{"id":5927,"date":"2020-12-31T15:14:29","date_gmt":"2020-12-31T14:14:29","guid":{"rendered":"https:\/\/demo.shukalb.al\/?p=5927"},"modified":"2022-11-24T09:58:46","modified_gmt":"2022-11-24T08:58:46","slug":"viti-2020-i-shukalb-ne-fokus-mesazh-nga-elisabeta-poci-zevendes-drejtore-ekzekutive-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=5927&lang=sq","title":{"rendered":"Viti 2020 i SHUKALB n\u00eb fokus \u2013 Mesazh nga Elisabeta Po\u00e7i, Z\u00ebvend\u00ebs Drejtore Ekzekutive"},"content":{"rendered":"<p>:<a href=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/End-of-Year-2019_Beta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-3053\" src=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/End-of-Year-2019_Beta-300x254.jpg\" alt=\"\" width=\"302\" height=\"256\" \/><\/a>Nd\u00ebrsa po num\u00ebrojm\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb paprecedent\u00eb 2020, d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i urojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe miqve tan\u00eb, nj\u00eb vit t\u00eb ri t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb lumtur dhe plot sh\u00ebndet n\u00eb vitin 2021! Ky vit na ka testuar dhe sfiduar t\u00eb gjith\u00ebve ne, n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb ndoshta nuk i kemi imagjinuar m\u00eb par\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, kjo na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb disa gj\u00ebra. Nj\u00eb nga ato gj\u00ebra \u00ebsht\u00eb vlera e partneriteteve dhe forca q\u00eb vjen nga njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt punoni. Nd\u00ebrsa me v\u00ebshtir\u00ebsi kemi arritur t\u00eb takohemi dhe t\u00eb mblidhemi si zakonisht, si pjes\u00eb e aktiviteteve tona, ne jemi inkurajuar jasht\u00ebzakonisht nga kontakti dhe shk\u00ebmbimi virtual me an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb. Ne jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe krenar\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e treguar nga shoq\u00ebrit\u00eb UK tona an\u00ebtare, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht periudh\u00ebs s\u00eb mbylljes dhe rrethanave t\u00eb v\u00ebshtira, siguruan sh\u00ebrbime t\u00eb sigurta dhe t\u00eb besueshme t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve p\u00ebr popullsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shprehja &#8220;Askush nuk \u00ebsht\u00eb ishull &#8230;&#8221; u p\u00ebrshtatet mir\u00eb edhe organizatave, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim as SHUKALB nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull dhe ne nuk q\u00ebndrojm\u00eb vet\u00ebm. Nd\u00ebrsa ne gjithmon\u00eb e kemi vleresuar mb\u00ebshtetjen q\u00eb kemi marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb viteve nga partner\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit kemi edhe m\u00eb shum\u00eb arsye p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Ne jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ve\u00e7an\u00ebrisht sfidues, kemi pasur partner\u00eb dhe miq t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u mb\u00ebshtetur, t\u00eb cil\u00ebt me mb\u00ebshtetjen e tyre na ndihmuan t\u00eb p\u00ebrmbushnim misionin ton\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb 2020 t\u00eb ndjehet shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnoi edhe 20 vjetorin e SHUKALB. Ne po rritemi, dhe me k\u00ebt\u00eb rriten edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebve dhe pal\u00ebve tona t\u00eb interesit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jemi nj\u00eb forc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe pozitive q\u00eb kontribuon n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sektorit t\u00eb ujit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa nuk mund ta festonim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor dometh\u00ebn\u00ebs ashtu si\u00e7 e kishim planifikuar, ne jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb e kemi sh\u00ebnuar p\u00ebrvjetorin ton\u00eb me q\u00ebndrueshm\u00ebri, ekspertiz\u00eb dhe dhembshuri. Paragraf\u00ebt e m\u00ebposht\u00ebm ofrojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb disa prej pikave kryesore t\u00eb aktiviteteve kryesore dhe eventeve q\u00eb SHUKALB nd\u00ebrmori k\u00ebt\u00eb vit, si pjes\u00eb e fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb aktiviteteve dhe projekteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si <strong>p\u00ebrgjigje e shpejt\u00eb ndaj shp\u00ebrthimit t\u00eb COVID-19<\/strong> n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillim t\u00eb muajit mars 2020, SHUKALB reagoi shpejt duke qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me shoq\u00ebrit\u00eb UK an\u00ebtare dhe duke ndjekur progresin e masave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga an\u00ebtar\u00ebt e tij nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndau informacione t\u00eb vlefshme me ta. \u00a0SHUKALB krijoi nj\u00eb sesion t\u00eb dedikuar n\u00eb <a href=\"http:\/\/shukalb.al\/sq\/burimet\/covid-19-dhe-uji\/\">faqen e tij t\u00eb internetit<\/a> me informacion rreth sektorit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve n\u00eb lidhje me pandemin\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prillit 2020, SHUKALB zhvilloi nj\u00eb anketim online drejtuar shoq\u00ebrive UK dhe organizatave t\u00eb tjera t\u00eb sektorit t\u00eb