{"id":6224,"date":"2022-02-04T10:24:18","date_gmt":"2022-02-04T09:24:18","guid":{"rendered":"https:\/\/demo.shukalb.al\/?p=6224"},"modified":"2022-11-24T19:02:00","modified_gmt":"2022-11-24T18:02:00","slug":"problematika-e-mbulimit-te-kostove-te-energjise-elektrike-per-shoqerite-uk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=6224&lang=sq","title":{"rendered":"Problematika e Mbulimit t\u00eb Kostove t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb UK"},"content":{"rendered":"<p><strong>I.\u00a0 T\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sektorin UK aktualisht nga 57 shoq\u00ebri UK, 48 prej tyre nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb kostot operim dhe mir\u00ebmbajtje (O&amp;M). Kostot e energjis\u00eb elektrike n\u00eb sektorin e UK z\u00ebn\u00eb rreth 30% t\u00eb totalit t\u00eb kostove O&amp;M.\u00a0 Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb kostot e O&amp;M e sigurojn\u00eb mbijetes\u00ebn financiare me an\u00eb t\u00eb subvencioneve nga qeveria qendrore, dhe\/ose duke mos paguar fatur\u00ebn e energjis\u00eb elektrike ndaj OSHEE-s\u00eb. Kjo gjendje ka sjell\u00eb nj\u00eb borxh t\u00eb akumuluar t\u00eb sektorit ndaj OSHEE prej rreth 10.7 miliard lek\u00eb (rreth 89 milion euro), q\u00eb s\u00eb bashku me kamat\u00ebvonesat n\u00eb vite arrin n\u00eb rreth 19.5 miliard lek\u00eb (rreth 162 milion euro).<\/p>\n<p>Referuar k\u00ebsaj gjendje, ERRU me mb\u00ebshtetjen e OSHEE ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb studim q\u00eb analizon n\u00eb detaje situat\u00ebn, si dhe jep rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr daljen e sektorit UK nga kjo gjendje. Studimi jep qasjen kryesore p\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj situate si dhe disa rekomandime si baz\u00eb nisje p\u00ebr zgjidhjen e problemit. Analiza \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht p\u00ebr 6 shoq\u00ebri UK, shuma e borxheve t\u00eb t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn rreth 63% t\u00eb borxhit total t\u00eb sektorit UK ndaj OSHEE-s\u00eb (shih tabel\u00ebn Nr. 1). Kostot e energjis\u00eb p\u00ebr k\u00ebto shoq\u00ebri variojn\u00eb nga 40 deri 60% t\u00eb kostove O&amp;M. Konkluzionet dhe rekomandimet nga analiza e k\u00ebtyre 6 shoq\u00ebrive kan\u00eb karakter p\u00ebrgjith\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin.<\/p>\n<p>Tabela Nr.1 Kostot O&amp;M dhe Debit\u00eb e Akumuluara nga Kostot e Energjis\u00eb p\u00ebr Sektorin UK (2020)<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela1-ERRU_FEB22.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-4689\" src=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela1-ERRU_FEB22.png\" alt=\"\" width=\"1311\" height=\"729\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>II.\u00a0 Qasja e Studimit<\/strong><\/p>\n<p>Problematika e shlyerjes s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike nga shoq\u00ebrit\u00eb UK ndaj OSHEE \u00ebsht\u00eb komplekse. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb reduktohet debia e krijuar ndaj OSHEE dhe t\u00eb krijohet aft\u00ebsi paguese p\u00ebr fatur\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi, ky studim fokusohet n\u00eb kat\u00ebr faktor\u00ebt e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<ol>\n<li>Rritja e eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe e treguesve t\u00eb performanc\u00ebs p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK;<\/li>\n<li>Plan i ri tarifor p\u00ebr sh\u00ebrbimet uj\u00ebsjell\u00ebs- kanalizime;<\/li>\n<li>Subvencionimi pjes\u00ebrisht\/plot\u00ebsisht nga buxheti i shtetit;<\/li>\n<li>Ulja e tarif\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Studimi analizon vet\u00ebm tre faktor\u00ebt e par\u00eb sepse referuar gjendjes aktuale t\u00eb kriz\u00ebs energjitike elementi i kat\u00ebrt nuk shihet si mund\u00ebsi momentalisht p\u00ebr tu marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>III.\u00a0 Rritja e Eficenc\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike dhe Performanc\u00ebs s\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb UK<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e lidhur me investimet fizike, kryesisht n\u00eb stacionet e pompimit t\u00eb sistemeve t\u00eb UK dhe t\u00eb ITUN, por edhe n\u00eb rishikimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e skemave hidraulike t\u00eb k\u00ebtyre sistemeve.