{"id":7910,"date":"2024-03-06T12:42:23","date_gmt":"2024-03-06T11:42:23","guid":{"rendered":"https:\/\/shukalb.al\/?p=7910"},"modified":"2024-03-06T12:42:23","modified_gmt":"2024-03-06T11:42:23","slug":"parimet-e-vendosjes-se-tarifave-ne-europe-dhe-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=7910&lang=sq","title":{"rendered":"Parimet e Vendosjes s\u00eb Tarifave n\u00eb Europ\u00eb dhe Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<h1><strong>Parimet e Vendosjes s\u00eb Tarifave n\u00eb Europ\u00eb dhe Shqip\u00ebri<\/strong><\/h1>\n<h2><em>Nj\u00eb artikull nga Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU)<\/em><\/h2>\n<figure id=\"attachment_7476\" aria-describedby=\"caption-attachment-7476\" style=\"width: 273px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7476\" src=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani-273x300.png\" alt=\"\" width=\"273\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani-273x300.png 273w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani.png 550w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-7476\" class=\"wp-caption-text\">Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU)<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>T\u00eb P\u00ebrgjithshme<\/strong><\/p>\n<p>Uji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim jetik p\u00ebr ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzore, aktivitetin e tij ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit. Dy parimet thelb\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat jan\u00eb, respektivisht <strong><em>Parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostos dhe Parimi Ndot\u00ebsi Paguan.<\/em><\/strong> Dy parimeve baz\u00eb mund ti bashk\u00ebngjiten edhe parime t\u00eb tjera ndihm\u00ebse, por jo m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si <strong><em>Efi\u00e7enca Ekonomike<\/em><\/strong>, <strong><em>Mbrojtja e Mjedisit<\/em><\/strong> dhe <strong><em>Barazia Sociale. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Politikat e menaxhimit t\u00eb ujit natyrisht jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00ebsisht me Menaxhimin e Integruar t\u00eb Burimeve Ujore, ku p\u00ebrve\u00e7 plot\u00ebsimit t\u00eb nevojave p\u00ebr pirje parashikohen edhe k\u00ebrkesat e p\u00ebrdoruesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ujit p\u00ebr nevoja t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, peshkimit, me arg\u00ebtimet n\u00eb fush\u00ebn e ujit etj.<\/p>\n<p>Legjislacioni i BE jep t\u00eb zhvilluara konceptet mbi parimin baz\u00eb t\u00eb <strong><em>Rikuperimit t\u00eb Kostos<\/em><\/strong>, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb posht\u00eb p\u00ebrshkruhet gjendja dhe perspektiva e zbatimit t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb sektorin e uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb kushteve p\u00ebr \u201cacquis communautaire\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashkimit t\u00eb vendit ton\u00eb me Komunitetin Europian.<\/p>\n<p><strong>Parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostove dhe Ndot\u00ebsi Paguan<\/strong><\/p>\n<p>Legjislacioni i BE p\u00ebr uj\u00ebrat thekson se kostot e sh\u00ebrbimeve UK n\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve ujore (<u>Agjencia Evropiane e Mjedisit, 2013<\/u>) n\u00eb zbatim t\u00eb parimin t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove duhet t\u00eb paguhen nga konsumator\u00ebt me an\u00eb t\u00eb tarifave p\u00ebrkat\u00ebse, ku thuhet shprehimisht:<\/p>\n<p>\u201c<em>Tarifat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ujit synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb kostot e ofrimit t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve t\u00eb mbulohen plot\u00ebsisht, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nxitje q\u00eb konsumator\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorin burimet ujore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase, si dhe mbrojtjen e tyre nga ndotja apo mbi shfryt\u00ebzimi\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Ky parim \u00ebsht\u00eb sanksionuar n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.eea.europa.eu\/policy-documents\/water-framework-directive-wfd-2000\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Direktiv\u00ebn Kuad\u00ebr t\u00eb Ujit (WFD, Direktiva 2000\/60\/EC)<\/a>, ku Neni 9 i saj k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike q\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb marrin parasysh parimin e rikuperimit t\u00eb kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ujit, duke p\u00ebrfshir\u00eb kostot mjedisore dhe t\u00eb burimeve (<u>Parlamenti Evropian dhe K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian, 2000<\/u>).