Krijohen 7 Shoqëri të reja Rajonale Ujësjellës Kanalizime në kuadër të Reformës së re në Sektor

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e Shoqërisë Rajonale UK Dibër. Nga e M në të D: Ilmi Hoxha, Kryetar, Bashkia Klos; Rahim Spahiu, Kryetar, Bashkia Dibër; Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë; Agron Malaj, Kryetar, Bashkia Mat dhe Lefter Alla, Kryetar, Bashkia Bulqizë.
Foto nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë

Gjatë muajit korrik 2022, u krijuan 7 Shoqëri të reja Rajonale Ujësjellës Kanalizime duke e çuar në dhjetë (10) numrin total të Shoqërive të reja UK Rajonale në të gjithë Shqipërinë, përfshirë shoqëritë Durrës, Korçë dhe Progradec, të cilat e përfunduan procesin gjatë muajit qershor 2022.

Shtatë shoqëritë e reja janë:

  1. Shoqëria Rajonale UK Kukës, e cila do t’i shërbejë bashkive Kukës, Tropojë dhe Has
  2. Shoqëria Rajonale UK Dibër, e cila do t’i shërbejë bashkive Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos
  3. Shoqëria Rajonale UK Lezhë, e cila do t’i shërbejë bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin
  4. Shoqëria Rajonale UK Fier, e cila do t’i shërbejë bashkive Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër
  5. Shoqëria Rajonale UK Lushnjë, e cila do t’i shërbejë bashkive Lushnjë dhe Divjakë
  6. Shoqëria Rajonale UK Elbasan, e cila do t’i shërbejë bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Belsh dhe Peqin.
  7. Shoqëria Rajonale UK Gjirokastër, e cila do t’i shërbejë bashkive Gjirokastër, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Libohovë, Dropull dhe Memaliaj

Siç parashikohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 302, datë 11 Maj 2022, për krijimin e 15 Shoqërive Rajonale UK në të gjithë Shqipërinë, pritet që në muajt e ardhshëm të krijohen dhe 5 Shoqëri UK Rajonale të tjera, Tiranë, Shkodër, Berat, Vlorë dhe Sarandë.