<\/p>\n<p>\u00c7do shoq\u00ebri UK duhet t\u00eb disponoj\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin analizohet efikasiteti i p\u00ebrdorimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, kryesisht n\u00eb stacionet e pompimit t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm e t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, si dhe n\u00eb impiantet e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura (ITUN). Referuar 6 shoq\u00ebrive q\u00eb konsiderohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim, UK Kavaj\u00eb, UK Kruj\u00eb dhe UK Kurbin nuk disponojn\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet ta ken\u00eb prioritet hartimin e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga treguesit kryesor\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs q\u00eb lidhet me konsumin e energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb Uji Pa t\u00eb Ardhura (UPA), i cili p\u00ebr 6 shoq\u00ebrit\u00eb e konsideruara luhatet nga 52% &#8211; 80%. Tabela Nr. 2 jep vlerat e UPA dhe konsumin mesatar litra\/dit\u00eb, person. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrehet se shoq\u00ebrit\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb dhe Fier q\u00eb kan\u00eb vlera mjaft t\u00eb larta deri n\u00eb 80% t\u00eb UPA-s kan\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb norm\u00eb mjaft t\u00eb lart\u00eb konsumi t\u00eb ne litra ne dite per banor. Kjo tregon se krahasuar me k\u00ebrkes\u00ebn reale p\u00ebr uj\u00eb, k\u00ebto shoq\u00ebri pompojn\u00eb mbi-volum uji, pra edhe mbi konsum t\u00eb energjis\u00eb elektrike. K\u00ebto shoq\u00ebri p\u00ebr uljen e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike duhet t\u00eb angazhohen seriozisht p\u00ebr uljen e UPA, pra t\u00eb humbjeve teknike dhe administrative.<\/p>\n<p>Tabela Nr. 2 UPA dhe Norma Mesatare e Ujit t\u00eb Prodhuar, viti 2020<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela-2-_ERRU-Feb22.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-4687\" src=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela-2-_ERRU-Feb22.png\" alt=\"\" width=\"1478\" height=\"151\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe analizuar gjithashtu edhe treguesit e tjer\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, Norma e Ark\u00ebtimit dhe Eficenca e Stafit.<\/p>\n<p><strong>IV.\u00a0 Plan i Ri Tarifor p\u00ebr Sh\u00ebrbimet UK<\/strong><\/p>\n<p>Mbulimi i kostove t\u00eb O&amp;M pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht mund t\u00eb realizohet nga rritja e t\u00eb ardhurave n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb tarif\u00ebs p\u00ebr FU dhe KUN bazuar n\u00eb kriteret e kostove t\u00eb justifikuara, si dhe p\u00ebrballueshm\u00ebrin\u00eb e fatur\u00ebs mujore p\u00ebr konsumator\u00ebt, pra q\u00eb ajo nuk duhet t\u00eb kaloj\u00eb vler\u00ebn prej 5% t\u00eb shpenzimeve mesatare mujore p\u00ebr familje.<\/p>\n<p>Tabela Nr. 3 paraqet n\u00eb vler\u00eb absolute (lek\/muaj) fatur\u00ebn mujore mesatare aktuale p\u00ebr konsumator\u00ebt familjar\u00eb (mesatarisht 4 persona\/familje me nj\u00eb konsum mesatar 100 litra\/dit\u00eb\/banor) p\u00ebr sh\u00ebrbimet e UK q\u00eb u ofrohen konsumator\u00ebve. N\u00eb t\u00eb jepet gjithashtu fatura mesatare e pritshme mujore, e cila do t\u00eb mund\u00ebsonte mbulimin 100% t\u00eb kostove O&amp;M t\u00eb shoq\u00ebrive (n\u00eb lek\/muaj), rritjen q\u00eb do t\u00eb p\u00ebsonte kjo fatur\u00eb, si dhe pragun maksimal t\u00eb fatur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb respektuar kriterin e p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tabela Nr. 3 Fatura mesatare mujore aktuale, e pritshme dhe niveli i P\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela-3_ERRU-Feb-22.