Trajnimi “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun” u zhvillua me sukses

Pjesëmarrësit duke diskutuar në grupe gjatë Trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”.
Foto nga SHUKALB

Në datat 27-28 Prill 2019, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun” me pjesëmarrjen e përgjegjësve dhe specialistëve të departamenteve të Shërbimit të Klientit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime Korçë, Lezhë dhe Durrës. Trajnimi u mbajt nga Arian Gjorga, Ekspert në fushën e Menaxhimit dhe Shërbimit ndaj Klientit.

Pjesëmarrësit morën njohuri të mjaftueshme mbi temat kyçe si, themelet e shërbimit të shkëlqyer, organizimi dhe personeli i shërbimit te klientit, informacioni dhe komunikimi me publikun/ menaxhimi i përshtypjeve të klientit, kënaqshmeria e klientit, menaxhimi i bazës së të dhënave, menaxhimi i ankesave të klientit, menaxhimi i leximit të matësave, menaxhimi i faturimit dhe arkëtimit, menaxhimi i ndërprerjes se shërbimit dhe shkëputjes nga rrjeti i furnizimit, udhëzimet baze për nje plan të mire komunikimi, dhe integrimi i tipeve të ndryshme të mediave në një program efikas komunikimi.

Pjesëmarrësit gjatë një ushtrimi me role
Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit u angazhuan në disa grupe pune dhe ushtrime me role, për të simuluar situata ndërmjet klientëve të pakënaqur dhe stafit të ujësjellësit gjatë procedimit të kontratave dhe ankesave. Trajnimi u vlerësua shumë nga të gjithë pjesëmarrësit, si për njohuritë e ndara në formë praktike, ashtu edhe për diskutimet, shkëmbimin e përvojave ndërmjet shoqërive pjesëmarrëse dhe lojën me role.