{"id":9419,"date":"2025-12-29T11:12:35","date_gmt":"2025-12-29T10:12:35","guid":{"rendered":"https:\/\/shukalb.al\/?p=9419"},"modified":"2025-12-29T11:12:35","modified_gmt":"2025-12-29T10:12:35","slug":"viti-2025-per-shukalb-ne-fokus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/shukalb.al\/?p=9419&lang=sq","title":{"rendered":"Viti 2025 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus"},"content":{"rendered":"<h1><strong>Viti 2025 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus<\/strong><\/h1>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-9417\" src=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-300x200.jpg 300w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-768x512.jpg 768w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/shukalb.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Kartolina-2026-2048x1366.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb, Miq dhe Partner\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrmbyllim nj\u00eb vit tjet\u00ebr, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr besimin, mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme dhe angazhimin tuaj. P\u00ebrkushtimi juaj ka qen\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr progresin e arritur n\u00eb forcimin e sektorit t\u00eb ujit n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe mir\u00ebpresim n\u00eb vazhdim t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi k\u00ebto arritje dhe t\u00eb ndjekim objektiva t\u00eb reja n\u00eb 2026.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrcjellim urimet tona m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr festa t\u00eb g\u00ebzuara, sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb Vit t\u00eb Ri t\u00eb suksessh\u00ebm e t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr ju dhe familjet tuaja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po hyjm\u00eb n\u00eb vitin 2026, jemi t\u00eb lumtur ta shohim vitin 2025 me krenari dhe mir\u00ebnjohje. Jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj an\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb, besimi dhe angazhimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb suksesit ton\u00eb, dhe ndaj partner\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e tyre t\u00eb vlefsh\u00ebm. Viti 2025 na dha shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb festuar dhe duam t\u00eb ndalemi pak p\u00ebr t\u00eb njohur disa nga arritjet tona.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr momentet kryesore t\u00eb vitit 2025 ishte suksesi rekord i <strong>Konferenc\u00ebs dhe Ekspozit\u00ebs s\u00eb 13-t\u00eb t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Ballkanike<\/strong>, e mbajtur n\u00eb Durr\u00ebs, Shqip\u00ebri, nga 11 deri m\u00eb 13 n\u00ebntor. Konferenca mblodhi s\u00eb bashku <strong>mbi 500 profesionist\u00eb t\u00eb ujit<\/strong> nga <strong>22 vende<\/strong>, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoq\u00ebrit\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime, kompanit\u00eb private, akademia, partner\u00ebt e zhvillimit dhe agjencit\u00eb qeveritare. Gjat\u00eb dy dit\u00ebve, pjes\u00ebmarr\u00ebsit u angazhuan n\u00eb <strong>37 prezantime t\u00eb holl\u00ebsishme<\/strong> t\u00eb mbajtura nga <strong>85 fol\u00ebs<\/strong>, duke nxitur diskutime kuptimplote mbi sfidat n\u00eb zhvillim t\u00eb sektorit t\u00eb ujit n\u00eb rajon dhe zgjidhjet inovative. Krahas Konferenc\u00ebs, <strong>Ekspozita Teknike<\/strong> paraqiti zgjidhje t\u00eb p\u00ebrparuara nga <strong>27 kompani vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong>, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb avancuara inxhinierike, tuba, pompa, mat\u00ebsa dhe sisteme softuer\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, programi i trajnimeve dhe zhvillimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb SHUKALB n\u00eb vitin 2025 p\u00ebrfshinte dy programe t\u00eb <strong>D-LeaP,<\/strong> programin <strong>&#8220;Akses n\u00eb Financim&#8221;,<\/strong> i cili u ofrua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe programin <strong>&#8220;Plani i Siguris\u00eb s\u00eb Ujit dhe Menaxhimi i Krizave&#8221;<\/strong>. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit RCDN+ u ofrua <strong>&#8220;Hyrje n\u00eb Sistemet e Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura p\u00ebr Menaxher\u00ebt dhe Inxhinier\u00ebt&#8221;<\/strong> dhe <strong>Trajnimi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trajner\u00ebve<\/strong>. N\u00eb k\u00ebto programe mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga 11 shoq\u00ebri rajonale uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime dhe institucione partnere si ERRU, AKUK dhe AMBU. Ofrimi i tyre u b\u00eb i mundur me mb\u00ebshtetjen e projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit t\u00eb Kapaciteteve (RCDN) dhe Partneritetit t\u00eb Danubit (D-LeaP).<\/p>\n<p>Duke par\u00eb p\u00ebrpara drejt vitit 2026, SHUKALB mbetet i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb ofruar programe q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nevojat n\u00eb zhvillim t\u00eb shoq\u00ebrive uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizime dhe sektorit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar si burimet e veta ashtu edhe mb\u00ebshtetjen rajonale t\u00eb projekteve dhe donator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb partneritet me SHUKOS, ne vazhduam dhe zhvilluam me sukses raundin e 11-t\u00eb t\u00eb\u00a0<strong>Programit Krahasimi i Standardizuar (Benchmarking) p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb UK\u00a0<\/strong>n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0<strong>Partneritetit te Danubit (D-LeaP),<\/strong>\u00a0p\u00ebr 10 shoq\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Projektit