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-4688\" src=\"http:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Tabela-3_ERRU-Feb-22.png\" alt=\"\" width=\"1327\" height=\"489\" \/><\/a><\/p>\n<p>Vihet re se shoq\u00ebria q\u00eb rezulton me nevoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb tarif\u00ebs \u00ebsht\u00eb UK Patos me 79%. N\u00eb fakt p\u00ebr rritjen e k\u00ebrkuar t\u00eb tarif\u00ebs Kriteri i P\u00ebrballueshmeris\u00eb respektohet, por n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme k\u00ebrkohet nj\u00eb rritje tarife shum\u00eb e lart\u00eb dhe e menj\u00ebhershme, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb krijoj\u00eb reagim negativ t\u00eb fuqish\u00ebm nga konsumator\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb, UK Patos, UK Kavaj\u00eb, UK Kruj\u00eb dhe UK Kurbin. Q\u00eb nj\u00eb rritje tarifash p\u00ebr sh\u00ebrbimet FU dhe KUN t\u00eb konsiderohet e arsyeshme dhe e pranueshme duhet t\u00eb kryhet nj\u00eb analiz\u00eb rast pas rasti p\u00ebr secil\u00ebn shoq\u00ebri. Deficiti q\u00eb do t\u00eb krijohej nga nj\u00eb rritje graduale n\u00eb koh\u00eb (jo e menj\u00ebhershme) n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike ndaj OSHEE-s\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb kompensohet nga subvencionet q\u00eb alokohen nga qeveria qendrore.<\/p>\n<p><strong>V.\u00a0 Subvencionimi nga Buxheti i Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nevojat e justifikuara t\u00eb shoq\u00ebrive p\u00ebr mbulimin 100% t\u00eb kostove t\u00eb O&amp;M, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur vijimin e aktivitetit, qeveria qendrore n\u00ebp\u00ebrmjet AKUM-it subvencionon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kostove direkte t\u00eb O&amp;M. P\u00ebr vitin 2020, nevoja reale p\u00ebr subvencionim e sektorit ka qen\u00eb 1.34 miliard lek\u00eb (rreth 10.8 milion euro). Kan\u00eb p\u00ebrfituar subvencione nga buxheti i shtetit gjat\u00eb vitit 2020 47 shoq\u00ebri UK n\u00eb vler\u00ebn 0.72 miliard lek\u00eb (rreth 5.8 milion euro), por mbet\u00ebn pa mbuluar rreth 0.9 miliard lek\u00eb (7.3 milion euro) ose rreth 23% m\u00eb pak se nevojat reale p\u00ebr subvencione. Subvencionimi nga qeveria q\u00ebndrore duhet t\u00eb kryhet i plot\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e mbulimit t\u00eb kostove O&amp;M sepse mungesa p\u00ebrgjith\u00ebsisht shkon n\u00eb mospagimin e fatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike ndaj OSHEE.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundime<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>P\u00ebrmir\u00ebsimi i performanc\u00ebs financiare t\u00eb shoq\u00ebrive UK debitore ndaj OSHEE p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar shlyerjen e detyrimeve ndaj k\u00ebsaj t\u00eb fundit, k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri rast pas rasti nga kombinimi i tre faktor\u00ebve t\u00eb trajtuara m\u00eb sip\u00ebr.<\/li>\n<li>Rritja e eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb performanc\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK duhet t\u00eb realizohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate performance, bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb dhe vler\u00ebsim real t\u00eb Treguesve Kryesor\u00eb t\u00eb Performanc\u00ebs (TKP), si dhe t\u00eb objektivave t\u00eb tyre, me p\u00ebrfshirjen e AKUM-it dhe ERRU-s\u00eb. N\u00eb kontrat\u00ebn e performanc\u00ebs fokusi kryesor duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb TKP, sidomos UPA, Norma Korrente e Ark\u00ebtimit, dhe Eficenca e Stafit.<\/li>\n<li>Shoq\u00ebrit\u00eb duhet t\u00eb aplikojn\u00eb pran\u00eb ERRU-s\u00eb me nj\u00eb Plan t\u00eb ri tarifor, i cili n\u00eb respektim t\u00eb kritereve t\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr aprovimin e tarifave, t\u00eb mund t\u00eb mbulojn\u00eb deri 100% kostot e O&amp;M, pra edhe detyrimet ndaj faturave t\u00eb energjis\u00eb ndaj OSHEE-s\u00eb.<\/li>\n<li>OSHEE duhet t\u00eb ushtroj\u00eb presion n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb gjitha instrumenteve ligjore kundrejt shoq\u00ebrive UK debitore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb krijojn\u00eb likuiditetet e duhura dhe t\u00eb shlyejn\u00eb detyrimet.<\/li>\n<li>Kontrata e performanc\u00ebs dhe niveli i ri tarifor duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin real t\u00eb nevojave p\u00ebr subvencione p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri debitore ndaj OSHEE-s\u00eb.