SDSLeaD – Smart Decision Support and Leakage Detection
SDSLeaD – Smart Decision Support and Leakage Detection
Periudha e zbatimit: 10/2025 – 10/2027
Përmbledhje e Projektit
Projekti SDSLeaD (Smart Decision Support and Leakage Detection) synon të adresojë humbjet e ujit dhe nivelin e lartë të Ujit Pa të Ardhura (Non-Revenue Water – NRW) në zonën ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Rajoni përballet me presion të shtuar mbi burimet ujore për shkak të mbishfrytëzimit, ndotjes, infrastrukturës së amortizuar dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
Qëllimi kryesor i projektit është optimizimi i përdorimit të ujit përmes reduktimit të humbjeve në sistemet e furnizimit me ujë, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe ujë të pijshëm cilësor për komunitetet.
Në kuadër të projektit do të zhvillohet dhe pilotohet një Sistem i Avancuar i Mbështetjes së Vendimmarrjes (DSS), i cili integron:
Sensorë IoT dhe pajisje monitorimi në kohë reale
Të dhëna SCADA dhe modele hidraulike
Modele matematikore dhe “digital twins”
Analiza parashikuese për zbulimin e hershëm të rrjedhjeve
Ky sistem do t’u mundësojë shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve të identifikojnë dhe adresojnë rrjedhjet në mënyrë më të shpejtë dhe të saktë, duke reduktuar humbjet e ujit dhe energjisë, kostot operative dhe ndikimin mjedisor.
Zbatimi Pilot
Sistemi DSS do të pilotohet në:
Kozani, Greqi
Korçë, Shqipëri
Në zonat pilot do të instalohen data logger, matësa inteligjentë, sensorë presioni dhe pajisje për monitorimin e prurjeve në kohë reale.
Rezultatet e Pritshme
Projekti pritet të sjellë:
Një Sistem funksional dhe të testuar të Mbështetjes së Vendimmarrjes (DSS) për menaxhim parashikues dhe në kohë reale të rrjedhjeve
Vendosjen e pajisjeve inteligjente të monitorimit në zonat pilot
Një bazë të përbashkët njohurish me manuale teknike, metodologji dhe mjete digjitale të ripërdorshme
Materiale trajnimi, workshope dhe programe të strukturuara për ngritjen e kapaciteteve të stafit teknik
Një plan veprimi të përbashkët dhe rekomandime politike për të siguruar qëndrueshmërinë institucionale
Aktivitete komunikimi dhe ndërgjegjësimi për aktorët e sektorit
Roli i SHUKALB
Si partner i projektit, SHUKALB do të:
Hartojë materiale trajnimi dhe organizojë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të shoqërive UK dhe aktorëve të tjerë të sektorit
Mbështesë mbledhjen dhe analizën e të dhënave për vlerësimin fillestar të humbjeve të ujit
Shpërndajë rezultatet e projektit përmes rrjetit kombëtar të shoqërive UK në Shqipëri
Kontribuojë në hartimin e planit të përbashkët të veprimit dhe rekomandimeve politike
Integrojë praktikat më të mira të projektit në programet ekzistuese të trajnimit të SHUKALB, për të garantuar vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë pas përfundimit të projektit
Kuadri i Projektit
SDSLeaD financohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg VI-A IPA Greece–Albania.
Buxheti Total: 820.684,80€ Financimi i BE-së 656.547,84€
Projekti kontribuon në zbatimin e EU Drinking Water Directive, EU Water Framework Directive, mbështet objektivat e European Green Deal dhe kontribuon në arritjen e Sustainable Development Goal 6, duke promovuar ujë të pastër përmes inovacionit, digjitalizimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.