{"id":6632,"date":"2022-12-28T11:14:46","date_gmt":"2022-12-28T10:14:46","guid":{"rendered":"https:\/\/shukalb.al\/?p=6632"},"modified":"2022-12-29T16:29:03","modified_gmt":"2022-12-29T15:29:03","slug":"viti-2022-per-shukalb-ne-fokus-mesazh-nga-elisabeta-poci-drejtore-ekzekutive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=6632&lang=sq","title":{"rendered":"Viti 2022 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus \u2013 Mesazh nga Elisabeta Po\u00e7i, Drejtore Ekzekutive"},"content":{"rendered":"<p><strong>Viti 2022 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus \u2013 Mesazh nga Elisabeta Po\u00e7i, Drejtore Ekzekutive<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-6630\" src=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Beta-2022-Message-150x150.png\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Beta-2022-Message-150x150.png 150w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Beta-2022-Message-384x384.png 384w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Beta-2022-Message-87x87.png 87w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb, Partner\u00eb dhe Miq,<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Vitin e Ri, d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;ju urojm\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb Vit t\u00eb Ri t\u00eb g\u00ebzuar, t\u00eb begat\u00eb dhe plot sh\u00ebndet p\u00ebr 2023.<\/p>\n<p>D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shprehim fal\u00ebnderimet dhe mir\u00ebnjohjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb, puna, mb\u00ebshtetja dhe angazhimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb thelbi i suksesit dhe ndikimit ton\u00eb si shoqat\u00eb. N\u00eb vazhdim, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe bashk\u00ebpunimin e partner\u00ebve tan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm institucional\u00eb n\u00eb sektorin e ujit, donator\u00ebt tan\u00eb, si dhe shoqatat rajonale fqinje t\u00eb ujit. Viti 2022 sh\u00ebnoi nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sektorin e ujit n\u00eb Shqip\u00ebri, si rezultat i reform\u00ebs ky\u00e7e n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor q\u00eb parashikonte krijimin e 15 Shoq\u00ebrive Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Reforma tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb materializuar dhe po p\u00ebrparon \u00e7do dit\u00eb, dhe SHUKALB pret t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb zbatimin e saj n\u00eb Vitin e Ri 2023 dhe t\u00eb punoj\u00eb s\u00eb bashku me shoq\u00ebrit\u00eb e reja rajonale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb kaluar p\u00ebr ne ishte sigurisht <strong>Forumi i Ujit t\u00eb<\/strong> <strong>Danubit 2022<\/strong>, t\u00eb cilin e prit\u00ebm dhe bashk\u00eborganizuam s\u00eb bashku me IAWD, n\u00eb datat 28-29 qershor 2022, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebn tem\u00ebn e p\u00ebrgjithshme \u201cEnergjizimi i Sektorit t\u00eb Ujit n\u00eb Rajonin e Danubit\u201d. Forumi mblodhi s\u00eb bashku 200 persona nga qeveria qendrore dhe lokale, agjencit\u00eb rregullatore, shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime dhe shoqatat profesionale, si dhe akademia, nga t\u00eb gjitha vendet n\u00eb rajonin e Danubit dhe m\u00eb gjer\u00eb, dhe siguroi p\u00ebrmbajtje dhe mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyera p\u00ebr rrjet\u00ebzim gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas Forumit t\u00eb Ujit t\u00eb Danubit, s\u00eb bashku me IAWD dhe me mb\u00ebshtetjen e GIZ ORF MMS, ne organizuam Konferenc\u00ebn \u201c<strong>Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit t\u00eb Aseteve \u2013 Mjetet kryesore p\u00ebr rregullator\u00ebt dhe vendimmarr\u00ebsit<\/strong>\u201d, m\u00eb 30 qershor 2022. Konferenca u ndoq nga m\u00eb shum\u00eb se 130 pjes\u00ebmarr\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin kryesisht shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb rajonin e Ballkanit, si dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb ujit nga t\u00eb dy vendet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me aktivitetet tona t\u00eb <strong>zhvillimit t\u00eb kapaciteteve<\/strong> n\u00eb vitin 2022, ne dham\u00eb 2 kurse trajnimi dhe 1 webinar si pjes\u00eb e Programit ton\u00eb t\u00eb Trajnimit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb 44 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga 16 shoq\u00ebri uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb duke mbuluar tema si pasqyrat financiare, sh\u00ebrbimi ndaj klientit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun dhe rregulloret teknike p\u00ebr projektimin dhe nd\u00ebrtimin e sistemeve t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve.. