Impianti pilot për trajtimin e ujit të ndotur të fabrikës së qumështit Erzeni është instaluar dhe është vënë në operim

Jan Boele de Jong (Afmitech Friesland) dhe Mitat Begaj (Erzeni)
Foto nga Afmitech Friesland

Shkarkimi i ujërave të ndotura të fabrikave të përpunimit të qumështit, industrive të tjera dhe ujërat e ndotura komunale bëjnë që pothuajse të gjithë lumenjtë dhe liqenet në Shqipëri të jenë të ndotur. Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri kanë filluar me ndërtimin dhe vënien në operim të impianteve për qytete të vogla dhe të mëdha. Në të ardhmen e afërt edhe industria e qumështit duhet të reduktojë shkarkimin e ujërave të ndotura në ujëra sipërfaqësorë dhe në sistemin e kanalizimit. Veç kësaj, një sistem kanalizimi i centralizuar nuk është gjithmonë prezent, prandaj duhet të zhvillohet opsioni i trajtimit të decentralizuar të ujërave të ndotura.

Duke marrë parasysh këtë, kompanitë holandeze, Afmitech Friesland B.V. dhe Yuniko B.V., të mbështetura nga Partnerët Holandezë për Programin e Ujit, kanë filluar një projekt me një impiant pilot për një sistem të decentralizuar të trajtimit të ujit të ndotur në kompanitë e përpunimit të qumështit në Shqipëri.

Për përgatitjet rreth projektit dhe programit testues është publikuar më herët një artikull në Buletinin Elektronik të SHUKALB: “Një zgjidhje inovative për trajtim të decentralizuar të ujërave të ndotura industriale dhe shtëpiake në Shqipëri”.

Është me rëndësi të theksohet interesi dhe përpjekjet e fabrikës së qumështit Erzeni për këtë projekt. Ata janë të përkushtuar që të kontribuojnë për një mjedis të qëndrueshëm dhe të pastër.

Instalimi i impiantit

Impianti është ndërtuar në Holandë dhe është transportuar në Shqipëri. Gjatë periudhës 22 mars deri më 2 prill të këtij viti, së bashku me stafin e fabrikës së qumështit Erzeni impianti është vendosur në tokë dhe është lidhur me kanalizim, energji elektrike dhe internet. Shiko fotot e mëposhtme.

Vendosja e tankut në tokë dhe startimi i tij.
Foto nga Afmitech Friesland

Marrja e llumit aktiv nga Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura të Durrësit
Foto nga Afmitech Friesland

Gjatë nisjes së operimit, në impiant është inokuluar llum aktiv nga Impianti i Trajtimit të Ujërve të Ndotura (ITUN) Durrës, falë përpjekjeve të SHUKALB dhe bashkëpunimit me menaxhmentin e ITUN Durrës.

 

 

 

 

 

 

 

Me anë të lidhjes me internet, impianti mund të kontrollohet nga Afmitech në Holandë. Ndërsa operimi ditor po kryhet në mënyrë të shkëlqyeshme nga stafi i Erzenit.

Paraqitje skematike e impiantit pilot tek fabrika Erzeni.

Për 3 javë impianti pilot Bever do të operojë në atë mënyrë që llumi aktiv të adaptohet me ujin e ndotur të fabikës së qumështit. Pas kësaj periudhe do të fillojmë me monitorimin e procesit të trajtimit me anë të mostrimit, analizimit dhe llogaritjeve për të vlerësuar parametrat më të rëndësishme të procesit.

Kontakt

Nëse keni pyetje dhe/ose dëshironi të ndani idetë tuaja për temat e diskutuara, ju lutem na kontaktoni.

Ylberinë Baliu:  ylberina.baliu@yes-kosovo.com
Klaas Visscher: klaas@klvisscher.nl