Anëtarësimi në SHUKALB

Në përputhje me objektivin e misionit të tij për të mbrojtur interesat kolektive të profesionistëve në sektorin e ujit në Shqipëri, SHUKALB inkurajon një pjesëmarrje të gjerë në radhët e saj. Çdo individ, shoqëri ose institucion që ka një interes të shprehur për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është i mirëpritur të aplikojë për anëtarësim.

Struktura e anëtarësimit

SHUKALB ka katër kategori anëtarësimi të cilat përfshijnë Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, Kompanitë Private, Institucionet Publike dhe Individët që mund të jenë studentë ose profesionistë individualë. Përgjatë viteve, kategoria kryesore e anëtarësimit të SHUKALB e Shpqerive Ujësjellës Kanalizime është rritur. Sot, anëtarët e SHUKALB nën këtë kategori ofrojnë shërbime të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për mbi 75% të të gjithë popullsisë së Shqipërisë.

Në vitin 2008, SHUKALB rishikoi statutin e tij për t’u ofruar anëtarësim edhe kompanive private. Një anëtar tjetër në kategorinë e institucioneve është Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (Universiteti Politeknik i Tiranës). Për më tepër, studentët dhe profesionistët e rinj nën 35 vjeç që anëtarësohen në SHUKALB, bëhen pjesë e grupit të Profesionistëve të Rinj të Ujit të SHUKALB.

Tarifat e anëtarësimit

Anëtarësimi pranë SHUKALB është vjetor dhe tarifat ndryshojnë bazuar në kategorinë e anëtarësimit.  Të gjithë anëtarët të cilët paguajnë në kohë tarifat vjetore të anëtarësimit konsiderohen pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës dhe mund të bëjnë pjesë në Bordin Drejtues të saj, si dhe të votojnë për veprime të tjera zyrtare të SHUKALB.

Përfitimet e Anëtarëve

Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime anëtare

  • Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në Konferencë dhe aktivitete të tjera
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
  • Mundësia për t’u përfshirë në programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator në konferencat e SHUKALB
  • Akses tek informacioni për eventet dhe vizitat studimore brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Akses tek profesionistet e rinj të edukuar për sektorin e ujit
  • Akses tek buletini informues “Burimi” si dhe publikime te tjera
  • Përfaqësimi i përbashkët i Shoqërive UK nëpër institucionet publike

Kompanitë Private anëtare

  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në Konferencë
  • Tarifa të reduktuara të stendës së Ekspozitës
  • Mundësi për të drejtuar seminare rreth produkteve apo shërbimeve tuaja në bashkëpunim me SHUKALB
  • Mundësi për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues
  • Mundësia për të ushtruar të drejtën e votës në mbledhje të Asamblesë
  • Akses, me kërkesë, mbi kontaktet e shoqërive ujësjellës kanalizime

Individët anëtarë

  • Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në konferencë dhe aktivitete të tjera
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
  • Mundësia për t’u zgjedhur dhe shërbyer pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator në Konferencë
  • Akses tek buletini informues “Burimi” si dhe në publikime të tjera
  • Akses tek biblioteka digjitale
  • Akses tek pjesëmarrja në Grupet Teknike të SHUKALB

Institucionet Publike anëtare

  • Tarifa të reduktuara për kurset e trajnimit
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen në konferencë dhe aktivitete të tjera
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit
  • Mundësi bashkëpunimi në projekte të ndryshme
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator në konferencë
  • Mundësia për t’u zgjedhur dhe shërbyer pranë Bordit Drejtues të Shoqatës
  • Akses në buletinin informues “Burimi” si dhe publikime të tjera
  • Akses tek pjesëmarrja në Grupet Teknike të SHUKALB