalim kryesor mbi “Sistemet në Transformim – Inovacion për një të Ardhme të Qëndrueshme të Ujit”
Dita e Dytë: Philippe Reymond, Menaxher Projekti, Instituti Federal Zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore, Zvicër, do të mbajë një fjalim kryesor me temë “Nga zonat bregdetare në ato sensitive mjedisore dhe periferike: Mundësitë dhe sfidat e menaxhimit të decentralizuar të ujërave të ndotura”
Klikoni këtu për të parë programin e plotë të Konferencës: LINKU.
Eventi Social
Të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë janë të ftuar në Eventin tonë Social të mërkurën, më 12 nëntor 2025, nga ora 19:30–23:00 në Luxury Premium Finese, i cili ndodhet vetëm 100 metra larg vendit të konferencës.
Bashkohuni me ne për një mbrëmje të paharrueshme ku do të shërbehet ushqim i shijshëm, pije freskuese dhe muzikë live nga Rubin Kaso Band.
Shfrytëzoni rastin për t’u çlodhur, për t’u lidhur me kolegët dhe për të shijuar një atmosferë festive që feston arritjet tona të përbashkëta.
Ju mirëpresim!
Ekspozita Teknike
Ekspozita Teknike e këtij viti është një nga më të mëdhatë deri më tani, duke paraqitur 27 kompani private lider që do të shfaqin përparimet më të fundit në sektorin e ujit.
Nga tubat, pompat dhe matësit inovativë te softuerët, inxhinieria dhe zgjidhjet e avancuara të menaxhimit, ka diçka për të gjithë për të eksploruar.
Po numërojmë orët deri në takimin tonë nga afër për tre ditë frymëzuese shkëmbimi njohurish, rrjetëzimi dhe inovacioni në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike.