{"id":8269,"date":"2024-06-05T16:02:33","date_gmt":"2024-06-05T14:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/shukalb.al\/?p=8269"},"modified":"2024-06-07T11:55:23","modified_gmt":"2024-06-07T09:55:23","slug":"menaxhimi-i-qendrueshem-i-burimeve-ujore-dhe-roli-i-rregullatorit-te-sektorit-te-uk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=8269&lang=sq","title":{"rendered":"Menaxhimi i Q\u00ebndruesh\u00ebm i Burimeve Ujore dhe Roli i Rregullatorit t\u00eb Sektorit t\u00eb UK"},"content":{"rendered":"<h1><strong>Menaxhimi i Q\u00ebndruesh\u00ebm i Burimeve Ujore dhe Roli i Rregullatorit t\u00eb Sektorit t\u00eb UK<\/strong><\/h1>\n<h2><em>Nj\u00eb artikull nga Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU)<\/em><\/h2>\n<figure id=\"attachment_7476\" aria-describedby=\"caption-attachment-7476\" style=\"width: 273px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7476\" src=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani-273x300.png\" alt=\"\" width=\"273\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani-273x300.png 273w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Ndricim-Shani.png 550w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-7476\" class=\"wp-caption-text\">Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU)<\/figcaption><\/figure>\n<p>Planeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem me nj\u00eb cik\u00ebl i mbyllur i qarkullimit t\u00eb ujit n\u00eb natyr\u00eb. Burimet ujore pjes\u00eb e k\u00ebtij cikli p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sot pasurin\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme jetike p\u00ebr aktivitetin jet\u00ebsor t\u00eb njer\u00ebzimit, ku pjesa e k\u00ebtyre rezervave me cil\u00ebsin\u00eb e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebn rreth 0.3 % t\u00eb rezervave totale t\u00eb ujit n\u00eb planet, dhe kjo jo e gjitha e arritshme p\u00ebr tu shfryt\u00ebzuar. Rezervat e ujit n\u00eb dete e oqeane mbulojn\u00eb 70% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb globit, por kjo rezerv\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb pak e shfryt\u00ebzueshme p\u00ebr uj\u00eb p\u00ebr popullsin\u00eb dhe industrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb prodhimit jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta, si dhe distancat mjaft t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr transportimin e tyre deri tek konsumatori.<\/p>\n<p>Ka tashm\u00eb disa dekada q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb pah problematika e nevoj\u00ebs urgjente t\u00eb menaxhimit racional t\u00eb k\u00ebtyre burimeve p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve negative n\u00eb disfavor t\u00eb tyre, nga nj\u00ebra an\u00eb nga rritja e vazhdueshme e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr uj\u00eb nga popullsia dhe industria, kompromentimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre nga aktiviteti i ligjsh\u00ebm dhe i paligjsh\u00ebm i uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura q\u00eb shkakton ndotjen e tyre, dhe s\u00eb fundi edhe influenca negative e ndryshimeve klimatike (p\u00ebrmbytje\/that\u00ebsira).<\/p>\n<p>Politikat e menaxhimit racional t\u00eb ujit jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00ebsisht me Menaxhimin e Integruar t\u00eb Burimeve Ujore, ku p\u00ebrve\u00e7 plot\u00ebsimit t\u00eb nevojave p\u00ebr pirje parashikohen edhe k\u00ebrkesat e p\u00ebrdoruesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ujit p\u00ebr nevoja t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, peshkimit, me arg\u00ebtimet n\u00eb fush\u00ebn e ujit etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb aprovuar s\u00eb fundmi ligji i Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Burimeve Ujore ku sanksionohet qart\u00ebsisht n\u00eb detaje i gjith\u00eb kuadri ligjor q\u00eb garanton politikat dhe