Konferencat dhe Ekspozitat Vjetore

Konferencat Vjetore të SHUKALB kanë për qëllim të stimulojnë dialogun midis aktorëve të ndryshëm për të ofruar mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si dhe ndarjen e praktikave më të mira në sektorin e ujit, në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Ballkanit. Konferenca mbledh menaxherë të shoqërive, hartues politikash, kërkues, dhe investitorë në sektorin e ujit nga e gjithë Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Evropa.

SHUKALB ka organizuar Konferencën dhe Ekspozitën Vjetore të tij që prej themelimit të tij në vitin 2000, deri në 2012. Në 2013, pas një marrëveshje me Shoqatën e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), SHUKALB së bashku me SHUKOS organizojnë Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike, e cila mbahet çdo vit në javën e parë të nëntorit duke alternuar vendndodhjen e saj midis Tiranës dhe Prishtinës.

Për më shumë informacion mbi Konferencën & Ekspozitën, ju lutem vizitoni faqen e internetit: http://balkansjointconference.org