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne pilotuam Programin p\u00ebr \u201cHyrje n\u00eb Sistemet e Kanalizimeve dhe Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotur p\u00ebr menaxher\u00ebt dhe inxhinier\u00ebt\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit t\u00eb Kapaciteteve (RCDN). Programi u ndoq nga 21 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga 6 shoq\u00ebri UK dhe 2 Bashki dhe konsistoi n\u00eb trajnime dhe shk\u00ebmbim mes koleg\u00ebsh n\u00eb temat &#8220;Aspekte Rregullatore dhe t\u00eb Financimit p\u00ebr Uj\u00ebrat e Ndotur&#8221;, &#8220;Teknologjit\u00eb&#8221; dhe &#8220;Menaxhimi i Projekteve Infrastrukturore&#8221;.<\/p>\n<p>Aktivitete t\u00eb tjera p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve ishin zhvillimi dhe ofrimi i nj\u00eb workshopi 2-ditor me tem\u00eb &#8220;<strong>Menaxhimi i Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura n\u00eb kontekstin e Ekonomis\u00eb Qarkulluese<\/strong>&#8221; organizuar n\u00eb partneritet me Global Water Partnership-Mediterranean (GWP-Med), dhe bashk\u00eb-organizimi i workshopit t\u00eb Grupit DHI me tem\u00eb \u201c<strong>Analiza Hidraulike e Sistemit t\u00eb Furnizimit me Uj\u00eb ose Binjak\u00ebve Dixhital\u00eb p\u00ebr Menaxhimin e Ujit Pa t\u00eb Ardhura dhe t\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Shoq\u00ebrive Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime<\/strong>\u201d.<\/p>\n<p>SHUKALB angazhoi 25 trajner\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb ofruara p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK gjat\u00eb vitit 2022. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ne ofruam mund\u00ebsi zhvillimi profesional p\u00ebr trajner\u00ebt tan\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve tona, si dhe n\u00eb kontekstin e RCDN. K\u00ebto mund\u00ebsi p\u00ebrfshinin 2 takime t\u00eb dedikuara, 2 trajnime t\u00eb trajner\u00ebve p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb gjenerike dhe 3 trajnime specifike t\u00eb trajner\u00ebve me tem\u00ebn e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjat\u00eb vitit 2022 jan\u00eb aft\u00ebsuar 8 trajner\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2023, SHUKALB \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb programe t\u00eb zhvillimit t\u00eb kapaciteteve q\u00eb i p\u00ebrgjigjen nevojave t\u00eb shoq\u00ebrive uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime, si dhe nevojave t\u00eb sektorit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ujit, duke p\u00ebrdorur burimet e veta, apo n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partneritetit n\u00eb rajon ose m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, SHUKALB u angazhua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb advokim p\u00ebr tema me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb RCDN-s\u00eb, ne hartuam nj\u00eb let\u00ebr pozicioni mbi \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimin e Korniz\u00ebs Rregullatore p\u00ebr Menaxhimin e Aseteve (MA) n\u00eb Nivel Vendor\u201d, drejtuar institucioneve qendrore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb informuara bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sakta t\u00eb ofruara nga shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime. N\u00eb procesin e konsultimit me an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb dhe aktor\u00ebt kryesor\u00eb, u organizuan 3 takime t\u00eb dialogut me pal\u00ebt e interesit \u00a0ku mor\u00ebn pjes\u00eb 70 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga institucione t\u00eb ndryshme. Ju mund ta shkarkoni letr\u00ebn e pozicionit duke aksesuar k\u00ebt\u00eb <a href=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Letra-e-Pozicionimit-%E2%80%9CP%C3%ABrmir%C3%ABsimi-i-Korniz%C3%ABs-Rregullatore-p%C3%ABr-Menaxhimin-e-Aseteve%E2%80%9D.pdf\">LINK<\/a>.