elementet detyruese ekzekutive n\u00eb respektim t\u00eb parimeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb pasuris\u00eb ujore n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin Bashkimit Europian, si nj\u00eb nga kushtet e \u201cacquis communautaire\u201d q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushi vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Parimet baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji p\u00ebr nj\u00eb menaxhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve ujore, ku futen dhe sh\u00ebrbimet e UK, jan\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostos, dhe<\/strong><\/li>\n<li><strong>Parimi Ndot\u00ebsi Paguan. <\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Dy parimeve baz\u00eb mund ti bashk\u00ebngjiten edhe parime t\u00eb tjera ndihm\u00ebse, por jo m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si <strong><em>Efi\u00e7enca Ekonomike<\/em><\/strong>, <strong><em>Mbrojtja e Mjedisit<\/em><\/strong> dhe <strong><em>Barazia Sociale. <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Legjislacioni i BE p\u00ebr uj\u00ebrat<\/em><\/strong> thekson se kostot e sh\u00ebrbimeve UK n\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve ujore (<u>Agjencia Evropiane e Mjedisit, 2013<\/u>) n\u00eb zbatim t\u00eb parimin t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove duhet t\u00eb paguhen nga konsumator\u00ebt me an\u00eb t\u00eb tarifave p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb \u00ebsht\u00eb sanksionuar n\u00eb Direktiv\u00ebn Kuad\u00ebr t\u00eb Ujit (WFD, Direktiva 2000\/60\/EC), ku Neni 9 i saj k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike q\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb marrin parasysh parimin e rikuperimit t\u00eb kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ujit, duke p\u00ebrfshir\u00eb kostot mjedisore dhe t\u00eb burimeve (<u>Parlamenti Evropian dhe K\u00ebshilli i BE, 2000<\/u>).<\/p>\n<p><strong>Zbatimi i k\u00ebtyre parimeve n\u00eb Sektorin e UK n\u00eb Shqip\u00ebri <\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb respektim t\u00eb dy parimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb burimeve ujore duhet q\u00eb n\u00eb tarifat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu edhe kostot e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve ujore, si dhe ato q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar ndotjen e ambientit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb, sektori i UK vazhdon t\u00eb mbetet i paq\u00ebndruesh\u00ebm financiarisht. Shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb mbulimin e kostove t\u00eb operimit dhe mir\u00ebmbajtjes (O&amp;M) s\u00eb tyre mb\u00ebshteten n\u00eb subvencionet e dh\u00ebna nga qeveria qendrore. Para fillimit t\u00eb reform\u00ebs deri n\u00eb vitin 2022 sektori ka qen\u00eb i fragmentarizuar me 58 shoq\u00ebri UK, ku vet\u00ebm 12 prej tyre arrinin t\u00eb mbulonin kostot e O&amp;M. N\u00eb <strong><em>k\u00ebt\u00eb gjendje ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pretendohej zbatimi i parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove nga t\u00eb 58 shoq\u00ebrit\u00eb UK q\u00eb operonin n\u00eb sektor. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht sektori \u00ebsht\u00eb pothuajse i agreguar n\u00eb 15 Shoq\u00ebri Rajonale me aksioner kryesor shtetin. Ekonomia e shkall\u00ebs pritet t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare t\u00eb tyre duke krijuar kushtet p\u00ebr respektimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb parimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Enti Rregullator i Ujit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion baz\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebrive UK luan nj\u00eb rol mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb respektimin e parimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb sektor me an\u00eb t\u00eb instrumenteve ligjore q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, ku metodologjia p\u00ebr Miratimin e Tarifave edhe dokumenti baz\u00eb q\u00eb i referohet.