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt parimet e <em>Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/em> dhe q\u00eb <em>Ndot\u00ebsi Paguan<\/em> interferojn\u00eb me njeri tjetrin, dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb trajtohen s\u00eb bashku ku kostot e rikuperuara p\u00ebrfshijn\u00eb dhe ato t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ambientit.<\/p>\n<p><strong>Gjendja e Sektorit UK n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Rikuperimi i Kostove nga Tarifat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb sektori i UK vazhdon t\u00eb mbetet i paq\u00ebndruesh\u00ebm financiarisht. Mbijetesa ekonomike e sektorit t\u00eb sh\u00ebrbimeve UK p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot e O&amp;M \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar nga subvencionet e qeveris\u00eb q\u00ebndrore. Para fillimit t\u00eb reform\u00ebs deri n\u00eb vitin 2022 sektori ka qen\u00eb i fragmentarizuar me 58 shoq\u00ebri UK, ku vet\u00ebm 12 prej tyre arrinin t\u00eb mbulonin kostot e O&amp;M. Problem i ve\u00e7ant\u00eb mbetet mospagimi i faturave t\u00eb energjis\u00eb elektrike ndaj OSHEE-s\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb akumulimin e nj\u00eb borxhi mjaft t\u00eb madh ndaj k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Aktualisht sektori \u00ebsht\u00eb duke u agreguar n\u00eb 15 Shoq\u00ebri Rajonale (nga 58 shoq\u00ebri q\u00eb ishin m\u00eb par\u00eb) me aksioner kryesor shtetin. Aplikimi i ekonomis\u00eb s\u00eb shkall\u00ebs pritet t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare t\u00eb sektorit, si dhe t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve ndaj konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Theksohet fakti se mjaft shoq\u00ebri p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Shoq\u00ebrive Rajonale operonin me tarifa t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb nuk mund\u00ebsonin mbulimin e plot\u00eb t\u00eb kostove direkte t\u00eb O&amp;M. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pretendohej zbatimi i parimit t\u00eb <em>Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/em> nga t\u00eb 58 shoq\u00ebrit\u00eb UK q\u00eb operonin n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>S\u00eb shpejti pritet q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb UK Rajonale t\u00eb aplikojn\u00eb pran\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tarifash p\u00ebr t\u00eb rritur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>ERRU, Qeveria Qendrore dhe Parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove n\u00eb sektorin UK n\u00eb vendin ton\u00eb, shtrohen pyetjet:<\/p>\n<ul>\n<li><em>N\u00eb zbatim t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sektor, a <\/em><em>esht\u00eb i realizuesh\u00ebm p\u00ebrmbushja e parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb rajonale UK? <\/em><\/li>\n<li><em>Si, dhe kur pritet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i mundur realizimi<\/em><em> i k\u00ebtij parimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin?<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>ERRU, si autoriteti i vet\u00ebm ligjor p\u00ebr miratimin e tarifave t\u00eb sh\u00ebrbimeve UK, i ka paraprir\u00eb k\u00ebtij procesi duke p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebrshtatur metodologjin\u00eb e miratimit t\u00eb tarifave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ishte elastike n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb sektorit gjat\u00eb periudh\u00ebs tranzitore, ku sektori do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb operoj\u00eb dob\u00ebt financiarisht. Nga ana tjet\u00ebr, metodologjia e tarifave duhej ti p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb <em>Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/em> t\u00eb zbatueshme n\u00eb vendet e BE ku vendin jon\u00eb synon t\u00eb aderoj\u00eb.<\/p>\n<p>Metodologjia e re parashikon p\u00ebrdorimin e metod\u00ebs \u201cKosto Plus\u201d p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb me tarifat e reja t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb deri 100% t\u00eb kostove t\u00eb O&amp;M. Kjo metod\u00eb nuk k\u00ebrkon detyrimisht q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ta shoq\u00ebrojn\u00eb propozimin p\u00ebr tarifa t\u00eb reja me nj\u00eb Plan Biznesi 5 Vje\u00e7ar, por vlefshm\u00ebria e tarifave t\u00eb miratuara nga ERRU nuk do t\u00eb jet\u00eb me e madhe se tre vjet.