Dita Botërore e Ujit është një program i Kombeve të Bashkuara, që organizohet çdo vit në datën 22 Mars. Ky program është një mundësi unike, nëpërmjet të cilit SHUKALB tërheq vëmendjen dhe krijon mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi. SHUKALB asiston shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare në të gjithë vendin, të organizojnë aktivitete dhe të përhapin mesazhin e Ditës Botërore të Ujit në qytetin e tyre.
Struktura
Faza e Parë:
Përgatitja e materialeve ndërgjegjësuese me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit, si më poshtë:
– Bluza me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit
– Fletëpalosje me mesazhe dhe shembujt sensibilizues të Ditës Botërore të Ujit
– Baner dhe postera me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit
Faza e Dytë:
Shpërndarja e materialeve sensibilizuese për shoqëritë anëtare të SHUKALB.
Faza Finale:
Fushata ndërgjegjësuese nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve me mesazhin e Ditës Botërore të Ujit, referuar çështjeve të ujit.
Historiku
Dita Botërore e Ujit është një program vjetor ndërgjegjësues dhe gjithëpërfshirës që organizohet në Shqipëri që prej vitit 2007.