<\/p>\n<p>Kriteret baz\u00eb ku mb\u00ebshtetet kjo metodologji jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Kostot e justifikuara t\u00eb O&amp;M ose t\u00eb Kostove Totale <\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>Vler\u00ebsimi i Performanc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb arritjeve n\u00ebp\u00ebrmjet TKPs<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>P\u00ebrballueshm\u00ebria e fatur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve UK <\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>Mbrojtja e Mjedisit p\u00ebr ruajtjen e burimeve ujore nga mbi p\u00ebrdorimi. <\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr shihet q\u00eb metodologjia e miratimit t\u00eb tarifave <em>nuk <\/em><em>parashikon n\u00eb form\u00eb detyruese<\/em> p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK mbulimin me tarifa t\u00eb Kostove t\u00eb O&amp;M dhe ato Totale, por ERRU gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kat\u00ebr kritereve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme luan nj\u00eb rol aktiv n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e menaxhimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb burimeve ujore dhe t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove q\u00eb lidhen me t\u00eb, n\u00eb secilin prej tyre, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><em><u>1. Kostot e justifikuara t\u00eb O&amp;M ose t\u00eb Kostove Totale <\/u><\/em><\/p>\n<p>ERRU n\u00eb metodologjin\u00eb e saj, n\u00eb nenin 10, pika k, ka specifikuar kushtin taksativ q\u00eb kur shoq\u00ebrit\u00eb UK aplikojn\u00eb p\u00ebr tarifa t\u00eb reja sh\u00ebrbimesh t\u00eb paraqesin Lejen e P\u00ebrdorimit t\u00eb Ujit nga Zyra e Administrimit t\u00eb Basenit p\u00ebr sasin\u00eb e ujit q\u00eb prodhojn\u00eb nga baseni si dhe t\u00eb demonstrojn\u00eb q\u00eb i kane shlyer t\u00eb gjitha detyrimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit q\u00eb p\u00ebrmban kjo leje. K\u00ebto kosto t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb reflektuara detyrimisht si pjes\u00eb e kostove n\u00eb bilancet financiare t\u00eb certifikuara t\u00eb shoq\u00ebrive UK, si kosto t\u00eb pranuara nga ERRU q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kostot e tarifave p\u00ebrfundimtare t\u00eb miratuara nga kjo e fundit.<\/p>\n<p><em><u>2. Vler\u00ebsimi i Performanc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb arritjeve n\u00ebp\u00ebrmjet TKPs<\/u><\/em><\/p>\n<p>ERRU n\u00eb raportet vjetore t\u00eb bilancit t\u00eb ujit dhe gjat\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb propozimeve p\u00ebr tarifa t\u00eb reja nga shoq\u00ebrit\u00eb UK, i kushton nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb treguesit t\u00eb Ujit Pa t\u00eb Ardhura (UPA), q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb treguesi q\u00eb lidhet direkt me problemet e menaxhimit racional t\u00eb burimeve ujore, si edhe t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare t\u00eb shoq\u00ebrive.<\/p>\n<p>Aktualisht ky tregues q\u00eb shpreh n\u00eb p\u00ebrqindje sasin\u00eb e ujit q\u00eb humbet (nuk i faturohet klient\u00ebve) ndaj sasis\u00eb s\u00eb ujit q\u00eb prodhohet, p\u00ebr sektorin UK \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn mesatare prej 65%, pra q\u00eb konsiderohet nj\u00eb vler\u00eb mjaft e lart\u00eb dhe e papranueshme.<\/p>\n<p>ERRU b\u00ebn vler\u00ebsimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij treguesi n\u00eb vitin baz\u00eb dhe m\u00eb tej vendos objektiva mjaft agresive p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij treguesi n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb menaxhimi me racional t\u00eb burimeve ujore nga shoq\u00ebrit\u00eb UK.