ujit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb maste ndikimin fillestar t\u00eb pandemis\u00eb dhe masat q\u00eb u nd\u00ebrmor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb menaxhuar rrezikun dhe planet p\u00ebr emergjencat. Gjat\u00eb muajit maj 2020, SHUKALB organizoi me sukses dy webinare p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi impaktin e pandemis\u00eb COVID-19 te shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb Shqip\u00ebri.. T\u00eb dy webinaret kishin nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb nga aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb sektorit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve nga Shqip\u00ebria, rajoni dhe m\u00eb gjer\u00eb, si shoq\u00ebri UK, donator\u00eb, NJQV-t\u00eb, qeveria qendrore, institucionet financiare, akademia, ambasadat e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri, kompanit\u00eb private, si dhe profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sektorit te ujit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Programit t\u00eb tij t\u00eb Trajnimit<\/strong>, SHUKALB zhvilloi 5 kurse trajnimi, 3 prej tyre online, n\u00eb t\u00eb cilat mor\u00ebn pjes\u00eb punonj\u00ebs nga 13 shoq\u00ebri uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat mbuluan tema t\u00eb tilla si pasqyrat financiare, menaxhimi, menaxhimi i aseteve, dhe kampionimi dhe procedurat laboratorike. P\u00ebr vitin 2021 ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb ofruar dhe zhvilluar kurse trajnimi dhe programe t\u00eb zhvillimit t\u00eb kapaciteteve q\u00eb i p\u00ebrgjigjen nevojave t\u00eb shoq\u00ebrive tona an\u00ebtare uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime, dhe m\u00eb gjer\u00ebsisht sektorit t\u00eb ujit, duke p\u00ebrdorur burimet tona, si dhe si pjes\u00eb e partneriteteve p\u00ebrmes aktivitete t\u00eb vazhdueshme rajonale.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Projektit Rrjeti Rajonal p\u00ebr Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN)<\/strong>, SHUKALB zhvilloi trajnimet \u201cHyrje n\u00eb Menaxhimin e Integruar t\u00eb Aseteve\u201ddhe \u201cProjektet e Investimeve Kapitale n\u00eb Infrastruktur\u00eb n\u00eb sektorin e uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve\u201c, t\u00eb cilat u zhvilluan online. Trajnimet u ndoq\u00ebn gjithsej nga stafi i 14 shoq\u00ebrive UK, 7 bashki, Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetjeve (AKUM) dhe Enti Rregullator i Ujit. N\u00eb vazhdim, SHUKALB zhvilloi 2 dy shk\u00ebmbime t\u00eb eksperiencave mes koleg\u00ebve p\u00ebr \u201cProjektet e suksesshme t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb kanalizimeve dhe trajtimit t\u00eb ujit t\u00eb ndotur\u201d,me pjes\u00ebmarrje nga stafi i 16 shoq\u00ebrive UK, AKUM dhe bashkive. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, SHUKALB ka organizuar aktivitete p\u00ebr t\u00eb diskutuar dhe mbledhur reagime nga an\u00ebtar\u00ebt e tij mbi temat kryesore t\u00eb advokimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2020, SHUKALB ka implementuar faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb <strong>Projektit &#8220;Menaxhimi i Aseteve n\u00eb Shoq\u00ebrit\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;<\/strong>, i cili konsiston n\u00eb Menaxhimin e Mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar produktivitetin dhe efikasitetin e funksionit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes dhe dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit, si dhe p\u00ebr regjistrimin e problemeve t\u00eb mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Planifikimin e Rehabilitimit \/ Mir\u00ebmbajtjes, p\u00ebr 11 shoq\u00ebri UK. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, SHUKALB ka implementuar faz\u00ebn e par\u00eb, regjistrimin e aseteve dhe menaxhimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb rrjet, p\u00ebr 8 shoq\u00ebri UK t\u00eb reja q\u00eb iu bashkuan Projektit, duke prfshir\u00eb n\u00eb total 19 shoq\u00ebri UK.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit &#8220;Menaxhimi i Aseteve n\u00eb Shoq\u00ebrit\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; dhe n\u00eb kontekstin e pandemis\u00eb COVID-19, GIZ Fondi i Hapur Rajonal p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore \u2013 Modernizimi i Sh\u00ebrbimeve Komunale (GIZ ORF MMS) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shoqat\u00ebn Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (SHUKALB), shp\u00ebrndan\u00eb pako me dezinfektant\u00eb dhe pajisje mbrojt\u00ebse p\u00ebr 19 shoq\u00ebri uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb partneritet me SHUKOS, ne vazhduam dhe zhvilluam me sukses p\u00ebr t\u00eb 6-n her\u00eb programin e <strong>Krahasimit t\u00eb Standardizuar (Benchmarking)<\/strong> p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, ne kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Partneritetit te Danubit (D-LeaP).