Event diplomimi i programit të Rotary Hands Across Waters

Më 17 Mars 2021, si pjesë e Letrës së Qëllimit të nënshkruar në 14 Tetor, 2020, SHUKALB u bashkua me përpjekjet e Rotary Club të Haifa në Izrael, Hi-Teach, dhe Rotary Club të Tirana International, në organizimin e eventit vjetor ndërkombëtar të diplomimit i mbajtur virtualisht me prezantimin e punimeve shkencore të bëra nga studentë në kuadër të programit arsimor inovativ STEAM të Rotary Hands Across Waters (RHAW). Kjo ishte faza finale e programit.

Eventi online tërhoqi një audiencë prej mbi 350 pjesëmarrësish që përfshinte studentë dhe mësues nga 15 shkolla të mesme nga Izraeli, Rumania, Polonia, Lituania, Kosova, Shqipëria dhe SHBA. SHUKALB filloi zbatimin e Programit për herë të parë këtë vit, si pilot, me pjesëmarrjen e dy shkollave të mesme nga Tirana, “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa”.

Shkolla e mesme “Ismail Qemali” u prezantua me dy projekte:

  • Ruajtja e ujit – Shfrytëzim i plotë në jetën e përditshme”, përgatitur nga studentët: Atea Caslli, Devis Samarxhi, Erton Mara, Fjora Dragjoshi, Gentian Qinami, Hera Gishti, Joel Plaku, Keisi Bekteshi, Klea Leli, Klei Qorri, Kostandinos Mema, Marin Zilenxhiud dhe Sara Roçi.

 

  • Go ECO! Go FRIENDLY! – Transformimi i shkollës tuaj në ekologjike (eco)”, përgatitur nga studentët:Alisa Hasa, Katja Fusha, Lutis Picorri, Paola Pesjaka dhe Trejsi Fusha.

 

Studentët u ndihmuan nga mësuesit Ermira Milori, Gjergji Fusha, Jonida Varfi, Najda Pashaj dhe Silva Grori.

Shkolla e mesme “Qemal Stafa” u prezantua me dy projekte:

  • Trajtimi “Eco-Friendly” i ujit të ndotur” (Ripërdorimi i ujit të shiut), përgatitur nga studentët: Elda Vladi, Arla Merja, Mateo Keraj, Jorida Cenaj, Klara Guda dhe Gledisa Herri.

 

  • Uji atmosferik” përgatitur nga studentët: Grejsi Zaimaj, Isak Bego, Sindi Celmeta, Ali Peka, Esmeralda Qefalia dhe Arber Xhauri.

Studentët u ndihmuan nga mësuesit Junilda Mato, Xhensila Duzha, Refide Xhafkollari, Elena Sulo, Donika Curraj dhe Valentina Lamaj.

Projektet e përgatitura nga studentët nga Shqipëria ishin shumë mbresëlënëse dhe studentët bënë një prezantim shumë profesional të punës së tyre, në gjuhën angleze, pasi ky është një program ndërkombëtar. Kjo u vlerësua shumë nga organizatorët, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se kjo ishte hera e parë që ky Program zbatohej në Shqipëri.

SHUKALB ka një angazhim serioz dhe të gjatë në investimin e edukimit të brezave të rinj për çështje që lidhen me mbrojtjen e ujit dhe mjedisit, me disa programe që i ka zhvilluar vetë, ose si pjesë e bashkëpunimit me organizata të tjera ndërkombëtare. Këto programe kanë për synim nxënës në nivele të ndryshme të arsimit, duke filluar nga klasa e 3-të fillore, deri në nivelin universitar dhe ato janë duke u organizuar si pjesë e një marrëdhënie afatgjatë me Ministrinë e Arsimit. Deri më sot, programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit të SHUKALB kanë përfshirë rreth 42,000 nxënës në nivele të ndryshme të arsimit. SHUKALB pret që të vazhdojë bashkëpunimin me Rotary Club të Haifa në Izrael, Hi-Teach dhe Rotary Club të Tirana International dhe të përhapë zbatimin e “Hands Across Waters Program” në më shumë shkolla në të gjithë vendin, duke siguruar një mundësi për studentët e shkollave të mesme të ekspozohen ndaj kësaj përvoje ndërkombëtare që ofron programi, duke mësuar gjithashtu nga kolegët e tyre në pjesë të tjera të botës.