<\/p>\n<p><em>3. <u style=\"font-style: italic;\">P\u00ebrballueshm\u00ebria e fatur\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve UK<\/u>.<\/em><\/p>\n<p>AMBU i ka t\u00eb mir\u00ebnjohura kostot financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr funksionimin e institucioneve t\u00eb baseneve t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat q\u00eb u ngarkon ligji, si dhe mang\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat ato p\u00ebrballen. N\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb Zyrat e Administrimit t\u00eb Baseneve (ZAB) q\u00eb mund t\u00eb realizojn\u00eb nga tarifat aktuale e p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit nga shoq\u00ebrit\u00eb UK, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2023 rezulton:<\/p>\n<ul>\n<li>N\u00eb rang vendi p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr uj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb e UK prodhohen rreth 312 milion m<sup>3<\/sup> uj\u00eb n\u00eb vit, nga t\u00eb cilat 76 milion m<sup>3<\/sup> i p\u00ebrkasin burimeve sip\u00ebrfaq\u00ebsore (rezervuare) dhe 236 milion m<sup>3<\/sup> nga burime n\u00ebntok\u00ebsore.<\/li>\n<li>VKM nr. 993, dt. 9.12.2020 p\u00ebrcakton tarifat e p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK, p\u00ebrkat\u00ebsisht me 0,05 lek\/m<sup>3<\/sup> p\u00ebr uj\u00ebrat sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe 0,08 lek\/m<sup>3<\/sup> p\u00ebr uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore.<\/li>\n<li>Referuar prodhimit vjetor t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, ZAB-ve nga i gjith\u00eb sektori UK duhet t\u00eb mbledhin t\u00eb ardhura nga Lejet e P\u00ebrdorimit t\u00eb Ujit nga shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb total 22,7 milion lek\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebrkat\u00ebsisht 18,9 milion lek\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb p\u00ebrdorin burimet n\u00ebntok\u00ebsore dhe 3,8 milion lek\u00eb p\u00ebr ato sip\u00ebrfaq\u00ebsore).<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Sektorin UK, Kosto mesatare e O&amp;M p\u00ebr 1m<sup>3<\/sup> uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy sh\u00ebrbimet e furnizimit me uj\u00eb dhe kanalizimeve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura \u00ebsht\u00eb 54 lek\/m<sup>3<\/sup>.<\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Referuar volumeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme tarifa mesatare e p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit \u00ebsht\u00eb 0,075 lek\/m<sup>3<\/sup> p\u00ebr t\u00eb dy llojet e burimeve ujore q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb\/p\u00ebrdorin shoq\u00ebrit\u00eb UK, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson 0,14% t\u00eb kostove mesatare t\u00eb O&amp;M, rezulton q\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Kosto p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e p\u00ebrdorimit t\u00eb ujit n\u00eb fatur\u00ebn mujore t\u00eb klient\u00ebve familjar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konsum mesatar rreth 12 m<sup>3<\/sup>\/muaj<\/em><\/strong><em> <strong>\u00ebsht\u00eb<u> 0,9 lek\/muaj p\u00ebr klient ose p\u00ebr nj\u00eb familje mesatare me 4 persona.<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"text-decoration: underline;\">4. Mbrojtja e Mjedisit p\u00ebr ruajtjen e burimeve ujore nga mbi p\u00ebrdorimi.