<\/p>\n<p>Metodologjia e re p\u00ebrmban gjithashtu edhe metod\u00ebn \u201c\u00c7mimi Tavan\u201d p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb parashikojn\u00eb edhe mbulimin e Kostove Totale bazuar n\u00eb nj\u00eb Plan Biznesi 5 Vje\u00e7ar dhe me nj\u00eb vlefshm\u00ebri kohore prej 5 vjet\u00ebsh t\u00eb tarifave t\u00eb aprovuara nga ERRU.<\/p>\n<p>Kriteret baz\u00eb ku mb\u00ebshtetet metodologjia jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li><em>Mbulimi i Kostove t\u00eb justifikuara t\u00eb O&amp;M ose te Kostove Totale<\/em><\/li>\n<li><em>Vler\u00ebsimi i Performanc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb arritjeve n\u00ebp\u00ebrmjet TKPs. <\/em><\/li>\n<li><em>P\u00ebrballueshm\u00ebria e fatur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve UK. <\/em><\/li>\n<li><em>Mbrojtja e Mjedisit p\u00ebr ruajtjen e burimeve ujore nga mbi p\u00ebrdorimi.<\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>ERRU merr n\u00eb konsiderate gjithashtu kriterin q\u00eb <strong><em>ngritja e tarifave t\u00eb mos jet\u00eb e menj\u00ebhershme n\u00eb vlera t\u00eb larta,<\/em><\/strong> sepse praktika ka treguar q\u00eb kjo shkakton nj\u00eb efekt te kund\u00ebrt financiar p\u00ebr shkak t\u00eb uljes t\u00eb predispozicionit t\u00eb konsumator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb paguar fatur\u00ebn e sh\u00ebrbimeve UK.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet nga kriteret e m\u00ebsip\u00ebrme, ERRU nuk imponon direkt q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr tarifa q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbulojn\u00eb te gjitha kostot, pra t\u00eb zbatohet krejt\u00ebsisht parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostove.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr tarifa t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e shoq\u00ebrive UK q\u00eb p\u00ebrgatitet nga stafi menxhues i shoq\u00ebris\u00eb, aprovohet nga K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebs dhe shoq\u00ebrohet me opinionin e aksioner\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi ERRU luan nj\u00eb rol aktiv p\u00ebr t\u00eb nxitur shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb tarifa me tendence drejt <em>Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/em>. K\u00ebt\u00eb rol ajo e luan duke p\u00ebrfshir\u00eb si kriter n\u00eb metodologjin\u00eb e miratimit t\u00eb tarifave vler\u00ebsimin e realizimit t\u00eb TKPs q\u00eb mund\u00ebson nj\u00eb bonus kur ato jan\u00eb realizuar, ose penallti, pra ulje t\u00eb vlerave t\u00eb tarifave t\u00eb propozuara kur TKP nuk jan\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Nxitjen p\u00ebr t\u00eb propozuar p\u00ebr tarifa t\u00eb reja me tendenc\u00eb <em>Rikuperimin e Kostove<\/em> ERRU gjithashtu e realizon duke vendosur kufi kohor t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb t\u00eb tarifave t\u00eb miratuara, pra 3 ose 5 vjet. P\u00ebrtej k\u00ebtij kufiri kohor shoq\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr tarifa t\u00eb reja pran\u00eb ERRU-s\u00eb, kuptohet me te larta se te m\u00ebparshmet.<\/p>\n<p>Zbatimi i parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove mb\u00ebshtetet dhe inkurajohet fort nga ERRU, por rolin kryesor n\u00eb zbatimin plot\u00ebsisht t\u00eb tij e ka qeveria q\u00ebndrore, si aksioneri kryesor i Shoq\u00ebrive Rajonale UK q\u00eb drejton dhe vendos se \u00e7far\u00eb niveli tarifash sh\u00ebrbimesh Shoq\u00ebria Rajonale UK do t\u00eb propozoj\u00eb pran\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>Kjo varet nga strategjia q\u00eb vendos qeveria q\u00ebndrore p\u00ebr operimin financiar t\u00eb Shoq\u00ebrive Rajonale gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit. Strategjia duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase synohen t\u00eb mbulohen Kostot me an\u00eb t\u00eb tarif\u00ebs, sa do t\u00eb mbulohen me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb politike subvencionimi t\u00eb p\u00ebrkohshme, si do t\u00eb financohen dhe realizohen nevojat p\u00ebr investime, pra sa me grante nga qeveria dhe sa me kredi nga donator\u00ebt.<\/p>\n<p>Referuar VKM nr. 302 dat\u00eb 11.5.2022, si akti ligjor baz\u00eb p\u00ebr konceptimin dhe zbatimin e reform\u00ebs p\u00ebr agregimin e sektorit, n\u00ebnkuptohet q\u00eb afati maksimal i vendosur nga qeveria q\u00ebndrore q\u00eb nga themelimi i shoq\u00ebrive rajonale q\u00eb sektori UK t\u00eb vet\u00ebfinancohet nga t\u00eb ardhurat \u00ebsht\u00eb 10 vjet. Duke konstatuar angazhimin e aktor\u00ebve dhe ritmin e lart\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb reform\u00ebs, situata duket optimiste q\u00eb mbulimi i t\u00eb gjitha kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve UK n\u00eb sektor t\u00eb mbulohet kryesisht me tarifat, t\u00eb realizohet para k\u00ebtij afati, pra q\u00eb t\u00eb zbatohet plot\u00ebsisht parimi i <em>Rikuperimit t\u00eb Kostove<\/em>.