Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Lezhë dhe Vlorë marrin masat e nevojshme ndaj situatës së përmbytjes

UK Shkodër duke shpërndarë ujë të pijshëm përmes boteve me ujë për banorët në zonat e përmbytura
Foto nga UK Shkodër

Në fillim të janarit 2021, Shqipëria u përball me reshje me intensitet të lartë që rezultoi në përmbytje dhe rrëshqitje të dherave në shumë pjesë të vendit. Situata ishte më sfiduese për disa prej qyteteve bregdetare, si Shkodra, Lezha dhe Vlora.

Në përgjigje të kësaj situate, Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime (UK) përkatëse morën masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Grupe pune të posacme u ngritën për montorimin e përditshëm të të gjithë stacioneve të pompave dhe rezervuarëve.  Në rastin e Shkodrës dhe Lezhës, shoqëritë UK çmontuan pompat në stacionet të cilat rrezikoheshin të përmbyteshin, kryesisht në zonat periferike, dhe më pas u ri-montuan pas normalizimit të situatës.

Që në fillim, Shoqëria UK Shkodër bëri të mundur me anën e mjeteve në dispozicion, furnizimin me ujë të pijshëm për njësitë administrative në situatë emergjence. Gjithashtu, shoqëria ka vazhduar punën për pastrimin e puseta dhe gradelave nga materiale të ndryshme të grumbulluara nga sasia e madhe e ujit.

Shkëlqim Leskaj, Drejtor i UK Vlorë gjatë inspektimit në fshatin Xhyherine në bregun e lumit Shushica
Foto nga UK Vlorë

Gjithashtu, një punë e mirë është bërë nga UK Vlorë duke informuar qytetarët përmes faqes zyrtare në “Facebook”, por edhe nëpërmjet mediave, që gjatë orëve me reshje intensive shiu, të ishin vigjilentë dhe të shmanginin daljet dhe lëvizjet e panevojshme. Dhjetra problematika të raportuara në kanalet komunikuese të shoqërisë në rrjetet sociale u zgjidhën në kohë.

Për më tepër, drejtori i UK Vlorë, z. Shkëlqim Leskaj, inspektoi situatën në terren, si në Novoselë ku Lumi Vjosa kishte dalë nga shtrati dhe në fshatin Xhyherinë, ku rritja e nivelit të Lumit Shushica, vuri në rrezik vendosi në rrezik stacionin e pompimit në këtë fshat.