<\/li>\n<li>Detyrimet q\u00eb i p\u00ebrkasin kamat\u00eb-vonesave p\u00ebr faturat e papaguara t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebrive UK ndaj OSHEE-s\u00eb propozohet q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rishikohen dhe t\u00eb likuidohen me marr\u00ebveshje t\u00eb ve\u00e7anta nd\u00ebrmjet secil\u00ebs shoq\u00ebri dhe OSHEE-s\u00eb.<\/li>\n<li>Shoq\u00ebrit\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje e cila kontribuon n\u00eb rritjen e eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ul konsumin e energjis\u00eb dhe koston e saj, duke filluar me hartimin e planeve t\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>VI.\u00a0Rast Studimor &#8211; UK Durr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>UK Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e cila ka borxhin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb akumuluar ndaj OSHEE (6.1 miliard lek\u00eb), ku borxhi real i akumuluar \u00ebsht\u00eb 3.2 miliard lek\u00eb dhe kamata p\u00ebrkat\u00ebse prej 2.9 miliard lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri pesha q\u00eb z\u00eb kostoja e energjis\u00eb elektrike n\u00eb totalin e kostove O&amp;M p\u00ebr vitin 2020 \u00ebsht\u00eb rreth 55%.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria krahas sistemit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb ekzistues ka futur n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb ri ne pellgun ujembajtes te Fush\u00eb Kuqes me nj\u00eb prurje shtes\u00eb prej rreth 637 litra\/sek. T\u00eb gjitha sistemet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb saj t\u00eb furnizimit me uj\u00eb, kanalizimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, dhe impiantit t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura operojn\u00eb me ngritje mekanike, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn q\u00eb kostoja e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi stacionet e pompimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e sh\u00ebrbimit jan\u00eb relativisht t\u00eb reja dhe me rendimente t\u00eb larta t\u00eb pompave, duket si jo thelb\u00ebsore ulja e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga ky faktor nga rritja e rendimentit t\u00eb pompave.<\/p>\n<p>Treguesi \u201cUPA\u201d p\u00ebr vitin 2020 ishte 80 %. P\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebtij treguesi p\u00ebr UK Durr\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fokusin kryesor t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat financiare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga lidhjet e paligjshme dhe abuzimet me faturimet, gj\u00eb e cila do t\u00eb rriste aft\u00ebsin\u00eb paguese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj detyrimeve q\u00eb ka kundrejt OSHEE-s\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, kjo do t\u00eb influenconte n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj konsumator\u00ebve, sepse ulja e UPA-s do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb rritjen e or\u00ebve t\u00eb furnizimit me uj\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke analizuar dhe kompleksitetin e sistemeve t\u00eb furnizimeve me uj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e saj t\u00eb sh\u00ebrbimit, krahas angazhimit p\u00ebr uljen e humbjeve administrative, ndihet akoma nevoja e investimeve p\u00ebr reduktimin e k\u00ebtij treguesi n\u00eb drejtim t\u00eb humbjeve fizike kryesisht ne rrjetet shperndarese te tyre.