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, 18 shoq\u00ebri UK n\u00eb Shqip\u00ebri mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb projektin <strong>Menaxhimi i Aseteve p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime (UK) n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong>, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb tre fazat e Argjendt\u00eb, e Art\u00eb dhe Platinum. Programi u zbatua nga SHUKALB dhe Hydro-Comp Enterprise si partner teknik dhe u mb\u00ebshtet nga GIZ ORF dhe IAWD. Shoq\u00ebria Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb ishte shoq\u00ebria m\u00eb e re q\u00eb iu bashkua programit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Janar 2022. Kat\u00ebr kurse trajnimi u mbajt\u00ebn mbi p\u00ebrdorimin e softuerit EDAMS duke ofruar ngritje kapacitetesh n\u00eb temat: Menaxhimi i t\u00eb Dh\u00ebnave t\u00eb Rrjetit, Auditimi i Ujit, Menaxhimi i Mir\u00ebmbajtjes dhe funksione m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Aseteve, me pjes\u00ebmarrjen e rreth 45 punonj\u00ebsve t\u00eb shoq\u00ebrive UK. \u00a0SHUKALB s\u00eb bashku me partnerin teknik Hydro-Comp Enterprise do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrtej programit SEEAM. Gjithashtu, SHUKALB \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni dhe do t\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb programin duke marre parasysh realitetin e ri t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb sektorit t\u00eb ujit dhe riorganizimit t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb 15 shoq\u00ebri t\u00eb reja Rajonale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, SHUKALB zbatoi me sukses Programin <strong>D-LeaP \u201cPlani i Siguris\u00eb s\u00eb Ujit dhe Menaxhimi i Krizave\u201d<\/strong> (PSU&amp;MK), p\u00ebr 3 shoq\u00ebri uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime, Durr\u00ebs, Shkod\u00ebr dhe Fier. Zbatimi i programit u mb\u00ebshtet nga Projekti RCDN dhe Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kompanive t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Ujit n\u00eb zon\u00ebn e uj\u00ebmbledh\u00ebsit t\u00eb lumit Danub (IAWD). Shoq\u00ebrit\u00eb UK t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb program kan\u00eb finalizuar Planin e tyre t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Ujit dhe Planin e Menaxhimit t\u00eb Krizave, dhe aktualisht jan\u00eb n\u00eb proces miratimi p\u00ebrmes K\u00ebshillit Administrativ si dokumente t\u00eb brendshme q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren dhe do t&#8217;i referohen n\u00eb rast krize.<\/p>\n<p>N\u00eb partneritet me SHUKOS, ne vazhduam dhe zhvilluam me sukses raundin e 8-t\u00eb t\u00eb <strong>Programit Krahasimi i Standardizuar (Benchmarking)<\/strong> p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Partneritetit te Danubit (D-LeaP)<\/strong>, p\u00ebr 13 shoq\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve maj-qershor 2022, SHUKALB mb\u00ebshteti Entin Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU) p\u00ebr prezantimin dhe ngritjen e kapaciteteve mbi Metodologjin\u00eb e re p\u00ebr Miratimin e Tarifave t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime n\u00eb Shqip\u00ebri. U organizuan kat\u00ebr seminare rajonale ku u prezantua Metodologjia e re e P\u00ebrcaktimit t\u00eb Tarifave p\u00ebr Sh\u00ebrbimet e Ujit dhe Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura e p\u00ebrgatitur nga ERRU. N\u00eb seminare mor\u00ebn pjes\u00eb 126 pjes\u00ebmarr\u00ebs nga shoq\u00ebrit\u00eb UK, Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve dhe Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Mbetjeve (AKUM), GIZ Albania, ERRU dhe SHUKALB. Seminaret u organizuan me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebrmes Programit t\u00eb Ujit t\u00eb Danubit.<\/p>\n<p><strong>Konferenca dhe Ekspozita Vjetore e P\u00ebrbashk\u00ebt Ballkanike<\/strong>, e cila k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnoi 10 vjetorin e saj, u organizua n\u00eb Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb, m\u00eb 8, 9, 10 n\u00ebntor 2022, duke u rikthyer si nj\u00eb event me pjes\u00ebmarrje fizike pas dy viteve t\u00eb konferencave virtuale p\u00ebr shkak t\u00eb COVID-19. Konferenca t\u00ebrhoqi mbi 400 profesionist\u00eb t\u00eb ujit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime, komunitetin e donator\u00ebve, kompani private, institucione akademike si dhe institucione t\u00eb tjera t\u00eb qeverisjes qendrore dhe vendore nga 16 vende t\u00eb ndryshme. