Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Bulqizë ndërton një Laborator të ri për analizat e ujit të pijshëm

Pllakata e mirënjohjes dhe dëshmisë së këtij gjesti bujar nga shteti i Izraelit, i vendosur në hyrje të Laboratorit të UK Bulqizë.
Foto nga UK Bulqizë

Duke filluar nga muaji gusht 2021, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Bulqizë (UK Bulqizë) ka një laborator kimik dhe mikrobiologjik të ri për ujin e pijshëm, plotësisht në operim. Ky investim u bë i mundur përmes mbështetjes bujare financiare nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri, e cila u mundësua falë negociatave të SHUKALB. Ambasada e Izraelit në Shqipëri iu përgjigj shpejt dhe pozitivisht kërkesës për mbështetje nga Administratori i UK Bulqizë, Asllan Daxha, dhe në një periudhë të shkurtër kohore siguroi një set të plotë të pajisjeve laboratorike moderne që mundësojnë monitorimin në kohë reale të cilësisë së ujit të pijshëm, përfshirë testet kimike dhe mikrobiologjike. Vlera e këtij investimi është rreth 11,000 dollarë.

Laboratori i ri do të beje te mundur realizimin e analizave kimike dhe mikrobiologjike për 5,600 abonente familjarë , Ente Shteterore dhe Subjekte private te Qytetit Bulqize dhe  zonave rurale në Njësitë Administrative Bulqizë, Krastë, Fushe Bulqize, Zerqan, Gjoricë, Shupenze , Ostren dhe Trebisht.

Deri pak kohësh, UK Bulqizë i realizonte analizat e ujit pjesërisht në qytetin e Bulqizës për nivelin e klorit në pikat fundore dhe nuk ishte e mundur analiza mikrobiologjike, për shkak të pamundësisë për t’i dërguar treguesit në Peshkopi dhe kostos së lartë financiare.

Ky investim i tij ka një rëndësi domethënëse veçanërisht në situatën aktuale të pandemisë COVID-19, ku është detyrim ligjor të kryhet monitorimi periodik i parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjik të ujit të pijshëm në depot dhe stacionet e pompimit.

Operatore e laboratorit të UK Bulqizë WSSC duke kryer analizat kimike të ujit duke përdorur pajisjet e reja.
Foto nga UK Bulqizë

Një kujdes të veçantë UK Bulqizë do të tregojë ndaj cilësisë së ujit në të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike, restorantet dhe furrat e bukës, përmes kontrolleve dhe analizave periodike.

Investimi i ri do te rrise performancën e shërbimeve te ofruara nga UK Bulqize në drejtim të cilësisë së ujit të pijshëm si dhe do te permiresoje monitorimin dhe verifikimin e ankesave të paraqitura nga konsumatorët për cilësinë dhe ndotjen e ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Bashkisë Bulqize.

Bashkia Bulqizë dhe UK Bulqizë i janë mirënjohës popullit të Izraelit, Ambasadës së këtij vendi mik dhe veçanërisht Ambasadorit, z. Noah Gal Gendler për mbështetjen e tyre.