RCDN<\/strong>, gjat\u00eb vitit 2025, SHUKALB organizoi disa takime avokuese me an\u00ebtar\u00ebt e dy Grupeve Nd\u00ebrinstitucionale t\u00eb Pun\u00ebs, Grupit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore dhe Grupit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura. Si rezultat i diskutimeve nga k\u00ebto takime, SHUKALB publikoi nj\u00eb <strong>Let\u00ebr Pozicioni<\/strong> t\u00eb titulluar <strong>&#8220;Forcimi i sektorit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve, mb\u00ebshtetjes s\u00eb politikave dhe zhvillimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore&#8221;<\/strong>. Ky dokument ofron nj\u00eb qasje t\u00eb integruar, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb orientuar drejt rezultateve, q\u00eb synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e bashk\u00ebpunimit institucional, rritjen e efikasitetit t\u00eb sh\u00ebrbimeve, mbrojtjen e mjedisit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj p\u00ebr <strong>Edukimin dhe Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin Publik<\/strong>, SHUKALB mb\u00ebshteti shoq\u00ebrit\u00eb UK n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb festimin e <strong>Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Ujit 2025<\/strong> t\u00eb titulluar <em>&#8220;Ruajtja e Akullnajave&#8221;<\/em>. P\u00ebr t\u00eb rritur vizibilitetin, SHUKALB siguroi video t\u00eb shkurtra, postera dhe materiale t\u00eb tjera dixhitale q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb UK i p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb fushatat lokale t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit mbi ruajtjen e ujit dhe kuptimin e faturave t\u00eb ujit p\u00ebr familjet. Programi kryesor <strong>&#8220;Miqt\u00eb e Ujit&#8221;<\/strong> p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs s\u00eb treta, angazhoi gati 2,000 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb tet\u00eb rajone t\u00eb vendit. I mb\u00ebshtetur nga Programi Infrastruktura Bashkiake V n\u00eb gjasht\u00eb rajone dhe nga vet\u00eb SHUKALB n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Durr\u00ebs, programi i inkurajoi nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb ndanin mesazhe mbi \u00a0mbrojtjen e burimeve ujore p\u00ebrmes vizatimeve t\u00eb tyre. Me 12 vizatimet fituese t\u00eb p\u00ebrzgjedhura, SHUKALB ka p\u00ebrgatitur <strong>kalendarin e vitit 2026<\/strong>, i cili po u shp\u00ebrndahet shoq\u00ebrive UK dhe institucioneve partnere si nj\u00eb mjet praktik p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, SHUKALB u bashkua me <strong>Novamat shpk<\/strong> dhe <strong>BIOWORKS\u00ae Verfahrenstechnik GmbH<\/strong> p\u00ebr t\u00eb bashk\u00eborganizuar nj\u00eb workshop mbi teknologjit\u00eb moderne t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, duke bashkuar institucionet publike, shoq\u00ebrit\u00eb UK, rregullator\u00ebt, donator\u00ebt, kompanit\u00eb private dhe akademin\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs s\u00eb impianteve. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb n\u00ebntor, SHUKALB dhe SHUKOS mbajt\u00ebn nj\u00eb workshop para-konferenc\u00eb p\u00ebr <strong>\u201cTransferimin e Teknologjis\u00eb&#8221;<\/strong> n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Ballkanike, duke lidhur shoq\u00ebrit\u00eb UK nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, institucionet publike, kompanit\u00eb dhe ofruesit e teknologjive p\u00ebr prezantime koncize dhe shk\u00ebmbime profesionale. T\u00eb dyja iniciativat mb\u00ebshtesin drejtp\u00ebrdrejt objektivin strategjik t\u00eb SHUKALB p\u00ebr t\u00eb lidhur teknologjin\u00eb dhe transferimin e njohurive midis sektorit privat dhe profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, SHUKALB mori pjes\u00eb aktive n\u00eb platforma kryesore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb, nga dialogu mbi politikat n\u00eb Oslo deri te bashk\u00ebpunimi i shoq\u00ebrive UK n\u00eb Azin\u00eb Qendrore dhe diskutimet globale mbi sigurin\u00eb e ujit n\u00eb Bangkok. K\u00ebto angazhime thelluan bashk\u00ebpunimin rajonal, mb\u00ebshtet\u00ebn zhvillimin profesional dhe zgjeruan mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin nd\u00ebrkufitar, duke p\u00ebrforcuar angazhimin e SHUKALB p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend praktika t\u00eb p\u00ebrparuara q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sektori uji m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe inovativ p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe rajonin e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do arritje e k\u00ebtij viti forcon themelin ton\u00eb p\u00ebr rritje dhe inovacion t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb vitin 2026. Ne presim n\u00eb vazhdim t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi k\u00ebto suksese, t\u00eb avancojm\u00eb menaxhimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ujit dhe t\u00eb nxisim zhvillimin e sektorit ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajonin e gjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 p\u00ebr SHUKALB n\u00eb fokus T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb, Miq dhe Partner\u00eb, Nd\u00ebrsa p\u00ebrmbyllim nj\u00eb vit tjet\u00ebr, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr besimin, mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme dhe<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[281],"tags":[],"class_list":["post-9419","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-burimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9419"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9419\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/shukalb.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}