Konferenca “Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve – Mjetet kryesore për rregullatorët dhe vendimmarrësit”

Hapja dhe fjalimi kryesor: Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve. Në panel nga e M në të D: Petrit Tare, Kryetar, SHUKALB; Elton Kacidhja, Drejtor i Përgjithshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë; Sokol Xhafa, President, SHUKOS, Walter Kling, President, IAWD, Elisabeta Poçi, Drejtore Ekzekutive, SHUKALB. Në ekran, Peter Wolff, Menaxher i Fondit, ORF MMS, GIZ, Bosnje dhe Hercegovinë, duke mbajtur fjalimin e tij të mirëseardhjes online.
Foto nga DWF

Forumi i Ujit të Danubit 2022 u pasua nga Konferenca “Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve – Mjetet kryesore për rregullatorët dhe vendimmarrësit”, i cili u mbajt më 30 qershor 2022 në Tiranë.

Konferenca mblodhi më shumë se 130 pjesëmarrës, që përfaqësonin institucionet kombëtare (ministritë, rregullatorë); shoqatat kombëtare të ujit dhe bashkive, qeverisja vendore dhe shoqëritë UK nga rajoni i Danubit; përfaqësues nga shoqatat rajonale të ujit (IAWD), të bashkive (NALAS) dhe rregullatorëve (WAREG); përfaqësues nga BE, UNECE, GIZ, SDC, Banka Botërore dhe donatorë të tjerë dypalësh dhe IFN; Profesionistë të rinj të ujit; akademia; kompani private; OJQ-të dhe të tjera.

Rita Salgado Brito, Kryetarja e Grupit Specialist të IWA për Menaxhimin Strategjik të Aseteve gjatë fjalimit të saj kryesor në hapjen e Konferencës
Foto nga DWF

Qëllimi i konferencës ishte të prezantonte dy disiplinat si dhe aktivitetet e vazhdueshme në rajonin e Danubit dhe të mundësonte diskutimin midis të gjitha palëve të interesit mbi nevojën për të mbështetur më tej iniciativat e zhvilluara deri më tani.

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse nga organizatorët, Petrit Tare, President, SHUKALB; Elton Kacidhja, Drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; Sokol Xhafa, President, SHUKOS, Walter Kling, President, IAWD dhe Peter Wolff, Menaxher i Fondit, ORF MMS, GIZ, Bosnje dhe Hercegovinë.

Fjalimet kryesore u mbajtën nga Rita Salgado Brito, Kryetare e Grupit Specialist të IWA për Menaxhimin Strategjik të Aseteve dhe Enrique Cabrera Rochera, Kryetar i Grupit të Specialistëve të IWA për Vlerësimin e Performancës dhe Benchmarking, Zëvendës-President i Lartë i IWA.

Në vazhdim, Katerina Schilling, Drejtuese e Përkohshme e IAWD, ndau një prezantim mbi “Aktivitetet e standardeve të IAWD-së në rajonin e Danubit”, e ndjekur nga Oliver Nachevski, Menaxher i Projektit, ORF.

Arbana Kola, Menaxhere e Projektit IAM, SHUKALB, gjatë prezantimit të saj mbi Vështrimin e përgjithshëm të zbatimit të SEEAM në Shqipëri
Foto nga DWF

Konferenca vazhdoi me sesionin “Rezultatet e Programit SEEAM & Rruga përpara – Rritja e Bashkëpunimit ndërmjet Ofruesve të Shërbimeve dhe Institucioneve Kombëtare Përkatëse”. Qëllimi i sesionit ishte të jepte një pasqyrë nga afër të aktiviteteve të Menaxhimit të Aseteve në Shqipëri dhe Kosovë duke prezantuar statusin dhe rezultatet e projektit “Menaxhimi i Integruar i Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore” (SEEAM) dhe informimi i përfaqësuesve të shoqëirve në lidhje me planet për të vazhduar aktivitetet e Menaxhimit të Aseteve dhe për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave ndërmjet shoqërive UK dhe institucioneve përkatëse kombëtare.

Gjatë sesionit, Arbana Kola, Menaxhere e Projektit IAM, SHUKALB, ndau një prezantim mbi statusin e zbatimit të programit në Shqipëri, rezultatet në nivel kombëtar dhe planet për ecurinë e programit në të ardhmen.

Konferenca vazhdoi me sesionin “Nga Benchmarking te Përmirësimi i Performancës dhe pas”, i cili theksoi rezultatin e Benchmarking HUB rajonal të Danubit dhe hodhi dritë mbi bashkëpunimin e rëndësishëm midis shoqërive dhe pronarëve të tyre, njësive të qeverisjes vendore (NJQV-të), me qëllim ofrimin e shërbimet të qëndrueshme të ujit për klientët e tyre.

Sesioni i fundit “Benchmarking dhe Menaxhimi i Aseteve si themele për investime të qëndrueshme në infrastrukturë” theksoi faktin se si Benchmarking ashtu edhe Menaxhimi i Aseteve janë mjete të rëndësishme vendimmarrëse kur bëhet fjalë për planifikimin e investimeve dhe janë kyçe për garantimin e qëndrueshmërisë së investimeve.

Pjesëmarrësit e Konferences “Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve – Mjetet kryesore për rregullatorët dhe vendimmarrësit”
Foto nga DWF