Ekipi i Menaxhimit të Aseteve të SHUKALB merr pjesë në Konferencën e 9-të të IWA-së për Menaxhimin Strategjik të Aseteve (LESAM)

Arbana Kola, Menaxhere e Projektit Menaxhimi i Integruar i Aseteve, SHUKALB, gjatë prezantimit të saj mbi Shërbimet Këshillimore të Menaxhimit të Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri
Foto nga SHUKALB

Konferenca e 9-të e IWA-së për Menaxhimin Strategjik të Aseteve (LESAM) u organizua më 11-12-13 maj 2022, në Bordeaux, Francë. Shoqëritë UK, konsulentë, rregullatorë, studiues dhe menaxherë të aseteve u takuan për të diskutuar aspekte të ndryshme të menaxhimit strategjik të aseteve të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, duke identifikuar sfidat dhe zgjidhjet novatore për sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura.

SHUKALB u përfaqësua në konferencë nga dy anëtarët e ekipit të Projektit të Menaxhimit të Integruar të Aseteve: Arbana Kola, Menaxhere Projekti dhe Elton Hasanaj Inxhinier i Sistemit EDAMS.

Znj. Kola pati gjithashtu një rol shumë aktiv në Programin e Konferencës. Ajo ishte Kryetare e Sesionit Paralel 5B: Menaxhimi i Aseteve në MA, si dhe folëse në Sesionin Paralel 6B: MA Shembuj në kontekstin specifik. Si pjesë e prezantimit të saj, znj. Kola ndau përvojën e SHUKALB në zbatimin e Projektit të Menaxhimit të Integruar të Aseteve në Shqipëri. Znj. Kola është zgjedhur gjithashtu së fundi si Anëtare në Komitetin Menaxhues të Grupit të Specialistëve të Menaxhimit Strategjik të Aseteve IWA (SAM).