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb Konferenc\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vizitonin Ekspozit\u00ebn Teknike e cila u organizua paralelisht me Konferenc\u00ebn. Ekspozita t\u00ebrhoqi 23 kompani private q\u00eb vinin nga 10 vende t\u00eb ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli, t\u00eb cilat shfaq\u00ebn produktet e tyre m\u00eb t\u00eb fundit, nga tubat, pompat, mat\u00ebsat, softuer\u00ebt deri te sh\u00ebrbimet inxhinierike dhe menaxhuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket <strong>Programeve tona t\u00eb Edukimit dhe Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit<\/strong> Publik, SHUKALB mb\u00ebshteti Shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb festimin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Ujit 2022, me tem\u00eb \u201cUj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb \u2013 T\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb padukshmen t\u00eb dukshme\u201d. SHUKALB p\u00ebrgatiti dhe shp\u00ebrndau video t\u00eb shkurtra dhe postera me mesazhe informuese dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore, t\u00eb cilat u p\u00ebrdor\u00ebn m\u00eb tej nga shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime n\u00eb organizimin e fushat\u00ebs s\u00eb tyre nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese dixhitale p\u00ebrmes mediave t\u00eb tyre sociale. Gjithashtu, SHUKALB p\u00ebrgatiti dhe shp\u00ebrndau flet\u00ebpalosje me mesazhe sensibilizuese, bluza, \u00e7anta lecke dhe karfica me logon e DBU dhe logon e shoq\u00ebrive UK, t\u00eb cilat u p\u00ebrdor\u00ebn nga shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb organizimin e fushat\u00ebs s\u00eb tyre tradicionale nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese n\u00eb qytetet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb marsit 2022, p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, SHUKALB bashkoi p\u00ebrpjekjet me Rotary Club t\u00eb Haifa-s n\u00eb Izrael, Hi-Teach dhe Rotary Club t\u00eb Tirana International p\u00ebr organizimin e <strong>programit arsimor inovativ STEAM Rotary Hands Across Waters (RHAW)<\/strong> p\u00ebr shkollat e mesme n\u00eb Shqip\u00ebri. Programi RHAW p\u00ebrdor sfid\u00ebn globale t\u00eb Ujit dhe Kanalizimeve dhe zgjidhje t\u00eb reja t\u00eb avancuara si baz\u00eb p\u00ebr edukimin bashk\u00ebpunues t\u00eb shkenc\u00ebs nd\u00ebrkulturore. Si pjes\u00eb e programit, shkollat pjes\u00ebmarr\u00ebse krijojn\u00eb binjak\u00ebzim dhe vendosin shk\u00ebmbime me shkolla t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e programit, n\u00eb vende t\u00eb tjera. SHUKALB ka zbatuar Programin RHAW gjat\u00eb vitit aktual akademik n\u00eb dy shkollat e mesme t\u00eb Tiran\u00ebs, \u201cIsmail Qemali\u201d dhe \u201cQemal Stafa\u201d dhe planifikon ta shtrij\u00eb k\u00ebt\u00eb program n\u00eb m\u00eb shum\u00eb shkolla n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, gjithashtu me mb\u00ebshtetjen e shoq\u00ebrive uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, SHUKALB n\u00eb partneritet me IRIDRA dhe BOKU zbatuan projektin e titulluar \u201c<strong>Zhvillimi i nj\u00eb dokument projekti p\u00ebr zbatimin e zgjidhjeve t\u00eb bazuara n\u00eb natyr\u00eb p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb dy zona rurale n\u00eb basenin e lumit Drin<\/strong>\u201d. Projekti u zbatua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Projektit \u201cPromovimi i Menaxhimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb Burimeve Natyrore n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb qasjes Nexus\u201d, nga Global Water Partnership-Mediterranean (GWP-Med) n\u00eb partneritet me Shtetet e Bashkuara. Komisioni Ekonomik i Kombeve p\u00ebr Evrop\u00ebn (UNECE), financuar nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA). Q\u00ebllimi i dokumentit t\u00eb projektit ishte identifikimi, vler\u00ebsimi dhe hartimi i dy projekteve pilot p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb zgjidhjeje me baz\u00eb natyrore (NBS) p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb zonat rurale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje jan\u00eb rezultat i pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb stafit t\u00eb SHUKALB, mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bordit ton\u00eb t\u00eb Drejtor\u00ebve dhe angazhimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb. Ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, por bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb prej 22 vitesh, ne kemi d\u00ebshmuar se mund t\u2019ia dalim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2022 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus \u2013 Mesazh nga Elisabeta Po\u00e7i, Drejtore Ekzekutive T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb, Partner\u00eb dhe Miq, Nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Vitin e Ri, d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;ju<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281],"tags":[],"class_list":["post-6632","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6632\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}