<\/p>\n<p>Fatura mesatare aktuale p\u00ebr konsumator\u00ebt familjar\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbehen nga UK Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb 1,900 lek\u00eb\/muaj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave t\u00eb faturuara, kostot O&amp;M t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie t\u00eb mbulohen 100%, nevojitet q\u00eb niveli i fatur\u00ebs ndaj konsumator\u00ebve t\u00eb rritet p\u00ebraf\u00ebrsisht 9%. Kjo rritje do t\u00eb b\u00ebnte q\u00eb fatura mesatare mujore t\u00eb rritej me rreth 174 lek\u00eb\/muaj dhe fatura t\u00eb arrinte n\u00eb vler\u00ebn 2,080 lek\/muaj. Por referuar norm\u00ebs s\u00eb ark\u00ebtimit q\u00eb p\u00ebrcakton t\u00eb ardhurat e ark\u00ebtuara p\u00ebr vitin 2020, p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot e O&amp;M tarifa do t\u00eb duhej t\u00eb rritej akoma m\u00eb tep\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb duket e papranueshme dhe jasht\u00eb kritereve t\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr miratimin e nj\u00eb plani t\u00eb ri tarifor. Kjo situat\u00eb sjell nevoj\u00ebn e vazhdim\u00ebsis\u00eb p\u00ebr subvencionim nga buxheti i shtetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb UK Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Si konkluzion, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes financiare t\u00eb UK Durr\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar mbulimin e kostove direkte t\u00eb O&amp;M dhe m\u00eb pas t\u00eb kostove totale, p\u00ebr UK Durr\u00ebs propozohet:<\/p>\n<ul>\n<li>Lidhja e nj\u00eb Kontrate Performance me objektiva q\u00eb dalin nga nj\u00eb analiz\u00eb e thelluar e treguesve kryesor\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs (TKP) s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb tyre vit pas viti. Duke patur parasysh nj\u00eb norm\u00eb prodhimi uji prej 348 litra\/dit\u00eb\/banor, duhet t\u00eb analizohet treguesi i UPA prej 80% dhe i Norm\u00ebs Korrente t\u00eb Ark\u00ebtimit t\u00eb papranueshme prej 59%;<\/li>\n<li>Shoq\u00ebria UK Durr\u00ebs operon me nj\u00eb tregues t\u00eb eficenc\u00ebs s\u00eb stafit prej 5,16. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebtij treguesi p\u00ebr reduktimin e stafit t\u00eb tep\u00ebrt dhe uljen e kostove t\u00eb O&amp;M.<\/li>\n<li>Aplikimi pran\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb pranueshme t\u00eb tarifave ekzistuese, bazuar n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsimin e Planit t\u00eb Biznesit 5-vje\u00e7ar aktual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ku t\u00eb p\u00ebrmbushet kriteri i p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb;<\/li>\n<li>T\u00eb vazhdoj\u00eb subvencionimi nga buxheti i shtetit, p\u00ebr plot\u00ebsimin pjes\u00ebrisht t\u00eb nevojave p\u00ebr mbulimin e kostove direkte t\u00eb O&amp;M bazuar n\u00eb realizimin e treguesve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb performanc\u00ebs;<\/li>\n<li>T\u00eb lidhet nj\u00eb kontrat\u00eb me OSHEE p\u00ebr likuidimin e debive t\u00eb akumuluara, e shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb bazuar n\u00eb terma t\u00eb dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyanshme;<\/li>\n<li>Duke qen\u00eb se shoq\u00ebria UK Durr\u00ebs ka ende pa shlyer investime t\u00eb kryera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn (interesa dhe principal), nevoja p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot totale t\u00eb aktivitetit n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kostove t\u00eb energjis\u00eb elektrike (duke konsideruar edhe borxhet e akumuluara), rekomandohet krijimi i nj\u00eb mund\u00ebsie q\u00eb shoq\u00ebria UK Durr\u00ebs t\u00eb ket\u00eb burimin e saj t\u00eb pavarur t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb ose t\u00eb pjesshme nevojat e saj p\u00ebr energji elektrike, me an\u00eb t\u00eb burimeve alternative t\u00eb rinovueshme. Kjo ide p\u00ebrforcohet m\u00eb shum\u00eb nga kriza aktuale energjitike, nga e cila pritet nj\u00eb rritje e m\u00ebtejshme e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Sh\u00ebnim: <\/em><\/strong><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i ERRU dhe Ana Ismailaja, Specialiste n\u00eb ERRU.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I.\u00a0 T\u00eb P\u00ebrgjithshme \u00a0 N\u00eb sektorin UK aktualisht nga 57 shoq\u00ebri UK, 48 prej tyre nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb kostot operim dhe mir\u00ebmbajtje (O&amp;M). Kostot e energjis\u00eb elektrike n\u00eb sektorin<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281],"tags":[],"class_list":["post-6224","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6224\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}