Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, merr pjesë në Forumin e dytë Evropian mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit

Më 1 dhjetor 2021, Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) organizoi edicionin e dytë të Forumit Evropian për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit (EFRWS). Forumi i dytë EFRWS u organizua rreth tranzicionit të gjelbër dhe veprimeve të ndërmarra nga institucionet evropiane dhe nga rregullatorët kombëtarë për të përmirësuar aktivitetet e bazuara në ekonomi qarkulluese në sektorin e ujit.

SHUKALB u përfaqësua në forum nga Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive, e cila ishte përzgjedhur si folëse në Panelin 4: Sfidat e Ujit në Ballkan, duke ndarë përvojën e SHUKALB me Programet e Trajnimit dhe Certifikimit. Paneli u fokusua në disa nga sfidat kryesore, arritjet dhe nevojat urgjente në sektorin e ujit dhe kanalizimeve në vendet kandidate në BE, dhe rolin e rregullatorëve kombëtarë në zbatimin e kërkesave legjislative acquis të BE-së për ujin. Paneli u bashkëmoderua nga Ndriçim Shani, Kryetar i Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë dhe Walter Kling, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).

Në sesion prezantuan gjithashtu Georgi Hristov, GIZ, i cili ndau përvojën me zbatimin e zgjidhjeve të Menaxhimit të Integruar të Aseteve, si dhe prezantimin e Philip Weller, IAWD, i cili prezantoi Programin Benchmarking të IAWD për shoqëritë UK. Të dyja këto programe janë të natyrës rajonale dhe prej disa vitesh ofrohen për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet shoqatave ujësjellës kanalizime në vendet përkatëse, përfshirë edhe SHUKALB.