<\/span><\/em><\/p>\n<p>Kriteri i kat\u00ebrt q\u00eb ERRU ka n\u00eb v\u00ebmendje gjat\u00eb miratimit t\u00eb tarifave t\u00eb propozuara nga Shoq\u00ebrit\u00eb UK \u00ebsht\u00eb gjithashtu i lidhur me aspektet e mir\u00ebmenaxhimit t\u00eb burimeve ujore n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr ruajtjen e burimeve ujore nga mbi shfryt\u00ebzimi, duhet t\u00eb dekurajohen konsumator\u00ebt nga konsumimi i ujit m\u00eb shum\u00eb se normat normale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ERRU u jep mund\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrive UK t\u00eb propozojn\u00eb aplikimin e tarifa ne \u201cblloqe\u201d, sipas parimit q\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb p\u00ebrdorimi t\u00eb caktuar (p.sh.150 litra\/dit\u00eb, person) konsumator\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb me tarifa normale. P\u00ebr sasin\u00eb e ujit t\u00eb konsumuar p\u00ebrtej k\u00ebsaj norme ato duhet t\u00eb paguajn\u00eb tarifa m\u00eb t\u00eb larta, sipas tabel\u00ebs q\u00eb parashikon metodologjia e tarifave, neni 19, pika 6, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<table>\n<tbody>\n<tr>\n<td width=\"193\"><strong>Kategoria e Klient\u00ebve<\/strong><\/td>\n<td width=\"103\"><strong>Familjar\u00eb<\/strong><\/td>\n<td width=\"163\"><strong>Publik\u00eb<\/strong><\/td>\n<td width=\"160\"><strong>Privat\u00eb<\/strong><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td width=\"193\"><strong>Koeficienti i shum\u00ebzimit t\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr 1 m<sup>3<\/sup> uj\u00eb<\/strong><\/td>\n<td width=\"103\"><strong>Konsumi <\/strong><\/p>\n<p><strong>(m<sup>3<\/sup>\/muaj)<\/strong><\/td>\n<td width=\"163\"><strong>Konsumi<\/strong><\/p>\n<p><strong>(m<sup>3<\/sup>\/muaj)<\/strong><\/td>\n<td width=\"160\"><strong>Konsumi<\/strong><\/p>\n<p><strong>(m<sup>3<\/sup>\/muaj)<\/strong><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td width=\"193\">1.0<\/td>\n<td width=\"103\">deri 18<\/td>\n<td width=\"163\">Mesatare Historike e<\/p>\n<p>Vitit t\u00eb fundit (MH)<\/td>\n<td width=\"160\">Mesatare Historike e Vitit t\u00eb fundit (MH)<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td width=\"193\">1.0 deri 3.0<\/td>\n<td width=\"103\">18 deri 30<\/td>\n<td width=\"163\">Deri 3-fish e MH<\/td>\n<td width=\"160\">Deri 3-fish e MH<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td width=\"193\">1.5 deri 4.0<\/td>\n<td width=\"103\">mbi 30<\/td>\n<td width=\"163\">Mbi 3-fish e MH<\/td>\n<td width=\"160\">Mbi 3-fish e MH<\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n<p>N\u00eb lidhje me kriterin <em>\u201cndot\u00ebsi paguan<\/em>\u201d, n\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb UK ndodhet nj\u00eb ITUN, q\u00eb operohet nga shoq\u00ebria, p\u00ebr konsumator\u00ebt zbatohen kriteret e m\u00ebsip\u00ebrme, sepse fatura e tyre mujore p\u00ebrfshin kostot e operimit t\u00eb impiantit t\u00eb trajtimit. nd\u00ebrsa p\u00ebr zonat e sh\u00ebrbimit q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mbuluara me ITUN, ky parim mbetet t\u00eb zbatohet n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Gjithsesi ERRU n\u00eb metodologjin\u00eb e miratimit t\u00eb tarifave n\u00eb nenin 19, pika 7 parashikon q\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt q\u00eb shkaktojn\u00eb ndotje problematike (t\u00eb r\u00ebnda) shoq\u00ebria mund t\u00eb propozoj\u00eb tarifa t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb zbatimit t\u00eb parimit \u201cndot\u00ebsi paguan\u201d, por q\u00eb ky argument n\u00eb t\u00eb ardhmen duhet zhvilluar m\u00eb n\u00eb detaje me n\u00ebn akte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Konkluzione:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><em>Kostot e tarifave n\u00eb Lejet e p\u00ebrdorimit t\u00eb Ujit p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb fatur\u00ebs mujore t\u00eb familjar\u00ebve \u00ebsht\u00eb mjaft e ul\u00ebt, pra ka mjaft hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr rritjen e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb institucionet zbatuese t\u00eb baseneve ujore t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb buxhet t\u00eb arsyesh\u00ebm n\u00eb dispozicion p\u00ebr zhvillimin e aktivitetit t\u00eb tyre n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave q\u00eb i ngarkon ligji.