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb rajonale duhet t\u00eb pajisen me nj\u00eb Plan Biznesi 5 Vje\u00e7ar q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb Plane Veprimi q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb realizmin e objektivave t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb TKPs me synim realizimin e parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove. Planet t\u00eb veprimit kan\u00eb parasysh investimet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e TKP, investime t\u00eb parashikuara si grante nga qeveria q\u00ebndrore (Taksa t\u00eb p\u00ebrgjithshme), kredi t\u00eb buta nga donatoret (Transferta), si edhe pjesa e investimeve q\u00eb do t\u00eb mbulohet nga tarifat (Tarifat), pra n\u00eb p\u00ebrputhje me strategjin\u00eb komb\u00ebtare 3T-t\u00eb e financimit t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb politike subvencionimi nga qeveria q\u00ebndrore me tendenc\u00eb q\u00eb pas nj\u00eb kufiri kohor ato t\u00eb konvergjojn\u00eb drejt zeros. Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi duhet gjithashtu t\u00eb mbahen parasysh shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, sidomos ato me ndihm\u00eb ekonomike q\u00eb n\u00eb mjaft zona t\u00eb vendit arrijn\u00eb shifra t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbledhje dhe Konkluzione<\/strong><\/p>\n<p>Direktiva Kuad\u00ebr e Ujit e Bashkimit Europian vendos parime ky\u00e7e si <em>Rikuperimi i Kostove dhe Ndot\u00ebsi Paguan<\/em> n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohen, si q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare e shoq\u00ebrive dhe menaxhimi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi i burimeve ujore. Vendi jon\u00eb me synimin e bashkimit me vendet e BE-s\u00eb, ka si sfid\u00eb realizimin e nj\u00eb sektori UK jo vet\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm financiarisht, por dhe n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me normat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Reforma aktuale e sektorit t\u00eb UK konsiston n\u00eb agregimin e 58 shoq\u00ebrive individuale n\u00eb 15 Rajonale, me nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, ku shoq\u00ebrit\u00eb Rajonale kan\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr tarifa t\u00eb reja n\u00eb respektim t\u00eb parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove. Mbulimi i kostove t\u00eb energjis\u00eb elektrike, p\u00ebrmir\u00ebsimi i Treguesve Kryesore t\u00eb Performanc\u00ebs, si dhe zbatimi me korrekt\u00ebsi i nj\u00eb metodologjie fleksib\u00ebl t\u00eb miratimit t\u00eb tarifave nga shoq\u00ebrit\u00eb dhe ERRU, jan\u00eb disa nga problemet dhe karakteristikat kryesore t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb tranzicionit t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb faz\u00ebs tranzitore t\u00eb zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sektor qeveria qendrore ka rolin kryesor p\u00ebr t\u00eb balancuar elementet e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare t\u00eb sektorit me ato t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ambientit dhe t\u00eb barazis\u00eb sociale p\u00ebr sh\u00ebrbimet e FU dhe KUN.<\/p>\n<p>Duke pare angazhimin mjaft serioz t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb sektorit n\u00eb zbatim t\u00eb reform\u00ebs, situata duket mjaft optimiste q\u00eb vendi yn\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dhe zbatoj\u00eb plot\u00ebsisht parimet e BE t\u00eb menaxhimit t\u00eb ujit n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr sesa presupozon VKM nr.302 p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsimi i k\u00ebtyre kushteve nuk duhet konsideruar thjesht si nj\u00eb detyrim formal p\u00ebr t\u2019ju bashkuar BE-s\u00eb, por si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb menaxhim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve ujore dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb UK p\u00ebr konsumator\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parimet e Vendosjes s\u00eb Tarifave n\u00eb Europ\u00eb dhe Shqip\u00ebri Nj\u00eb artikull nga Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU) T\u00eb P\u00ebrgjithshme Uji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim jetik p\u00ebr ekzistenc\u00ebn<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281],"tags":[],"class_list":["post-7910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}