<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK an\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrballjen me pandemin\u00eb COVID-19, SHUKALB ka marr\u00eb financim p\u00ebr nj\u00eb Grant Projekt t\u00eb titulluar \u201c<strong>ORF MMS \u2013 Sigurimi i Mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Bashkit\u00eb dhe Shoq\u00ebrit\u00eb UK Publike p\u00ebr Menaxhimin e Kriz\u00ebs Covid-19 n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong>\u201d. Granti \u00ebsht\u00eb autorizuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashk\u00ebpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb administrativisht n\u00eb Projektin GIZ \u201cFondi i Hapur Rajonal p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore \u2013 Modernizimi i Sh\u00ebrbimeve Komunale (ORF MMS)\u201d. Projekti mb\u00ebshtetet dhe bashk\u00ebfinancohet gjithashtu nga\u00a0 Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kompanive t\u00eb Furnizimit me Uj\u00eb t\u00eb Basenit t\u00eb Lumit t\u00eb Danubit (IAWD). N\u00eb zbatimin e k\u00ebtij projekti, SHUKALB do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Programin ekzistues t\u00eb Partneritetit t\u00eb Danubit (D-Leap) Plani i Siguris\u00eb s\u00eb Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (WSP &amp; CM), i cili \u00ebsht\u00eb rregulluar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ndikimin e pandemis\u00eb COVID19.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit <strong>Konferenca dhe Ekspozita vjetore e P\u00ebrbashk\u00ebt Ballkanike<\/strong> u organizua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si nj\u00eb event virtual, m\u00eb 4, 5, 6 n\u00ebntor 2020. \u00a0Pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb pazakonta, Konferenca virtuale t\u00ebrhoqi mbi 200 profesionist\u00eb t\u00eb ujit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin shoq\u00ebri UK, komunitetin e donator\u00ebve, kompani private, institucione akademike, si dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb qeverisjes qendrore dhe lokale nga 15 vende t\u00eb ndryshme. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb Konferenc\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vizitonin Ekspozit\u00ebn e par\u00eb Virtuale t\u00eb organizuar p\u00ebrmes nj\u00eb platforme virtuale ku kompanit\u00eb ekspozuese prezantuan produktet dhe sh\u00ebrbimet e tyre p\u00ebrmes videove, imazheve, broshurave dhe informacioneve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket <strong>programeve tona t\u00eb \u201cEdukimit dhe Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit\u201d<\/strong>, SHUKALB p\u00ebrfundoi me sukses programin Sfida Bot\u00ebrore e Monitorimit t\u00eb Ujit p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e klasave t\u00eb 8-ta dhe programin \u201cPanairi Shkencor\u201d p\u00ebr Shkollat e Mesme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e klasave t\u00eb 11-ta, t\u00eb zbatuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe me bashk\u00ebpunimin me Ministrin\u00eb e Arsimit, Sporteve dhe Rinis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00a0T\u00eb dy programet u zbatuan me mb\u00ebshtetjen e programit \u201cOrientimi i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Furnizimit me Uj\u00eb dhe Kanalizime drejt Performanc\u00ebs dhe Konsumatorit\u201d, i financuar nga Ministria Federale Gjermane p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft f\u00fcr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH\u201d.<\/p>\n<p>The World Water Monitoring Challenge Program included 18 elementary schools from 6 coastal cities, Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres, Vlora and Saranda, involving about 1,300 children, while the High School \u201cScience Fair\u201d program included 5 high schools from Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres and Vlora, involving 100 students.<\/p>\n<p>Programi Sfida Bot\u00ebrore e Monitorimit t\u00eb Ujit angazhoi 18 shkolla fillore nga qytetet bregdetare Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Kavaj\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb and Sarand\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb mbi 1,300 nx\u00ebn\u00ebs, ndersa programi \u201cPanairi Shkencor\u201d p\u00ebr Shkollat e Mesme angazhoi 5 shkolla te mesme nga qytetet Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Kavaj\u00eb, Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb 100 student\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 tetor 2020, SHUKALB <strong>n\u00ebnshkroi nj\u00eb Let\u00ebr Q\u00ebllimi me Rotary Club t\u00eb Haifa n\u00eb Izrael, Hi-Teach dhe Rotary Club t\u00eb Tirana International <\/strong>p\u00ebr organizimin e programit arsimor inovativ STEAM t\u00eb Rotary Hands Across Waters (RHAW) p\u00ebr shkollat e mesme n\u00eb Shqip\u00ebri. SHUKALB do t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb program n\u00ebn ombrell\u00ebn e Programit ekzistues \u201cPanairi Shkencor\u201d p\u00ebr Shkollat e Mesme, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje jan\u00eb rezultat i pun\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb stafit t\u00eb Shoqat\u00ebs, mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb.\u00a0 Ne shpresojm\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi k\u00ebto arritje t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Vitin e Ri 2021, me nj\u00eb vizion dhe energji t\u00eb fresk\u00ebt<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>:Nd\u00ebrsa po num\u00ebrojm\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb paprecedent\u00eb 2020, d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i urojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe miqve tan\u00eb, nj\u00eb vit t\u00eb ri t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb lumtur<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281,284],"tags":[],"class_list":["post-5927","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}