<\/em><\/li>\n<li><em>Referuar kritereve n\u00eb metodologjin\u00eb e miratimit t\u00eb tarifave, ERRU nuk imponon direkt q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr tarifa q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb gjitha kostot, pra t\u00eb zbatohet krejt\u00ebsisht parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostove. <\/em><\/li>\n<li><em>Propozimi p\u00ebr tarifa t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e shoq\u00ebrive UK q\u00eb p\u00ebrgatitet nga stafi menaxhues i shoq\u00ebris\u00eb, aprovohet nga K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebs dhe shoq\u00ebrohet me opinionin e aksioner\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. <\/em><\/li>\n<li><em>N\u00eb Sektorin e UK p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb rajonale UK zbatimi i parimit t\u00eb Rikuperimit t\u00eb Kostove mb\u00ebshtetet dhe inkurajohet fort nga ERRU me instrumentet n\u00ebnligjore q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, por rolin kryesor n\u00eb zbatimin plot\u00ebsisht t\u00eb tij e ka qeveria qendrore. Si aksioneri kryesor i Shoq\u00ebrive Rajonale UK q\u00eb drejton qeveria qendrore vendos se \u00e7far\u00eb niveli tarifash sh\u00ebrbimesh Shoq\u00ebria Rajonale UK do t\u00eb propozoj\u00eb pran\u00eb ERRU-s\u00eb p\u00ebr miratim.<\/em><\/li>\n<li><em>Rritja <\/em><em>e tarifave ne Lejet e p\u00ebrdorimit te Ujit p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb UK do t\u00eb inkurajoj\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb treguesin e Ujin Pa t\u00eb Ardhura. <\/em><\/li>\n<li><em>P\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e treguesit t\u00eb UPA Shoq\u00ebrit\u00eb UK gjithashtu duhet t\u00eb synojn\u00eb aplikimin e tarifave me blloqe q\u00eb dekurajojn\u00eb konsumator\u00ebt q\u00eb konsumojn\u00eb ujin mbi norm\u00eb. Kjo ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr konsumator\u00ebt n\u00eb zona rurale dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi konsumator\u00ebt jo familjare.<\/em><\/li>\n<li><em>Reforma n\u00eb sektorin UK pritet q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn afatmesme sektori t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm financiarisht, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebson ERRU t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb metodologjin\u00eb aktuale q\u00eb mbulimi i kostove t\u00eb jet\u00eb kusht i detyruesh\u00ebm n\u00eb aplikimet p\u00ebr tarifa t\u00eb reja. <\/em><\/li>\n<li><em>Referuar VKM nr. 302 dat\u00eb 11.5.2022, si akti ligjor baz\u00eb p\u00ebr konceptimin dhe zbatimin e reform\u00ebs p\u00ebr agregimin e sektorit, n\u00ebnkuptohet q\u00eb afati maksimal i vendosur nga qeveria q\u00ebndrore q\u00eb nga themelimi i shoq\u00ebrive rajonale q\u00eb sektori UK t\u00eb vet\u00ebfinancohet nga t\u00eb ardhurat \u00ebsht\u00eb 10 vjet. Angazhimi mjaft serioz i aktor\u00ebve n\u00eb zbatim t\u00eb reform\u00ebs, premton nj\u00eb situat\u00eb optimiste q\u00eb mbulimi i t\u00eb gjitha kostove t\u00eb sh\u00ebrbimeve UK n\u00eb sektor t\u00eb mbulohet kryesisht me tarifat, t\u00eb realizohet para k\u00ebtij afati, pra q\u00eb t\u00eb zbatohet plot\u00ebsisht parimi i Rikuperimit t\u00eb Kostove. <\/em><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Menaxhimi i Q\u00ebndruesh\u00ebm i Burimeve Ujore dhe Roli i Rregullatorit t\u00eb Sektorit t\u00eb UK Nj\u00eb artikull nga Ndri\u00e7im Shani, Kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Ujit (ERRU) Planeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281],"tags":[],"class_list":["post-8269","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8269\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}